Ofertë nga Brazili për Silvinjon, presidenti i Botafogos flet me video me trajnerin kuqezi

13 Shkurt 2025, 17:05Sport TEMA
Ofertë nga Brazili për Silvinjon, presidenti i Botafogos flet me video

Paçka se ka një kontratë me kombëtaren shqiptare të futbollit deri në dhjetorin e këtij viti, pra për fundin e kualifikueseve të Botërorit 2026, trajneri Sylvinhoështë i kërkuar në treg.

Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon.

Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian.


Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në "pole-position" për rolin e trajnerit të Botafogos është Roberto Mancini.

Botafogo vazhdon kërkimin për një trajner të ri që nga largimi i Artur Jorge, kampion i Copa Libertadores dhe kampionatit brazilian me ekipin nga Rio de Janeiro.

Më parë Sylvinho ka qenë trajneri i Corinthians, rivalit të Botafogos.

2 Komente

  1. m
    maksut

    Sigurisht qe ka kerkesa per Silvinjon, mezi doli i fundit ne grup me ekipin tone qe e ka bere çorap

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilir

      Do bej mire te iki sepse nuk eshte trainer i mire dhe dallaverexhi sepse aktivizon lojtar qe nuk e meritojne perpara disa te tjereve qe i mban ne stol si psh aktivizon Seferin perpara Hoxhes apo aktivizon Asanin perpara uzunit apo Mucit.Aktivizon manaj perpara Brojes etj dhe keto i ben per interesa vetiake pasi paguhet nga menaxheret e lojtareve qe aktivizon

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje