Dy humbjet e rënda në kampionat dhe Champions League rëndojnë pozitat e Carlo Ancelottit. Tekniku italian duket se ka ezauruar shpresat për një mbijetesë në stolin e Real Madrid.
Dështimi për të fituar trofe këtë sezon e shtyn Ancelottin drejt shkarkimit. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, Ancelotti nuk ka asnjë shans të qëndrojë te ekipi kryeqytetas për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht se konsiderohet si një legjendë e stolit, ai nuk ka arritur të jetë strikt me yjet e skuadrës dhe për t’i kthyer në një skuadër këtë sezon. Nëse ai dështon të ngre lart trofeun e Ligës së Kampionëve por edhe La Ligën spanjolle largimi do ishte i pashmangshëm.
Prej kohësh, Çabi Alonso mbetet opsioni kryesor për të zëvendësuar Ancelottin, me spanjollin që sipas mediave gjermane ka arritur akordin me Bajer Leverkusen për tu larguar vetëm në rast se mbërrin oferta nga Reali.
K.Ançeloti e ka dhene dorheqjen qe sezonin e kaluar dhe pas lutjeve edhe per nje sezon e beri vete qe ndihmestrainieri qe eshte djali i tij te prefeksionohet edhe me shume ne drejtimin e nje ekipi.
Reali i Madridit nuk eshte me ajo skuader qe te dridhte leqet e kembes .Ka 3 vjet qe rrokulliset ,mes te mirave te Evropes ,fal zgjuarsise se Anxhelotit dhe parat e hedhura nga Klubi . Sot eshte nje ekip i plakur qe ska me ate shpejtesi ne loje . Arsenali e mundi pikerishte se i beri presjon gjate 90 minutave . Lojtaret e Realit mezi merrni fryme ne fush .