Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë praktikantë të riteve të saj

6 Tetor 2023, 11:37Sociale TEMA

Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë

Nga Eduard Zaloshnja

Shqiptarët e rritur vetëdeklarohen masivisht si besimtarë të njërës apo tjetrës fe, por shumë pak prej tyre janë praktikantë të rregullt të riteve të fesë që vetëdeklarojnë se i përkasin…

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë ishte plus/minus 2.9% (për besimet e tjera marzhi ishte shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë

Siç shihet nga Tabela 1, i bie që rreth 96% e shqiptarëve të rritur pretendonin se besonin në një nga fetë në Shqipëri. Po sa të devotshëm ishin ata ndaj besimit të tyre fetar?

Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjiet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndiqnin ose pothuaj nuk ndqnin fare shërbime/ceremoni fetare. Vetëm 250 mijë i bie afërsisht që t’i ndiqnin rregullisht ato çdo javë, nga rreth 2.1 milion banorë të rritur që kishte afërsisht vjet Shqipëria…

Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë

5 Komente

  1. L
    Liu

    Po te Censusi nuk kishte pyetje per verifikimin e praktikimit real te riteve fetare...skishte pyetje a shkon realisht ne kishe a xhami apo jo... PSE KSHU?!?!? Shume erë e keqe i vjen ketij muhabeti ...dita-ditës ... Ja dha ndryshe Himarën piktori Micotaqisit me sa duket...llafet ishin sa per show

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulashi

      Shkon apo nuk shkon myslymani ne xhami ,,,ai myslyman ka qen ,esht ,e do te jet ,,,,,keshtu dhe per besimet e tjera ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Shumë e drejtë. Tgjith besojm n’zot por nuk mund të thuash jam myslyman kur nuk ndjek kuran. Pse duhet të gënjesh

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Edhe une besoj,madje i lutem zotit,krishtit e shen Marise tre here ne dite.Por,ne kishte nuk shkoj.Prifti apo Hoxha Jane njesoj si une,Mbase me keq.Si mund ti drejtohem une nje mekatari te fale mekatet e mija?Ja,merr Janullatosin.Perzjerja e tij ne politike,mbeshtetja e tij nga politika eshte mekati me i madh qe mund te behet A mund ti besoj une ketij njeriut?Jo,kurre,keshtu une fyej zotin,krishtin dhe shen Marine,keshtu fyej te gjithe shenjtoret.Kur te bindem qe kisha ,si vend i shenjte ,eshte pastruar nga keta mekatare,atehere mund te shkoj.Ritet?i bej ne shtepine time ,familja eshte e shenjte

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reality

            Besoj ne Zot perderisa kur jam ne moment te veshtire them; "O Zot", por nuk kam lidhje direkte me asnje lloj feje. Adhuroj parrullen e rilindasve tane: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje