Grumbullimi me kombëtaren në rrezik? Mediat italiane zbulojnë situatën e Ismajlit

12 Mars 2024, 20:01Sport TEMA
Grumbullimi me kombëtaren në rrezik? Mediat italiane zbulojnë

Ardian Ismajli është padyshim një shtyllë kyçe për Kombëtaren shqiptare dhe tajnerin Silvinjo. Mbrojtësi “kuqezi” ishte një ndër lojtarët me kontributin më të madh gjatë kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Pavarësisht kësaj, grumbullimi i tij me Kombëtaren për këto ndeshje miqësore mund të jetë në rrezik. Kjo jo për shkak të formës jo të mirë apo së trajneri nuk ka më besim tek ai, por nga një lëndim që pësoi fundjavën e kaluar duke luajtur me Empolin.


Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tendosje të muskulit në kofshën e majtë në duelin e fundit ndaj Milanit, çka mund ta lërë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Klubi ka frikë që dëmtimi mund të përkeqësohet, prandaj nuk do ta aktivizojë në ndeshjen e radhës që do të kenë kundër Bolonjës, në mënyrë që të mund ta kenë gati pas përfundimit të pushimit së kombëtareve.

Lajm vërtet i hidhur për Kombëtaren shqiptare, sepse akoma nuk dihet nëse Ismajli do të rikuperohet 100% për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe të japë kontributin e tij në duelet e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Ndërsa Silvinjo nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi lista me emrat përfundimtarë për grumbullimin pritet të publikohet të premten.

1 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Ky po qe eshte lajm i keq per kombetaren. Mungesa e mbrojtesave do jete problem ne Europian dhe jo e sulmuesve. Me ate grup qe i ka rene Shqiperise 90% te lojes do luaje ne mbrojtje , keshtu qe mos u merakosni po mungoi Broja e Uzuni se sdo kene shans te prekn top ata , po mbrojtesit do jete problem po munguan se do shqepemi me gola.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje