Juventusi provon të firmosë me lojtarin e Sitit, një emër i madh për të rritur ekipin

18 Prill 2026, 19:45Sport TEMA
Juventusi provon të firmosë me lojtarin e Sitit, një emër i

Bernardo Silva do të jetë lojtar i lirë në fund të këtoj sezoni, teksa ka vendosur të largohet nga Mançester Siti. Lojtari portugez shihet si profili ideal për drejtuesit e Juventusit. Këta të fundit e shohin 32-vjeçarin si njeriun e duhur për të rritur nivelin e Jëlldizit, por edhe të skuadrës italiane.

Klubi italian ka planifikuar një kontratë 3-vjeçare për Bernardo Silvën, i cili do të përfitojë 7 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë në garë për shërbimet e tij janë edhe Barcelona e Benfika, teksa nuk mungojnë as ofertat e majme financiare nga Arabia dhe nga Amerika.

1 Komente

  1. A
    Ares Zhupa

    Juventusi s mund ta marre kurre Bernardo Silven.Te gjithe e dime se know s do te ndodh sepse Bernardo Siva do vi te milani.Une jam me milanin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje