Miqësorja në terr informativ, tifozët sulmojnë FSHF-në e Dukës: Jeni për turp, degraduat imazhin e Shqipërisë

9 Nëntor 2022, 21:01Sport TEMA

Miqësorja në terr informativ, tifozët sulmojnë FSHF-në

Arabia Saudite dhe Katari ishin dy miqësoret jashtë datave të FIFA-s që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, një në tetor dhe një në nëntor.

Dy miqësore që u zhvilluan në një terr informativ, pasi Arabia dhe Katari kishin vendosur që të mos të lejonin që ndeshjet të transmetoheshin në televizion.

Një akt skandaloz, por që FSHF-ja e Dukës e pranoi këtë nënshtrim, për shkak se që të dyja Kombëtaret si Katari ashtu dhe Arabia Saudite, pagujnë një tarfië të majme për të zhvilluar këto miqësore, e kudrejt pagesës të vendosin kushte që je i detyruar t’i zbatosh.

Tifozët e Shqipërisë nuk janë pajtuar me këtë vendim absurd, duke hedhur akuza në drejtim të Federatës dhe presidentit Armand Dukës. Më poshtë revolta e tifozëve në faqen zyrtare të FSHF-së. (TemA)

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Le te tregoje Duka se pervecse u harxhua shume para per keto 2 ndeshje cfare fitoi kombetarja sepse asnje nga lojtaret qe luajten nuk jane ne nivel per ne kombetare dhe nuk do ftohen.Ndeshjet miqsore kane nje qellim qe behen por keto te dya nuk kishin asnje qellim sportiv por vetem interesa personal te Dukes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje