Prapaskenat: Skandali i “puthjes spanjolle” që i hapi rrugën Armando Dukës të bëhej zv.presidenti i UEFA-s

26 Shtator 2023, 17:27Sport TEMA
Prapaskenat: Skandali i “puthjes spanjolle” që i hapi

Skandali që ka përfshirë futbollin në Spanjë nga veprimet e ish-presidentit të saj Luis Rubiales në finalen e Kupës së Botës për femra, ka shkakuar trazira të brendshme në UEFA.

Kështu, gjatë mbledhjes së fundit, UEFA ka vendosur që organizimi i takimit të ardhshëm vjetor të organit qeverisës evropian të mos mbahet në Spanjë.

Madridi do të priste Kongresin e UEFA-s 2024, me 55 federata anëtare më 8 shkurt dhe gjithashtu do të zhvillonte shortin e fazës së grupeve për kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve për meshkuj.

Por UEFA tha se komiteti i saj ekzekutiv vendosi t'i zhvendosë të dyja këto evente të rëndësishme në Paris.

Rubiales është nën hetim penal në Spanjë pasi lojtarja fituese e Kupës së Botës Jenni Hermoso e akuzoi atë për sulm seksual për puthjen e saj në buzë në ceremoninë e medaljeve dhe trofeut më 20 gusht në Sydney të Australisë.

Ai dha dorëheqjen pas presionit të madh ndërsa çështja shkoi deri te institucionet më të larta politike të vendit.

Rubiales gjithashtu dha dorëheqjen si nënkryetar i UEFA-s, ku paguhej me 250,000 euro plus shpenzimet çdo vit në këtë rol.

UEFA falënderoi Rubiales për punën e tij në futbollin evropian dhe presidenti i saj Aleksander Ceferin më vonë nënkuptoi se konsiderimi i puthjes një krim duket “plotësisht i palogjikshëm”.

UEFA zëvendësoi Rubiales si zëvendëspresident të martën duke zgjedhur në vend të tij anëtarin e komitetit ekzekutiv, Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Gjithashtu UEFA do të shqyrtojë mundësitë që ekipet e të rinjve të Rusisë të kthehen në gara për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, kështu deklaroi organi drejtues i futbollit evropian pas takimit të Komitetit Ekzekutiv në Limasol të Qipros.

Pas pushtimit, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak", UEFA vendosi në shkurt të vitit 2022 që të gjitha ekipet ruse, kombëtare apo klube, do të pezulloheshin nga pjesëmarrja në garat e tyre.

10 Komente

  1. A
    Arbnor Presheva

    Ky Duka do largohet vetem kur te vdese. Po te mos ishte FBI-ja amerikane drejtuesit e FIFA-s do vdisnin ne zyre. FBI i arrestoi nje nga nje. E njejta edhe per Platininë e UEFA-s . Institucione tejet te korruptuara me Duken e krimit zv/president

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyko

      Tani futbolli europian do kete mundesine e arte per te arritur standartet e futbollit shqiptar...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali bin laden

        Klani zemunit akoma ne kemb,kur te bien nuk ngrihen me.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Duka zv. President i UEFA! Do ti bien pordhet ne zemer Lali Rrenes se Bashkise dhe Ramuthit te qeverise.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ruli

            Do cmendet rama dhe lali tani, po mendojne ndonje skenar per te njollosur Duken, se i kane zakon ata poshtersite dhe makinacionet. Ca nuk bene e thane per Kurtin vetem se ai ndiqte interesin e Kosoves dhe nuk binte pre e lojrave te vogla te rames-gjoja lider rajonal i sulltanatit te surrelit.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Rrul e ke emrin rrul je nga mëndja .., po rrul zifti..!!

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pashai Turk

              Ne vend te puthjes spanjolle dhe franceze tani do keni llapore albaneze.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fifa

                Me puthje pa puthje Armando Duka ia futi Lalit dhe Edroges! Ai e di si e kapi ate vend, por ata qe donin ta zevendesonin me njeriun e tyre le te hane mut

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nje kamarier

                  Tani Duka eshte tamam prane grepit...boom!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Realisti

                    Ja pra, sa thellë është korrupsioni në UEFA. Duka gjithmonë e ka pasur mbështetje kur FSHFja bënte zgjedhjet poshtë tavolinës dhe Duka dilte gjithmonë kryetar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje