Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje

29 Shtator 2023, 18:12Sociale TEMA
Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje

Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar. 

Rënditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings futi në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501.

Ndërkohë universitet më të mira në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, ???? 2 Universitete të Bosnjës, 1 Maqedonia, asnjë universitet nga Shqipëria.

I dyti, QS Ëorld University Ranking i cili prej pak vitesh ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike ( UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private (Epoka & Bedër).

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:

-Universiteti Bujqesor i 605

-Universiteti Durrësit i   606

-Universiteti i Politeknik i 658

-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës fabrika më e madhe e Diplomave Universitare në Shqipëri është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Rënie në renditje nuk kanë pësuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas renditen më sipër.

Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete.

Këtë situatë e denoncoi Qëndresa Qytetare, e cila vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, te cilat sipas tyre investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie, paguajnë më shumë rojet se projektet shkencore, dhe në dy vitet e fundit kanë pasur probleme thelbësore me reputacionin akademik, politik dhe juridik të titullarëve të tyre.

Sipas Qëndresës Qytetare, universitetet shqiptare duhet t’i nënshtrohen vetingut akademik, administrativ dhe financiar, për t’i pastruar nga korrupsioni, rekrutimet nepotike dhe avancimet e padrejta shkencore, përndryshe vitet e ardhshme nuk do i gjejmë fare në këto rankime ndërkombëtare.

24 Komente

  1. R
    Rampall

    Ta gëzoni dhori sumën e co. Dhorka është më i pasur nga Radoiçiç. Është trafikanti më i madh i diplomave

    1. b
      ben.

      Sipas statistikave te shtetit shqiptar ne 2022 perqindja e nxensve shqiptare qe vazhdonin te mesmen dhe shkollen e larte ishte 53%. Kosova dhe gjithe ballkani perendimor e kishin perqindjen me te ulet 92%. Per ta kuptuar delenxhinjte, ne shqiperi gati gjysma e femijeve jane me 9 vjecare, qe tregon 2 gjera. Gjysma e familjeve shqiptare as e e ruajne as duan tia dine per arsim dhe shkolle. Dhe e dyta ka vetem 2 profesione qe nuk ka nevoje per shkolle, trafikant droge dhe prostitute. Ca te beje Ed Rama me kete popull???? Nuk e thoshte kot banka boterore qe ne shqiperi 60% e popullsise jane analfabete funksionale , nuk kuptojne ate qe lexojne. Dhe cuditerisht kjo perqindje e delenxhinjve te pashkolle kooncidon me % e zgjedhesve te rames.

      1. k
        k

        Njẽ dipllome e turpshme shqiptare është e barabartẽ me shkollẽn fillore nẽ Evropẽ, por ata nuk e dinẽ.

      2. U
        Univerzitet i rremë

        Dështim i madh i shtetit!

        1. J
          John Qelbashi

          Ti quajme kurse me mire se universitete nuk jane. Kursi i Tiranes, kursi "fan Noli" korce. Popull debil. Qeceri harram.

          1. X
            X

            Hahahahahaahahaha. Çfarë domethënë qeceri haram se kam kohë pa evpare Ertogrulin.

            1. P
              Pesimistja

              E saktë. Ndaj dhe reflektohet më pas cilësia dhe zhvillimi që vijnë nga këta kuadro që prodhojnë këta pseudo-institucione. Punoj me të huaj kam 10 vjet. Ju betohem shpesh ndihem në siklet sepse formimi im (shkollor) lë për të dëshiruar kundrejt kolegëve të mi jo shqipëtarë. Dhe kur studioja cilësia në universitete ka qenë shumë herë më mirë se sot.

            2. I
              Illo

              Ne fakt deshtimi ne edukim duket qe tek drejtshkrimi juaj o gezetare. Ne vend te rankimit, shkruani rënkim, se sa per foljen rëndit s’besoj ta keni idenë ç’eshte!

              1. L
                Latif Dreqi

                Ky eshte vetem fillimi...ka pedagoge me mesatare 6 apo 7...dhe kane marre tituj e grada..Shikoni Politeknikun..e kane kapur prej fyti, duke vjedhur cdo gje.

                1. K
                  Koli

                  Po te shikosh "filoqylin" behesh per reanimacion....

                  1. G
                    Gaqiu

                    Latif e ke fjalen per ata qe ka punesu Jorgaq Gaqi Kacani apo Andrea Sumce Malikari???

                    1. L
                      Latif Dreqi

                      Nje mut jane te dy. S'po te them me teper sepse e njohke mire situaten.

                  2. M
                    Moni

                    Ashtu sic eshte katandis universiteti me batakcinj dhe trushkulur mone vend te profesoreve... shyqyr qe qenkemi te paret nga fundi...

                    1. D
                      Drini

                      Ta mbyllin, nxjerr vetem plehra qe edhe emrin e vet e shkruajne me gabime.

