Milan “driblon” Igli Taren

18 Maj 2025, 15:03Sport TEMA
Milan “driblon” Igli Taren

Kthesë e papritur për të ardhmen e Igli Tares. Shqiptari ka dalë nga lista e dëshirave të Milanit për rolin e drejtorit sportiv. Të paktën këtë shkruan “Gazzetta dello Sport”, që i referohet faktit që kuqezinjtë e kanë zhvendosur vëmendjen te një tjetër emër.

Bëhet fjalë për Lee Congerton, i cili tashmë gjendet në “pole-position” për të marrë këtë rol tepër vendimtar. 51-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin italian pasi për dy vite ishte kreu i Zhvillimit ndërkombëtar i Zonës sportive te Atalanta. Uellsiani mburret me “zbulimin” e Cahanollu dhe Lukman.

Kështu, ai duket të jetë i zgjedhuri për detyrën delikate të rikthimit të kuqezinjve pas një sezoni që sipas drejtorit ekzekutiv, Giorgio Furlani , ishte një dështim.

Congerton filloi si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku u bë shef i skautëve. Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Calhanoglu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman. Pas kthimit në Britaninë e Madhe ai mbërrin në Bergamo. Ai solli Ademola Lookman te Atalanta, përpara se të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024.


Milan synon që të firmos me 51-vjeçarin në muajt e verës, me Congerton që do ndërtojë skuadrën e së ardhmes.

6 Komente

  1. 1
    1

    Si nuk marin Taren?Po ky tha qe eshte gjysem italian.Le te hedhi syte nga kina e te behet gjysem kinez.Igli mos e shit shpirtin .Po qe se te duan edhe afrikan te jesh te marin.Ata shohin interesin dhe jo perkatesine

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarras Bulba

      O Njisho duhet te jesh zerro nga trut, se Congerton as qe mund te krahasohet me Taren, apo thjesht inferioriteti ndaj te huajve e ben ate me te mire. Ky inferioritet ju ben kaq te neveritshem kur perpiqeni te percmoni dhe denigroni c’do Shqiptar dhe arritjet e tyre. Po Tare ka drejtuar e menaxhuar nje ekip prestigjoz sic eshte Lazio, po Congrrtoni c’mut ekipesh ka drejtuar, Wrexham, apo te rinjt t e Chelsea, oh me fal eshte drejtues teknik per rekrutimet ne ligen e Arabia Saudite… ik e lexo se do mesosh ndonje gjo dhe mund te besh komente me kuptimplota. Kjo eshte nje idiotsi e Milanit qe do t’i kushtoj me shume se sa nderhyrjet e Ibres

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje nga Durresi

        Me e mira eshte qe Igli te pregatitet qe te marri kreun e FSHF me mirekuptim me Duken ,i cili mandatin tjeter duhet te terhiqet nga ky post ,mjaft me ....dhe do te ishte nje figure prestigjoze i cili do ta nderonte futbollin shqiptar ne Europe dhe bote.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Lexoni me vemendje shkrimin qe e shkruajta disa jave me pare dhe profecia ime doli, Tare eshte nje ordiner qe me Lazion me teper e lidhi veprimet mafioze se sa profesionaliteti. Kam informacion te sakte se perse e perzune nga Lazio.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I.T

          Muc Xhepa nqs nuk kerkon falje urgjent per kete shpifje ne koment do te bej denoncim direkt ne FBI..

          Përgjigjjuni
      3. s
        sapa

        Po te kishin dashur e kishin marre!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje