
Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij.
Ai jeton në Amerikë, ku ushtron edhe profesionin e tij si epidemiolog. I pyetur se pse mori vendimin që të bëhej baba në një moshë kaq të vonshme, Skënder Murtezani u shpreh se në martesën e parë nuk patën fëmijë sepse ish-bashkëshortja e tij nuk dëshironte. Ajo ishte e kënaqur me jetën që bënte dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse u ndanë. Epidemiologu shprehet se ka një respekt të madh për të, por ai duhet të vazhdonte jetën që dëshironte, të krijonte një familje me fëmijë.
Epidemiologu tregon se pasi u nda, u njoh me Linditën nga Korça, të cilët u martua dhe kanë sjellë në jetë një djalë i quajtur Bersantin.
“Linda kishte një lindje të vështirë, por të vlefshme për të dy ne, jemi lidhur shumë me Bersantin dhe është shumë i veçantë. Ndoshta kam bërë të mira në këtë jetë, që Zoti ma solli në jetë fëmijë të tillë dhe i uroj shumë shëndet. Të gjitha sukseset që kam pasur qoftë në sport kur isha i ri, pastaj më vonë me profesionin, me masterin që mora, isha entuziast por 50% u plotësova, por lindja e djalit plotësoi dhe 50% tjetër, që ishte një gjë shumë e madhe. Inkurajoj të gjithë që të mos e mendojnë dy herë njerëzit të lindin fëmijë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse është i shqetësuar se çfarë do ndodhë me fëmijën pas 10-20 vitesh kur ai të moshohet, doktori shprehet se çdo fëmijë e ka fatin e vetë dhe nuk duhet nisur me këtë ide. Madje ai është tepër aktiv me sportin dhe përpiqet të kujdeset mirë për veten e tij që të jetë në gjendje të merret me të birin dhe të jetë në formë.
Zoti ju ndimofte te gjithve si Familie te plote me Djalin ..
Zoti ju ndimofte te gjithve si Familie te plote me Djalin ..
Zoti ju ndimofte te gjithve si Familie te plote me Djalin ..
Shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur fëmijës dhe prindëve të mrekullueshëm!