                      1. M
                        Maloku

                        KY universitet nxorri tipa si safet gjici sexologu

                        1. S
                          Sadri

                          Universiteti i Tiranes mbahet ende nga emri qe ilane te paret. Prit dhe nja 5-6 vjet se te dalin ne pension edhe profesoretmbi 60 vjec dhe pastaj do te kaloje ne Shkolle e Larte Kunder Analfabetizmit, ku profesoret e partise, analfabet me tituj do te jene mesimdhenes. Universiteti ka rene nen nivelin e shkolles se mesme prandaj dhe te rinjte e braktien ate. Profesorati paguhet 2 here me shume se nje mesues ne nje kohe qe mesuesi punon 2 here me shume. Universiteti paguan kerkues per shkene dhe prodhon analfabetizem shkencor, me fal pseudoshkence. Ne vend te kerkimit mbizotron fallsifikimi shkencor dhe plagjiatura.

                          1. A
                            A

                            2013, i gjati: Jo vetëm do bëjmë reformën arsimore por do kërkojmë me doemos që të filloi renditia e unversiteteve pasi jemi “ ku thërret qameti” . Reforma u bë…dolëm të fundit!

                            1. D
                              DP

                              Çfare jane keto palaçolleqe. Me çfare zeri eshte bere klasifikimi. Me kuadrin akademik UT rankohet ne nivel global rreth 3200 nga 1500 uniersitete, ai i Durresit diku tek 6000 etj. Shkeuani ne google University of... rank, dhe shihemi. Ai klasifikim pergojues lidhet me soecifika, jo me koeficientet akademike. Te godasesh UT eshte keq, shume keq

                              1. 1
                                1

                                Universiteti do nje reforme te thelle,duke filluar nga stafi pedagogjik Fillimisht kontrolloni ata qe nga 9 vjecarja jane hedhur ne universitet pa kaluar ne shkollen e mesme.A ka te tille?3 i di une ne Vlore.Pastaj te qethen ata qe te mesmen e kane mbaruar me 5 dhe 6 dhe ne universitet kane dale me 10.KURE,KURE nuk ka mundesi te ndodhi.Se treti hiqni titujt qe jane mare me plagjiature sepse zem vendin e par ne bote ne frym popullsie qe kemi PHD,Ne fund do shikoni qe universitetet do mbeten pa pedagog.Merni pedagog nga jashte.Ndryshe po vazhduat qe rektorin ta caktoj Shullazi universiteti nuk do krahasohet as me shkoll te mesme te perendimit

                                1. U
                                  Universitet

                                  Pse ka akoma kaqola qe vazhdojne studimet ne qenefet e shqiperise. Ikni more, mos harxhoni kohe, para e mundim. Dilni jashte, beni edhe pune edhe studioni. Me kot i lartepermenduri i ka quajtur kurse. As kurse nuk jane.

                                  1. O
                                    OLSI

                                    Pse ka universitet , mbas 90 ne shqiperi, vetem naivet dhe debilat besojne qe ne kemi universitet ne shqiperi. Po universitete kemi, si godina, por nga 90 e lart kemi universitete per debila, dhe debile , kjo po eshte mese e vertete. Jam i sigurt qe dhe burkina faso, e somalia na lene targen, se prinderit ne shqiperi paguajne miliona qe djali apo vajza te kete diplome universiteti, qe te dalin dhe te mburren para te tjereve, qe debili ose debilja e tyre ka diplome universiteti, dhe debili ose debilja e radhes, zene vende pune qe te mesojne debilat dhe debilet e radhes, dhe keshtu vazhdon cikli perpara, deri sa te na quajne populli me debil ne bote, pervecse shteti me i varfer ne bote, qe jemi , te fundit ne evrope dhe ne bote, ne cdo fushe , qe na thote gjithe bota qe shqiperia eshte si vendet e botes se trete, do na vene dhe epitetin republika e bananeve dhe debilave . Emrin e bananeve na e kane vene me kohe, tani do na vene plus republika e debilave she debileve.

                                    1. I
                                      Injorance

                                      Brumi është bërë qull, dhe jo vetëm qull, por qull që nuk e ha as qeni. Ndërtoni stane për dhen e dhi, stalla për gomere e mushka Kjo gjendje ka vite e tillë Revolucioni duhet të nisë nga mesuesit, pedagoget deri ne cdk skute te ministrise se Arsimit por edhe te tjerave dhe deri ne kryeministri.

                                      1. P
                                        Prefesore Linta Menhiku

                                        Botë e quditçme!

                                        1. G
                                          Gaqiu

                                          Ke UT rekordin e ka Dhori Kulua qe merr 25.000 Evro per tu ber petagog. Tek Politekniku paret i merr Mon Kuksleshi i Andreas: Akill Fundorja

                                          Lini një Përgjigje