Kombëtarja dhe miqësoret e muajit qershor, ja emrat e kundërshtarëve të kuqezinjve, nuk janë Italia dhe Kosova

17 Prill 2026, 18:39Sport TEMA
Kombëtarja dhe miqësoret e muajit qershor, ja emrat e

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Teksa presim të mësojmë se me cilin trajner do të jetë për këto dy ndeshje, janë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të kuqezinjve në këto dy ndeshje.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në bashkëbisedim për gazetarët foli për këtë çështje duke përmendur disa emra dhe mes rivalëve të mundshëm.

‘Miqësoret e qershorit? E para është me Luksemburgun në Tiranë, por nuk e kemi firmosur ende marrëveshjen me të. Pastaj jemi në diskutime me shumë ekipe për ndeshjen tjetër po në Tiranë. Mund të jetë Kili, Danimarka dhe ndonjë skuadër tjetër" -tha Duka.

Duka më pas pohoi se nuk do të ketë asnjë ndeshje miqësore as me Italinë e as me Kosovën.

‘Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Këto janë ata që po diskutojmë. Nuk kemi biseduar për një miqësore me Kosovën’-pohoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

 

2 Komente

  1. e
    epo

    Duka duhet te vendose se cfare do beje me trainierin.Nqs vendos te marre trainier te ri atehere eshte mire qe ndeshjet e qershorit ti drejtoje trainieri i ri qe te njihet me lojtaret.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Te shporret Duka i krimit nga drejtimi futbollit shqiptar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje