Në emisionin “Pjaca”, që startoi sot në Radar.al, gazetari Alfred Peza zhvilloi një bisedë me komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha, ku u diskutua edhe për investimet e fundit të futbollistit të Kombëtares shqiptare Rei Manaj.
Peza citoi disa nga komentet në rrjetet sociale që u shfaqën pas lajmit se Manaj kishte blerë dy hotele në jug të Shqipërisë, ku disa përdorues aludonin për origjinën e të ardhurave të tij.
Në reagimin e tij, Shakohoxha foli për sakrificat që, sipas tij, qëndrojnë pas suksesit të sulmuesit shqiptar.
“Ta dijë ai se si i rrjedh gjaku pikë atij Reit, e djersa çurg, e çfarë stresi heq ai djalë, ai dhe prindërit e tij”, u shpreh Shakohoxha.
Ai rrëfeu edhe një episod nga fëmijëria e Manajt, duke treguar se historia e familjes së tij nisi me emigrimin drejt Itali.
Alfred Peza: Rei Manaj, para pak ditësh, bleu dy hotele në Jug të Shqipërisë dhe kishte bërë njëri një koment që thoshte “hë mo ti, se lekët e politikanëve zbardh”. Dhe Manaj i përgjigjej, "o robo me të ardhurat që kam unë…".
Dritan Shakohoxha: Ta dijë ai, se si i rrjedh gjaku pikë atij Reit, e djersa çurg, e çfarë stresi heq ai djalë, ai dhe prindërit e tij. Se kjo puna që blen ato hotele Rei Manaj e di ku fillon, fillon atë natën që hipën në skaf, që nëna e vetë e mbante në gji 2 vjeç. Iku me skaf me nënën dhe tezen e vetë, i ati e priste në Itali duke punuar natë e ditë. Pasi dy muajsh në Itali i kthyen prapë.
Po "gjenerali" ketij ka blere hotele? Apo eshte currufjapsur. Nuk behet paraja e madhe qe te bleshe hotel, ka brenda krim vjedhje.
O koqe, mos u mat me futbollistet se nuk jane paret e tuaja me te ndershme se ato te Manajt e te tjere futbolliste qe marrin miljona. Beni o njerez te mire hesapet tuaja se te tjeret dine ti bejne vete hesapet e tyre.
Po pse ky legeni gazetar Peza duhet te meret me komentet e nje anonimi dhe ta beje kaq te rendesishem vetem per te sulmuar Manen.
gjakdhjeri gerrki servi shakohoxha nuk ka pse i futet familjes Manaj aq shume thelle ne histori dhe vuajtjet qe kane kaluar ......
Kjo eshte fyerje dhe mosrespekt per Rey Manaj! Ai eshte tashme nje milionier dhjetra milion Euro, qe I ka ligjerishte nga mundi, djeresa dhe rezultatet e tij si fotbullist, tashme me fame nderklmbetare. Ka wene I paguar dhe paguhet renchem si fotbullist Nobel dhe me karakter. Me aqe sa 2 hotels e blera ne Sarande perbejne vetem le te themi me shumice 10 % te pasurise financiare te tij. I lumtur qe ky "Gogon I Lushnjes" ka blere dy hotels ne vemdin e tij Shqiperi.
Këta rq te flasin njehere si u bene me qindra prona dhe linja ajrore si komentator te rëndomtë. Dhe si u pasurua ky tjetri kur ishte duke bere binjakëzimit me Lazion. Ose pisllëqet te Rtsh-ja.