Barcelona dështoi të kualifikohej në gjysmëfinale, duke i dhënë fund rrugëtimit europian që në çerekfinale, pasi u eleminuan nga Atletico.
Edhe pse ndeshja e dytë në "Wanda Metropolitano" përfundoi në favorin e tyre me rezultatin 2-1, nuk mjaftoi që Blaugranat të përmbysnin atë humbje në shtëpi, duke zgjatur periudhën pa e fituar këtë trofe në 11 vite.
Vendimet e arbitrit Clement Turpin në aktin e dytë janë kontestuar sërish nga ana e klubit, që i faturuan gabimet e kryesorit UEFA-s përmes një ankese zyrtare.
Një javë më parë, klubi spanjoll kërkoi llogari ndaj këtij organi, duke paraqitur dhe faktet që parashtronin akuzën, por morën një përgjigje të ftohtë e cila u hodh menjëherë poshtë duke u cilësuar si e "papranueshme".
"Barcelona kërkon shpjegime lidhur me performancën e arbitrimit në Champions League në ndeshjen e fundit çerekfinale përballë Atleticos.
Klubi nënvizon se, përgjatë dy ndeshjeve, një sërë vendimesh të arbitrave që janë marrë nuk përputhen me Rregullat e Lojës e kjo vjen si pasojë e një zbatimi tejet të gabuar të rregulloreve si dhe mungesën e ndërhyrjes nga sistemi VAR në incidente me një rëndësi të lartë.
Sipas Barcelonës, akumulimi i këtyre gabimeve ka patur një ndikim të menjëhershëm në rrjedhën e këtyre ndeshjeve dhe konkluzionet përfundimtarte, duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme sportive dhe financiare.
Duke paraqitur këtë ankesë, klubi përsërit kërkesat e paraqitura më parë drejt UEFA-s dhe është e gatshme të ofrojë një bashkëpunim me organizatën për të përmirësuar sistemin e arbitrimit për një zbatim më rigoroz, të drejtë dhe transparent të Rregullave të Lojës”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.
Qe gjate gjykimeve ka gabime eshte e qarte.Ne mase dermuese vendimet jane perceptime momenti.Edhe konsultimet me teknologjine jane ne disa raste te diskutueshme.Interpretimi eshte njerezor.Barcelona edhe Reali (i eliminuar te merkuren) kane pretendime per gjykimet.Po kur gjyqtaret kane dhene verdikte ne favor te tyre pse nuk ankohen?A u ankuan keto klube kur gjyqtari anglez nuk akordoj penaltin hapur kunder tyre ne kampionatin europian?Gjykimet kane nevoj per permiresime por,prefeksion nuk ka.
Kur gabimet jane gjithmone ne te njetin drejtim dhe UEFA nuk e pranon te kete gabim ku eshte korrupsion dhe shkakton dem. Uroj qe Barcelona ti shkoje deri ne fund kesaj radhe. Me Interin vitin e kaluar dhe Atletikon te dy ndeshjet nuk jane rastesi dhe me e keqja eshte qe nuk pranohen gabimet por refuzohen. Me Real Madrid qendron ndyshe, albitri u tregua shume i bute dhe ne favor te tyre ne shume raste dhe ata e quajne per detyre qe ti perkedheli pa limit. Kul albitri zbaton masen e rregullit ata nuk jane dakort sepse e quajne per detyre te ruaje ata nga cdo arrogane e tyre.
Hahaha me realin ndryshe. O kan favorizue albitrat barcelonen o nuk kan favorizue ekip. Katastrof ne futboll kartoni i kuq i kamavinges, , pa episode te tjera, kurse te barcelona lojtari i fundit gjithmon ndeshkohet me te kuq, por edhe ky karton duhej evituar ne nje ndeshje te tiill. Futbolli po vendoset nga albitrat
Pyesni Bajernin qe u eleminua na Real Madrid me tre gola te parregullt qe ishte shkaku qe u venndos VAR.