Mbi 150 arkitektë nga e gjithë bota u mblodhën në Tiranë këtë të premte, për Festivalin e Arkitekturës që zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë. “Bread & Heart” Festival mirëpret arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë.
Në fjalën e mirëseardhjes, kryeministri Edi Rama falënderoi ta pranishmit që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës, për të ndarë eksperiencat, diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe kontribuar për formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.
“Të nderuar arkitektë, të rinj e me përvojë, miq të dashur të Shqipërisë që keni ardhur këtu nga të dyja hemisferat e botës, arkitektura mund të transformojë jo vetëm hapësira, por edhe imagjinatën e një komuniteti, vizionin për të ardhmen dhe vetëbesimin e tij. Ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë këtu, në një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë. Sot nisim së bashku një aventurë të re, për të ndërtuar një hapësirë shpirtërore”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, ky festival e fut Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjioze të Europës, duke krijuar premisat që në disa vjet nga sot, “Bread & Heart” Festival të kthehet në një eveniment prestigjioz global, me arkitekturën në qendër por me një perimetër gjithnjë e më të gjerë disiplinash të përfshira në debat.
Turkmenistani prodhon shume me teper. Por eshte si eshte. Qendra e Tiranes hiq sheshin ka arkitekture katastrofe. Asgje ne vendin e vet.
Edhe rama prodhon me shume gomarlleqe se gjithe qeverite e tjera te Evropes
shiko mor Rrumpalle te fillosh e vendosesh Standartet qe kthejn Normalitetin ne nji vend ,duke filluar qe nga Pensionet,rrogat, te ket 24- pa asnji minut nderprerje te Ujit e Energjis Elektrike ne gjithe Shqiperine ,te vendoset Rregulli i qarkullimit e" parkimit"ne mes te Rrugeve te makinave ,duke bllokuar njeren Korsi ,e cila shkakton Kaos skandaloze ne Qytete , kerkoj Policise te bejn Detyren e mbajn Rregullin rrugeve te qyteteve akoma me shum,sot kur Shqiperia mbushet me Turiste , Kapterrave te Bashkive e Rrugeve ,Autostradave ,qe s'in akoma pas dekadash,te vendosin Sinjalistiken e duhur rrugeve,e cila duhet te jet Unike (Ne Tabela /Parametra/Km ngjyre / nga Saranda ne Mitrovice (nqs ju punon ajo Kaplloqe ) - vendos Standarte ne gjithe Institucionet ,ti besh Funksional vs Ligjit dhe t'i Sherbejne Popullit ,jo t'i perdorin vendet e punes ,postet ,zyrat e shtetit si Prona Personale ku bejn si i do qejfi duke abuzuar me gjithcka me popullin,duke e shtresuar e mos i zgjidhur Asgje -pa e rjepur ! Shiko te funksionoj Drejtesi,SKAPi i Lopcareve te Fisit Llalla ,qe po Qelp surratin e Dreqsise .Vendosni rregulla e disipline Ushtarake ne Spitale .Nderto kudo Shqiperise ne cdo Fshat Ambulanca jo len ato si ne vendet e pazhvilluara ne mjerim. Shiko qe ato Platforma qe hidhni Onlline te jen funksionale jo Dokrra te Stilit Rrumpallizimit te Dokumentacioneve ne Platforma -tra la la si se fundi ajo e Pensioneve o shakaxhiu zhvillimit .Shiko e merru me jetiken ,me Konstruksionin e Shtetit ( Ktij prej Kartoni 34-vjecar) pastaj Konkuro Boten ne Arkitekture apo Shallvaret e tua . Pergjysmo Deputetet dhe futni ne shina Medien e TV. Pastaj fillo konkuro SHBA ne Ushtri e Armatime .
pusho idiot
Te gjitha qe thote jane te sakta, me te drejte shqiptaret kerkojne me shume, kerkojne ti afrohemi botes me disa standarte normale te saj. Nga ana tjeter nuk duroj dot ato bisha te sheqeres qe thone, para ketij cdo gje ishte me mire , se ka nje limit te intelektit qe disa per fat te keq nuk e kane ,dhe per fat te keq nuk jane pake.
Saliu e kishte katandisur vendin si mos me keq kur e mori Rama, po si mos me keq ne te gjitha fushat. Vertet qe Rama punoi e po punon ( edhe vjedh pak se ne fund te fundit shqiptar eshte), por, kohet e fundit po tregon shenja lajthitjeje nga ato qe flet e ben. Ka ardhur koha te hapi krahun por e keqja e madhe eshte se nuk ka tjeter me te sakte ti zere vendin dhe ai e di kete shume mire prandaj edhe se ve shume ujin ne zjarr !
Nuk e kemi hallin tek infrastruktura, por urbanstika.
Urra,urra Do eksportojme arkitekture ne bote
Rame, me gjithë respektin, por po flet në tym. Ne nuk kemi nevojë për të bërë gara në arkitekturë po për urbanistikë të rregullt dhe funksionale, gjë që në Albanistan është utopi. Dhe më kryesorja, ne nuk kemi ende ujë e drita 24 orë, ti mburresh se kush hedh më shumë beton përpjetë. Nuk ke faj, pushteti i zgjatur të zbeh arsyen dhe logjikën.
Rama, po te mendohet me shume ndoshta do ta terhiqte kete fraze.