Tare: Kemi mundësinë ta kalojmë grupin, ylli i kësaj Kombëtareje është grupi

20 Nëntor 2023, 20:14Sport TEMA
Tare: Kemi mundësinë ta kalojmë grupin, ylli i kësaj

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare deklaron se ekipi ynë e ka mundësinë që ta kalojë grupin.

Duke folur për emisionin “KUQEZI” në SuperSport/Digitalb në prag të ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, Tare deklaroi se Kombëtarja nuk ka një yll që spikat, por sipas tij e gjithë skuadra është “ylli”.

Ndryshimi i kësaj kombëtareje me atë të kohës tënde? “Ngre kokën dhe shiko stadiumin, infrastrukturën e ngritur në këto vite. Fati për të pasur një brez të artë dhe një trajner që ka shfrytëzuar në maksimum siç duhet këtë skuadër dhe sigurisht djemtë që kanë dhënë djersë për të arritur atë që kanë arritur, por nuk mund të bëhen krahasime mes brezave, pra me ne të asaj periudhe.”

Hera e dytë në Europian, çfarë duhet të bëjmë ndryshe këtë herë?Ndryshimi së pari kuptohet te festa, në 2016-ën ishte shumë më e madhe, ndonëse edhe tani u festua nuk kishte të njëjtën madhësi. Kjo është një skuadër me djem që luajnë në skuadra të mëdha. Në këtë europian nuk duhet të kenë presion, por ta shijojmë dhe ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e ka kapacitet që ta kalojë grupin.”

Cili spikat më shumë në Kombëtar?Kjo është një skuadër që nuk ka yje, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke luajtur si grup edhe pse Asani ka qenë vendimtar me golat e tij, unë them se të gjithë kanë qenë të rëndësishëm së bashku.”

Kë do donit si kundërshtar në Europian?Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia.”

7 Komente

  1. U
    UÇK

    KAM NJI SUGJERIM PER IDIOTIN IGLI TAREN MBASI NUK KE VAJZË QE TA BËSHË NJI DHËNDERR SERB QE SERBVE TUA JEP GRUAN SE SERBET KAN EDUKATË DHE KULTURË DHE JA QIJNË FORT GRUAN KËTI IDIOTI FAQEZI QE I ADHURON VRASESIT E SHQIPTARVE TE KOSOVES

    1. F
      Fatmiri

      U Ç K ka mbaruar lufta me fitoren tone,tani na duhet Paqe!

      1. U
        UÇK

        Nuk duhet te ketë paqë më ata shqiptarë idiot e faqezi qe duan te kenë dhenduar serb ashtu siq është deklaruar faqeziu Igli Tare te cilin e kam simpatizu si futbollist si drejtor sportiv dhe si njeri më vlera kombtare deri sa nuk është deklaruar se po te kishtë vajzë nji serb do ta bënte dhenderr

        1. t
          tifozi

          C'lidhje kane dhendurret apo nuset serbe me futbollin. Ato jane gjera personale per te rinjte qe do marrin ato qe ja do zemra. Keshtu folet edhe per Gjimshitin kur u martua me nje serbe. Ka shqiptare qe te mos i kesh ne lagje dhe jo me ti besh dhendurre apo nuse, sic ka edhe serbe te mire e te keqinj si ne cdo komb tjeter.

          1. L
            Labi

            Edhe unë dua që të jemi në një grup me Serbinë dhe tu thyejmë brinjët. Mendon se jam gabim? Biles edhe nja dy lojtarë të kombëtares shprehën të njëjtën dëshirë. Besoj edhe Tare për të njëjtën arsye ka shprehur dëshirën për të luajtur me Serbinë. Unë do të shtoja edhe Greqinë .

          2. T
            Tifozi plak

            Si more rrocke dashke gjermanine italine e serbine ,kush mendon se jemi ne ?

            1. D
              Daku

              Or tifoz i UCK, - normale qe esht me mire nje dhender serb sesa turk si ti.

              Lini një Përgjigje