Rama nderon sportistët elitarë, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar Shqipërinë në sporte të ndryshme

28 Mars 2023, 13:20Sport TEMA

Rama nderon sportistët elitarë, kampionë bote dhe Europe, që

Shtatë sportistë të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në disiplina si peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, u nderuan sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen e Yllit të Madh të mirënjohjes Publike si shprehje e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre në sport.

Kryeministri Rama i mikpriti sportistët në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, ku iu dorëzoi atyre medaljet e mirënjohjes, respektivisht “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Kryeministri tha se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se  në vijim, do të shtohet edhe një  mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.

"E këtu me këtë rast dua të shtoj po ashtu se ne jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Janë dy binarë në të cilët ne do të vazhdojmë të çojmë përpara sportin duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por edhe të atyre që kanë potencialin për tu kthyer në kampionë.

Kemi parë bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik vlerësimin për të cilin nuk ka nevojë ta bëj siç bëra për të tjerët sepse pastaj do duhej të mbaja një fjalim më vete, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, një politike financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e  parë europian përsa i përket mbështetjes financiare. 

Pa diskutim jemi të parët në rajon, pa diskutim jemi të parët në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar një mbështetje për periudha stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk, për t’ju dhënë mundësinë që të stërviten në kushte optimale bashkë me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme në ato parametra siç ishte rasti dhe siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje në mijëra metra mbi nivelin e detit dhe kështu me radhë", tha Rama.

2 Komente

  1. G
    Gjithe kompetencat i ka "gjikandi"

    Ja hoqi llamarinat presidentit "gjikandi". Mbase i pret dhe rrogen, qe te jemi rehat...

    1. K
      Kalec Dega

      Elitaret e Rames Global…. Lol - O ban shaka Mero ose Mero ka pjerdhur qysh nuk shkruan per Zerin e Popullit…lol

    Lini një Përgjigje