Nuk ka dramë te Tirana, bardheblutë sigurojnë qëndrimin në Superiore, mundin Pogradecin

4 Maj 2025, 20:04Sport TEMA
Nuk ka dramë te Tirana, bardheblutë sigurojnë qëndrimin

Tirana siguron qëndrimin në Superiore, pasi mundi minimalisht 1-0 Pogradecin në “Elbasan Arena”, në finalen e “Play Out”.

Nuk ka gol në pjesën e parë të finales së Play Out mes Tiranës dhe Pogradecit në “Elbasan Arena”.

Rasti i parë serioz i takoi bardhebluve, me Jarmouni që flirtoi me golin e avantazhit pas çerek ore lojë por goditja e tij u ndal nga portieri.

Ekipi i Shkëmbit festoi  në fundin e pjesës së parë pas një goli fantastik nga distanca të Soler. Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi arbitri anuloi golin për faull të Micit në sulm, vendim ky i marrë pas komunikimit me VAR.

Tirana shtoi presionin dhe gjeti golin e epërsisë vetëm në fundin e sfidës. Një devijim i pafat i Hysenllarit solli golin, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.

1 Komente

  1. a
    astrit

    Ndeshje e nje niveli ordiner. Tirana se meritonte te qendronte ne kategorine superjore, jo se Pogradeci ishte ma mire por pashe nje futboll amataresk te shpifur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje