“Kush është te VAR-i?”! Gazetari zbulon se çfarë pyeti Ilir Daja te stafi pas penalltisë së dytë: E ndaloi djali nga përleshja me arbitrin

5 Maj 2025, 10:34Sport TEMA
“Kush është te VAR-i?”! Gazetari zbulon se

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund.

Në emisionin “Max Sport”, është diskutuar në lidhje me këtë temë. Gazetari Fatjon Baze ka treguar edhe një prapaskenë me vazhdimin e ndeshjes. 

“Në fund të ndeshjes kishte një debat nga Ilir Daja me gjyqtarët e ndeshjes, tentoi të përleshej verbalisht me ta. U ndal nga djali i tij që është edhe zëvendës trajneri i Dinamos.

Kur shkoi në dhomat e zhveshjes duartrokiti me ironi tifozët e Vllaznisë. Daja ka konstatuar ose ishte i pakënaqur me arbitrimin.

Gjatë momentin kur gjyqtari kryesor dha penallti, në penalltinë e dytë, Daja pyeti menjëherë se kush ishte në VAR. Për mua ishin vendimet e sakta të arbitrit”, tha Fatjon Baze. 

 

1 Komente

  1. V
    Var-ja

    Une nuk e shoh futbollin e kampionatit shqiptar,ka kohë,që kur stadiumet i zbrazën shumica.Dikur nuk gjeje vend ne stadium dhe ishin te domosdoshem stadiume te reja me kapacitet me te madh,por kur ato filluan te ndertohen ,nuk i frekuenton kush. E pra,ka nje arsye qe ndodh kjo dhe arsyen e vertete shumica e dine ,prandaj i kane braktisur stadiumet,sepse ne krye te fshf jane njerez qe bejne pislliqe e merren me pazare dhe jo se si duhet zhvillu futbolli. Qe nga formulat qe zgjedhin ,tregohet ashiqare se sa keq funkionon kjo federate,qe e ka prishur futbollin. E zgjata per te dale tek ndeshja,sepse ndoshta është nga të paktat ndeshje qe kam parë dhe më rezulton gjithçka çfar thotë trajneri Ilir Daja dhe ai nuk genjen në atë cka thotë,se ështê njeri serioz e me integritet,si nga te paktet ne futbollin shqiptar,plus mjaft i respektueshëm nga spordashësit dhe ndeshjen e pashe vet,ska nevoje te ma thote kush se cfar ndodhi,ku ‘kopeja’ e pseudospecialisteve analistike te futbollit,mundohen ta paraqesin normale. Aq tê trasha e te thella jane gjerat ne federate,sa gazetaret analiste te ndeshjes tek tvsh,( që po shihja mbas ndeshjes),kur ishte fjala per kroniken e ndeshjes se momenteve te penalltive,ishin te friksuar e te frustruar ne reagmet e tyre,sidomos per penalltine qe nuk iu dha Dinamos,ku analisti qe cfaq rastet e albitrimit te albitrit,pa pik turpi tha ,se mbrojtesi e preku me kok ne fillim ( pra e pranonte se i kishte rene edhe ne dore,por qe nuk ishte per te penallti,se nuk e kishte prek perpara kokes),kur e verteta eshte se mbrojtesi as nuk e ka prek fare me koke,mo po fare ( kam perdorur te gjitha teknikat per ta pare ate,por jo,nuk e ka prekur) dhe me e keqja eshte se është VAR-i ai që nuk ndërhyn per nje gje flagrante,te dukshme. Por e keqja është se dhe ata qe u prononcuan edhe pse me frike ,thanë,jo ,nuk e paska prekur,se mua mu duk sikur e kishte prekur ndërhyri ai ‘kodoshi’ qe intimidoi panelin.Hahahaaaaa..,sa qesharake! Prandaj Daja ka te drejte,se predispozicioni i grupit te albitrimit,qe nga ai kryesori e deri tek VAR,nuk kishin të njëjtin standart si ndaj Vllaznisë edhe ndaj Dinamos ,ku rastet ‘pikante’ i vejne ‘vulën’ padrejtësisë dhe të drejtën Dajës tē reagonte sic reagoi,se edhe une po te isha trajner ,keshtu do reagoja. Bravo Daja! Je trajner i madh,por jo për në Shqipëri! Ti do rregulla e standarte,por ketu fiton pazari ,prandaj nuk ia vlen te prishësh gjakun. Gjithsesi suksese per punen e mire qe ben kudo që shkon!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje