Drejtuesi i rrjetit të hotelerisë Hotel Flower dhe Hotel Garden Oltian Caci thotë se e gjithë zona e Golemit, është në ditët më të mira se çdo sezon tjetër turistik. Këtë sukses në këtë sezon Caci ia atribuon stabilitetit të kontratave dhe sjelljes korrekte me klientët e përhershëm.
Edhe pse shton se këtë vit ka klientë që nuk i kishte menduar kurrë se do të vinin të pushonin në hotelet e tij, apo në të gjithë zonën e Golemit.
Sa i përket ankesave për turizmin këtë sezon, Caci thotë se pas 15 korrikut e deri në shtator do të ndihet fluksi i vërtetë i turizmit në Shqipëri.
“Për ne ky është një nga vitet më të mira në turizëm. Mbase ndikon arsyeja që jemi në një zonë të populluar, zona më tërheqëse për stilin e turizmit që ne po ndjekim. Një arsye tjetër është se zona ka kontrata me kompanitë e huaja që e fillojnë turizmin që në maj.
Të gjitha këto ndikojnë që hotelet e zonës të jenë në kapacitetet 95%, nga maji deri në fund të shtatorit. Ka një perceptim për ulje të numrit të turistëve shqiptarë. Këtë e ndjejnë më shumë zonat e jugut duke pasur parasysh që këto dy vitet e fundit kishin klientelë shqiptare të shtuar.
Por tashmë ajo iu kthye normalitetit, pasi tani ajo klientelë zgjedh destinacione të reja. Por historikisht turizmi i jugut ka nisur më 15 korrik dhe mbaron në 31 gusht. Pra 45 ditë që janë të plota, plus edhe fundjavat e majit, qershorit dhe shtatorit.
Kjo ka qenë një javë normale e turizmit në Shqipëri dhe mori një perceptim të gabuar këto dy vjet duke qenë se turistët shqiptarë nuk mund të iknin jashtë dhe mbushën destinacionet vendase.
Menduam se gjithmonë do të jetë kështu. Kjo është prej arsyeve, një tjetër arsye është edhe propaganda mediatike, që në fakt nuk e ka ndihmuar aspak turizmin vendas.
Dëgjojmë gjatë gjithë kohës çmime të shtrenjta, çmime të shtrenjta, por nuk është e vërtetë. Jo të gjitha vendet kanë çmime të shtrenjta. Por ne fatkeqësisht tregojmë gjithmonë vetëm rastet ekstreme. Kështu njerëzit janë tkurrur pak, por edhe nga kriza ekonomike.
Por kam përshtypjen që nga 15 korriku deri në 10 shtator gjithë sezoni i jugut do të jetë i mbipopulluar. Ne gjithmonë do t’i referohemi gushtit si njësi matëse për çdo sezon. Por gushti nuk ka ardhur akoma! Unë jam i bindur se në Shqipëri, turizmi është në rritje”, u shpreh Caci në Dritare TV.
Enri Çeno është djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsionin dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Gjatë hetimit të pasurisë së Petrit Çenon, ka dal në pah edhe emri i Enri Çenos, i projektuar nga Lulzim Basha si kandidat për deputet. Sipas dosjes, Enri Çeno ka mashtruar bankën “Societe Generale Albania” në lidhje me destinacionin dhe përdorimin e një kredie me vlerë 80 mijë euro, duke lënë si garanci pronat e babait, Petrit Çeno. Enri Çeno e ka marrë kredinë për strehim në vitin 2012, ndërkohë që po atë vit detyrimet për këstet e kredisë ia kalon një kompanie, ku ai pretendon se është aksioner me 33 %. Enri Çeno ka deklaruar se shlyerja e kredisë do të bëhet nga kompania, por Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Çeno nuk ka deklaruar asnjë të ardhur si aksioner në këtë kompani. Kandidati i PD ka paguar vetëm 7 mijë euro këste për kredinë 80 mijë euro në vitin 2013. Edhe këtë shumë e ka deklaruar në kushtet kur kishte pohuar se kredinë ia kishte kaluar biznesit të tij. Ndërkaq, nga dokumentacioni e depozituar nga banka, është konstatuar se detyrimi i kredisë paguhej në një llogari 3 emërore, në emër të Pertit Çenos, bashkëshortes së tij si dhe të djalit të tyre, Enri Çenos. Si konkluzion, në dosje thuhet se Enri Çeno kryer deklarim të rremë ndaj “Societe Generale Albania”, në lidhje me përdorimit të kredisë, ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues për të vërtetuar likuidimin e kësteve të kredisë nga kompania ku është aksioner si dhe ka bërë deklarime të rreme.
Ouuu? S’qenkan te shtrenjta cmimet? Pa shko njehere more Olti te Myftiu, apo SPAR-i, apo ne cdo supermarket tjeter ne Golem e bej pazar mallrat e shportes te shohesh jane, apo jo te shtrenjta! Ty te “pjell” hoteli e nuk e ndjen or mik, por pese kokrra portokalle 3 mije leke vetem polaket e tu mund t’i perballojne
Kujt i plasi cari se sa njerez u vijne ju
Po ku jane se nuk po shohim gje?!Apo rrine fshehur?!
Duhet bere llogaria sa turiste vijne, edhe sa kthehen gjalle. Se mes rrugeve pa pike sigurie ne Golem, trafikanteve gjaknxehte ne Vlore, Lezhe e Shkoder, psikopateve me gomone te Bregut dhe trageteve te improvizuar me mjete rrethanore ne Koman, shancet e mbijeteses nuk jane dhe aq te mira.
Golemi plot jugu qe eshte perle bosh dhe shume mire tu behet plerave qe te shesin sapunin per djathe. Ulerine e thone qe nuk i kemi ngritur cmimet, genjejne ne mes te ditese thone me qe deshtuan ne politikat e ndyra ekonomike, jane mashtrues dhe populli duhet te solidarizohet me shume me bojkot, keta plera te shesin detin a thua e kane prone private. Une jam nje frekuentues i Antales dhe e them me bindje qe eshte me lire andej se ne jug ku nje shishe uji sbitet 200 deri 300 lek nderko ne Greqi qe dihet turizmi elite uji kushton 0.5 euro. Ky eshte jugu me njerez te ligj.
Mire thote ky Cacka, me mire se kurre jane shqiptaret kete vere neper tere Shqiperine e jo vetem ne Golem. Mireqenia eshte rritur shume, packa se edhe cmimet jane rritur ca. Shqiptaret nuk kane ku ti shpenzojne te ardhurat pasi kjo qeveri Rama ka bere rritje rrogash e pensionesh qe nuk numerohen. Kudo vihen re shpenzime marramendese nga shqiptaret qe nuk kursehen fare ne saje te kujdesit te pa kursyer te kesaj qeveri Rama per tua bere jeten sa me ta shtrenjte qe ti jape mundesi te levrojne tere ato te shtuara rrogash e pensionesh qe ka realizuar.
Une nuk e kuptoj se si i mbushin hotelet keta kur ne rruge sheh turiste qe bredhin ose me motore ose me rulota.Nuk te sheh syri autobuze te shoqerive turistike qe te thuash,po, ke te drejte.Megjithate kuptohet se nuk ua ndjen shume nese keni pune apo jo se keni "biznese" te tjera fitimprurese.