Kombëtarja kuqezi humbi dje 1-0 me Poloninë në Varshavë, me tanët që e nisën fushatën e Europianit 2024 jo mirë. Paçka humbjes me një gol, të besuarit e Sylvinhos krijuan disa raste dhe patën mundësi të mira për të shënuar.
Tanimë e gjithë vëmendja e Kombëtares dhe tifozëve do përqëndrohet në muajin qershor, kur do luhen dy ndeshjet e radhës në grupin E. Në "Air Albania" në 17 qershor kuqezinjtë presin Moldavinë, teksa tre ditë më pas në 20 qershor luajmë në transfertë me Ishujt Faroe.
Duket se gjashtë pikët janë një detyrim për kuqezinjtë, që kanë kundërshtar direkt për një vend në finalet e Europianit Poloninë dhe Çekinë. Kujtojmë se grupi E kryesohet nga Çekia me katër pikë, Polonia vjen e dyta me tre, teksa Moldavia ka dy pikë. Ishujt Faroe kanë një pikë, ndërsa në fund Shqipëria me zero pikë. Kuqezinjtë tanë dhe Ishujt Faroe kanë zhvilluar një duel, teksa tre skuadrat e tjera kanë luajtur dy.
jo gjashte pike po vetem karin do marrin sa te jete Armand Duka
Merre ti karin bashke me Armando Duken se Shqiperia do i marri ato 6 pike te sigurta.
Vendin e katert e kemi te sigurte..... Dhe duhet te rrine larg nga preshi..... qe te mos fluturojne...
Mos te kualifikohemi edhe kesaj radhe qe na ka rene nje grup i mire , aha pirdh ne te , ne te ardhmen nuk do kemi me kete fat , do na bien skuadra si anglia franca gjermania italia, etj etj, atehere ta harrojme te kapim ndonje evropian apo boteror, po dolem prap te tretet edhe me kete grup , me mire merr nje trajner shqiptar dhe lojtare nga superioria dhe e dime qe vendin e 4 ose te 5 e kemi te sigurte.