
Mbrojtësi i talentuar Marcelino Preka do të jetë afrimi më i ri i skuadrës së Partizanit.
Burime për gazetarin e Gazetës TemA, Fatjon Baze, kanë bërë me dije se marrëveshja është kryer gjatë orëve të vona të mesnatës së djeshme mes dy presidentëve të klubeve Gaz Demit dhe të Bylist Besnik Kapllanaj.
Ka qenë një darkë e organizuar në jug në vendit në Drimadhë mes dy presidentëve Gaz Demi dhe Besnik Kapllanaj të cilët kanë konkretizuar marrëveshjen që mbrojtësi Marcelino Preka të transferohet tek Partizani.
Marcelino Preka konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të mirë dhe me një të ardhme të madhe, i cili është pjesë edhe e përfqësueses së moshave kuqezi.
Ne afrimin e Prekës Partizanin blindon repartin e mbrojtjes pas largimit të Belicës.
Kujtojme qe ne dy javet e para te ketij sezoni Partizani ka bere nje performance fantastike duke arritur dy fitore dhe kryesuar i vetem kampionatin.(TemA)
Lini një Përgjigje