Haaland përfshihet në “syrin e ciklonit” në Angli, kjo foto në makinë e fut në telashe

28 Mars 2023, 12:11Sport TEMA

Haaland përfshihet në “syrin e ciklonit” në Angli,

Erling Haaland është sërish në qendër të vëmendjes. Megjithatë, këtë herë nuk po flasim për bëmat e tij në fushë apo golat e shumtë, por për një foto që po e fut në telashe. Sulmuesi norvegjez në fakt u përjetësua duke përdorur celularin e tij gjatë vozitjes, me imazhin që u bë “viral” në rrjetet sociale.

Momenti në fjalë daton më 15 mars, një ditë pasi shënoi pesë gola në fitoren 7-0 të Manchester City ndaj Leipzig, në Ligën e Kampionëve. Haaland mund të shihet qartë në foto teksa vozit ‘Rolls-Royce’-in e tij prej 300.000 £, duke përdorur telefonin.

Në Angli, një shkelje e tillë dënohet me 200 £ gjobë dhe 6 pikë të hequra nga patenta. Megjithatë, më shumë se gjoba, kjo foto rëndon mbi famën e lojtarit, me përdorues të shumtë që janë shfrenuar në internet duke e kritikuar dhe sulmuar për gjestin e tij.

Sipas raportimeve nga “The Sun”, Manchester City ka kontaktuar vetë Haaland dhe agjentin e tij për të lëshuar një koment zyrtar mbi këtë çështje.

3 Komente

  1. P
    Pasuria e gjuhes

    Bastardimi tani eshte perhapur dhe tek gjuha: Kur shoferi ve ne levizje makinen,ne shqip thuhet ,qe ai po NGET,apo DREJTON makinen dhe jo vozit,qe perdoret kur drejton nje mjet ne uje. Ne Kosove kjo fjale Vozit perdoret per te gjitha mjetet.

    1. J
      Juli

      Vari lesht me këto njerëz pa pikë kulture dhe emancipimi. Cohu Dullë nga varri ,mësoi këta NALLBANË

    2. -
      -

      s'e shikoj dot me sy kte surat futbollisti me duket si fantazem e se keqes

      Lini një Përgjigje