Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën.
Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldini Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A.
Në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për shkak dëmtimi, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje.
Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë sulmuesin Cristian Shpendi, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A, pas aktivizimeve me ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21.
Kemi humbur mbrojtesin Bajrami vetem per idiotesite e Silvinjos dhe Dukes.
Bajrami apo edhe cdo lojtar tjeter nuk luan per Silvinjon dhe Duken, por per Shqiperine. Ai qe vesh fanellen e ekipit kombetar duhet ta konsideroje veten me fat qe i jepet nje mundesi dhe i behet nderi qe te perfaqesoje vendin dhe kombin e tij. Nuk ka asnje aresyetim tjeter per kedo qe braktis kombetaren tone. Turpi i takon atij dhe vetem atij.
Haaaa tha do perfaqesoje Shqiperin pastaj po shkoje me Zvicren , haaa ky do jeté koqevar i sigurte 100% ata jane pa karrakter nuk e kane problème te ndryshojne flamure hymne fe ...Po federata pse nuk e bllokoje ke langarash.....
Me legen se ty nuk ma do mendja se gjen ne Kosove.ti te qelb ere nga larg se je gjakprishur dhe ju gjakprishurit keni nje te keqe te madhe se dhisni nga goja e jo andej nga duhet.
Keshtu do ju ikin te gjithe te rinjte qe ju Federata Tallni Bythen me to.Cfare i kushtonte Sylvinios ta fuste kete Bajromin e famshem sikur 5 Minuta ne nje ndeshje Zyrtare.Megjithate ky Bajromi eshte Lojtar Koti:Ne Portugali luante me te rinjte e Benfijes,nuk eshte se ka Shkelqyer,Lojtar Mesatar.Tani ka shkuar ne Zvicer me nje Ekip Modest.Me mire tani sesa me vone,shko bej Shurren tek Zvicra po te moren,se nuk je ndonje gjo.
Ky do jete i njejti problem si per Zvicren,Shqiperine, Kosoven, Italine, edhe Gjermanjne ne disa raste me lojtare Shqiptare. Lojtaret jane oportuniste, do shkojne atje ku ndjejne me shume besim dhe ku ka me shume mundesi per te bere karriere, ka qene dhe do vazhdojne keshtu. Ne rastin ne fjale, Lojtari nuk u aktivizua dhe per hater mbetje u largua. Ne qofte se behet nje lojtar i rendesishem dhe i denje per zvicren, do e grumbullojne, ne te kundert e ka mbyll me keto te dyja, por mund ta marri edhe Kosova, pse jo!!
Edhe Sylvinio u bo Shqiptar kalu Shqiptarit.Po mire mo Trajner cfare te kushtonte ta fusje 5 minuta ne nje ndeshje Zyrtare,NQS ishte kaq Talent i Modh Bajromi Koqevar.Po Cokaj per cfare e do te kapi topat:Ke Salihin qe doli Kampion ne Kroaci.More Micin qe eshte Kot Kot fare,dhe tani therritni sa per te lare gojen Shpendin qe eshte Veramente nje Talent.Merr Brojen kot fare,Manajn nje Idiot qe iku ne Arabi.Ndryshoni ore Hajvaner ose do ju ikin te gjithe.
Brojes ti hash ate qe nuk thuhet ti
Broja ngeli duke u demtuar .cfare fati te keq ka ai djale.