Legjenda e shahut zbulon manipulimin e Realit: Më detyruan të them se Ronaldo është më i miri!

30 Gusht 2022, 17:10Sport TEMA

Legjenda e shahut zbulon manipulimin e Realit: Më detyruan të them se

Debati se cili është më i miri mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vijon të mbetet një temë që ndez shumë diskutime në opinionin sportiv në mbarë botën. Në këtë mes është përfshirë edhe një legjendë e sportit të shahut si Magnus Carlsen i cili së fundmi ka zbuluar edhe një manipulim të Real Madrid.

Si një fans i madrilenëve, norvegjezi shkonte shpesh në Bernabeu ndërsa në një intervistë tregon se spanjollët e kanë imponuar të thotë emrin e portugezit si lojtarin më të mirë në botë. 

“Unë e kam pëlqyer gjithnjë Ronaldon, por gjithnjë kam menduar se Messi është më i mirë. 

Kam shkuar në shumë ndeshje të Real Madrid dhe në klub kanë qenë shumë të sjellshëm me mua, por e vetmja gjë e cila nuk më pëlqeu është se ne zhvilluam një intervistë në të cilën më pyetën për lojtarin e preferuar në Madrid.

Përmenda emrin e Iscos dhe ata më pas më kërkuan ta xhironim sërish atë pjesë. Më kërkuan të përmendja emrin e Ronaldos, për ata mesa duket ishte diçka e rëndësishme por mua nuk më interesonte shumë”, u shpreh Carlsen në kanalin e Youtube të Lex Fridman.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Suksesi Ronaldos ka ardhur si rezultat i nje pune sistematike te pandalshme per vite te tera. Mesi eshte nje talent i lindur. Nuk ka krahasim midis ketyre dy individeve. Mesi eshte dhe do mbetet lojtari me i mire ne bote.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje