Tirana merr kreun e Superiores, Partizani zhgënjen në Laç. Vllaznia fiton në Kukës

3 Nëntor 2022, 15:09Sport TEMA

Tirana merr kreun e Superiores, Partizani zhgënjen në Laç.

Sot janë mbyllur edhe tre ndeshjet e Superiores të programuara për ditën e sotme. Tirana është kthyer që të marrë kreun e Superiores pasi ka mundur Egnatian 1-0.

Ekipi i Duros ka qenë fantastik edhe sot në transfertë ndaj kampionëve aktual, por pa dalë me pikë.

Pjesa e parë u mbyll pa raste nga të dyja ekipet. Patrik do të shënonte në të 50. Menjëherë pas kësaj, miqtë ishin në kontroll të lojës dhe do të barazonin në të 74 me De Large, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër Partizani ka marrë humbjen e dytë radhazi.

Të kuqtë janë mundur në transfertë falë golit të Ujkës me goditjen e dënimit, në minutën e 17 të ndeshjes. Kryeqytetasit ishin ‘të fikur” edhe në pjesën e dytë, teksa vendasit shpërdoruan shumë raste.

Një shtyllë në minutat e fundit do t’i jepte emocione të mëdha ndeshjes për një barazim të mundshëm, i cili nuk ndodhi.

Ndërkohë edhe Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit me shifrat 0-1. Goli i vetëm erdhi nga Hakaj, që realizoi një kryevepër të vërtetë në minutën e 43.

Verilindorën shpërdoruan rast të pastër me Barbosën për të barazuar në minutat e fundit.

4 Komente

  1. G
    Genti

    Partizani duhet te nderroj trajner urgjentisht

    Përgjigjjuni
    1. O
      Operacioni Zjarri

      partizani duhet te nderroje pronar, drejtues klubi, trajner dhe lojtare. Shkurt gjithcka

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pano

        Gent, Partizani duhet te ndrroje president. Demi heq traineret e mire si Duro, Gega, Daja dhe merr trainere funderrina qe as ekipet e shkollave si marrin ne Itali. Demi shet ndeshjet dhe kjo konfirmon ikjen e Geges. Gega nuk ra dakort me skemat e Demit dhe ishte i detyruar te ike. Po ashtu edhe Ilir Daja. Shiko ku eshte Ilir Daja dhe skuadra e tij tani, pa permendur Korcen. Demi ben $$$ me Partizanin duke shitur ndeshjet. Asgje tjeter nuk ka.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi

        Fation Baze na hogsh rikun morr i kuq

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje