Elbasani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Teutës, në duelin e javës së 32-të në Superiore.
Skuadra durrsake kaloi në avantazh në minutën e 23-të, pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Arifi.
Në startin e pjesës së dytë, Elbasani gjeti barazimin, me një tjetër penallti, të shënuar nga Diallo.
Ky i fundit kishte mundësinë për të përmbysur rezultatin, por gaboi nga penalltia në dy raste në fund. Selmani ndali tentativën e parë, por penalltia u përsërit pasi Zhongo kishte hyrë në zonë.
Portieri i Teutës bëri heroin, duke ndalur sërish penalltinëm të gjuajtur nga Diallo. Megjithatë, Teuta nuk ia doli të ruajë dot barazimin. Në minutat shtesë, Elbasani gjeti golin e përmbysjes me Gomes.
Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e dytë me 59 pikë, 1 më pak se Vllaznia kryesuese. Teuta mban vendin e gjastë me 38 pikë.
Nuk prodhoi fitues ndeshja tjetër mes Dinamos dhe Tiranës, që u mbyll në barazim 1-1. Një derbi i luftuar deri në fund, por që nuk prodhoi fitues.
Tirana kaloi në avantazh me Myslovic në minutën e 54-t, por vetëm 4 minuta më vonë, Dinamo riktheu baraspeshën me Malomon.
Me këtë barazim, Dinamo mban vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Tirana renditet e teta me 32 pikë.
Kategoria dye lushnja tra njer do jete ansi agolli laberia tranjer do jete ledjo pano vllazniab taranjer do jete arjan beqja luzi tranjer bledi nabllni permeti tranjer tranjer do jete neptu bajko osumi shkodra tramjer do jetw suleman mema internacjonal tiranatranjer do jete jamir hyka spartaku tranjer do jete drita n ballhysa
Play of ne superiore tirana flamutarii ballshi tirana pogradeci flammutari iliria mund te luhete vora besa ballshi kastrioti ne kategori fute beslidhja orikumi besa apollonia korabi kukesi gjirokastra pogradeci shijaku butriti terbuni maliqi sopoti partizanbi ballshib veleciku