“Asllani plus 10 milionë euro”, klubi i Serisë A refuzon ofertën e parë të Interit për futbollistin

28 Tetor 2024, 19:22Sport TEMA
“Asllani plus 10 milionë euro”, klubi i Serisë A refuzon

Shtohen zërat në Itali për mundësinë ë largimit të Kristjan Asllanit nga skuadra e Interit që në merkaton e janarit edhe pse pak muaj më parë rinovoi kontratën. Zikaltrit po projektojnë një rinim të ekipit të tyre dhe kërkojnë elementë në moshë të re për të zëvendësuar disa prej “veteranëve” në radhët e klubit.

Duket se për të arritur objektivat e merkatos, si zakonisht Marata mendon të ulë shpenzimet dhe për këtë arsye, do të përdorë Asllanin mes emrave të propozuar si “mall shkëmbimi”. Mediat italiane raportojnë se që tani futbollisti shqiptar është propozuar si pjesë e një “pakete” për të siguruar firmën e Samuele Riçit nga Torino.

Zikaltrit i kanë ofruar Torinos kartonin e Asllanit plus 10 milionë euro. Por ata kanë marrë një refuzim si përgjigje, pasi klubi torinez nuk është i interesuar për paketa që përfshijnë kartonin e futbollistëve. Ata kërkojnë vetëm para për Riçin, i cili është kthyer në një nga mesfushorët më të ndjekur në futbollin europian falë paraqitjeve të tij, i monitoruar edhe nga klubet e mëdha jashtë Italisë.

3 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Nuk e kuptoj pse e luajne si mesfushor difensiv, kur nuk di te mbroje dhe eshte i dobet ne duele. Pika e tij e forte eshte ne fazen ofensive, keshtu qe te ece perpara i duhet te filloje te luaje si qendermesfushor ose edhe mesfushor i avancuar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pele

      Po nuk duan

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifoz

        Po shtoni ne oferte 2 pako makarona dhe 2 shishe vaj, mbase binden ta marrin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje