Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

5 Qershor 2025, 20:30Sociale TEMA
Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë

Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar.

Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke e renditur vendin tonë në vendin e 42-të nga 123 vende të marra në shqyrtim.

Në rajon, Shqipëria rezulton të jetë më e shtrenjta për këtë shërbim. Pas nesh vjen Serbia, ku një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 42.6 euro, duke u renditur në vendin e 54-t. Më tej vjen Mali i Zi me një mesatare prej 40 eurosh, në vendin e 60-të.

Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë çmime më të përballueshme, duke u renditur përkatësisht në vendin e 78-të dhe 91-të.
Ndërkohë, Kosova rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon për një vakt në një restorant të klasit të mesëm, vetëm 20 euro për dy persona.

Edhe pse Shqipëria është më e shtrenjtë krahasuar me fqinjët, kur e vendosim përballë vendeve të njohura të Europës si Spanja, Franca apo Italia, del që jemi më të lirë. Kjo është një pikë shumë pozitive për turizmin shqiptar, pasi ofron një përvojë cilësore me kosto të përballueshme.

Në kreun e listës për çmime më të larta qëndron Islanda, ku një vakt për dy persona mund të shkojë deri në 124 euro. Pas saj vijnë Zvicra dhe Kameruni.

Ndërsa çmimet më të ulëta i gjejmë në Indi (12.24 €), Pakistan (10.88 €) dhe Bangladesh (10.40 €) – vende ku të ushqyerit jashtë është tepër më ekonomik.

8 Komente

  1. E
    E verteta dhemb

    Fataleeeee te hash "vakt" nga duart e suniteve or shiiteve tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit!! Edhe baydava (turkish) te ta falin....kafshat qe s'kaperdihet asht mor birazer.....vakti turk!!!

    Përgjigjjuni
    1. j
      jam grekqiri gabel

      Mos ma vini re, jam grekqir bythqir me patentë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salehu

      Nga nxorre kete studim more idiot, te pishe nje kafe ne Mal te Zi ruju se helmohesh, ne Maqedoni mizerje, ne Kroaci te shesin nje makaron 30 euro, ne Shqiperi e abuzojne jo me ushqimet por me pijet

      Përgjigjjuni
      1. k
        koqovari

        Përshëndetje Juve që merrini me turizëm. Mos ngitni çmimet sepse sot ndoshta fitoni më shume por nesër mbeteni me gishta në gojë. Plaçkitja është s’mundje e pistë prandaj mos vuan nga lakmia se humbisni shumë here me shumë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tigri

          Shumë artikuj në supërmarkete janë më shtrejt se në Irlandë , Itali , Angli , këto vende që kam jetu dhe e di saktë . Ndërsa çmimet e lokaleve janë pak më lirë tek ne por të pakontrolluara dhe në sasi më pak . Pijet janë më lirë por nuk dimë çfarë pimë dhe hamë se nuk ka kontroll.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hallati

            iku ajo kohe kur paguaje dhe ushqimi ishte shume i mire, kenaqeshe. Tani paguan neper restorante por ushqimi e cilesia jane shume keq. Me mire gatiaj vete ne shtepi

            Përgjigjjuni
            1. C
              Celo

              Uau,Po ne shqiptaret sikur jemi popull mikprites, keta Po na nxjerrin plackites.Rritini rritini dhe kurre mo's u ngopshi o te babezitur se varferuat nje popull te Tere me Qeverine e Leshit qe I prine ne balle babezise duke marre per çdo artikull kacafiu 20 % ,Po mo's harroni o te babezitur se gropa aty eshte e hapur per te gjithe askush sdo marre gje me vehte

              Përgjigjjuni
              1. g
                gunnar

                me qen kar te paguash cmimet e dhermiut etj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje