Ja ndeshja e parë e Superiores që do ndjek trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho

11 Janar 2023, 22:19Sport TEMA

Ja ndeshja e parë e Superiores që do ndjek trajneri i ri i

Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho u prezantua si trajneri i ri i Shqipërisë dy ditë më parë. 

Braziliani nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur nga puna për të pikasur elementët e rinj që mund të jenë pjesë e kuqezinjve.

Sylvinho do jetë në tribunë për ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, programuar për të premte në 16:00 në kompleksin "Partizani".

Mësohet se drejtuesit e FSHF i kanë kërkuar Partizanit disa vende të rezervuara në stadium, kjo për stafin e ri të ekipit kombëtar.

Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij që do zhvendosen në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje