Erzeni vijon të befasojë, mposht në "Elbasan Arena" Partizanin

11 Shtator 2022, 19:47Sport TEMA

Erzeni vijon të befasojë, mposht në "Elbasan Arena"

Vazhdon marshimi mbresëlënës i Erzenit në kthimin pas 19 vitesh në Superiore.

Skuadra shijakase sot ka mundur me shifrat 1-0 Partizanin i cili i kishte bërë start perfekt sezonit, duke u pozicionuar vetëm 1 pikë larg kryesuesve të kampionatit.

Një gol i shpejtë me Nonato në tentativën e parë drejt portës i dha avantazhin shijakasve të cilët më pas ditën të mbronin me shumë rregull për të evituar sulmet e të kuqve.

Partizani krijoi raste, por nuk i shfrytëzoi, sidomos në pjesën e dytë, duke pësuar kështu humbjen e parë të këtij sezoni e duke marrë një goditje për moralin.

Lini një Përgjigje