“Nuk jemi për të bërë mundje këtu”! Grushti mes presidentit të Dinamos dhe Osmanit, reagon Alban Xhaferi

5 Maj 2025, 10:11Sport TEMA
“Nuk jemi për të bërë mundje këtu”! Grushti

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund.

Në emisionin “Max Sport”, është diskutuar edhe për një përleshje të ndodhur pas ndeshjes, ku presidenti i Dinamos, Bardhi, është konfliktuar me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanin.

“Mua më duhet të festoj. Nuk isha prezent në sherr, thjesht pamë një rrëmujë të madhe dhe nuk pata kohë të mësoj gjë. Ne duhet të fokusohemi te futbolli. Të gjithë kemi momente emocionale, por ne jemi për futboll këtu.

Nëse dikush ka bërë dicka, atëherë janë organet e rendit që do ta zgjidhin, kushdo qoftë ai. Jemi miq me presidentin e Dinamos, nuk e di se çfarë ndodhi, unë prej mediave e mësova edhe vetë. Ne nuk kemi dalë për të bërë mundje klasike këtu”, tha Xhaferi.

Lini një Përgjigje