FOTOT: Ujërat termale të Vromonerit në Leskovik fluks turistësh në fundjavë

18 Korrik 2022, 15:02Turizëm TEMA

FOTOT: Ujërat termale të Vromonerit në Leskovik fluks

Ujërat termale të Vromonerit, në Leskovik, po kthehen në destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këto ujëra termale.

“Fundjava që kaloi shënoi një fluks vizitorësh në Monumentin e Natyrës ” Ujërat termale të Vromonerit””, thekson ADZM Korçë.

Ujërat termale të Vromonerit ofrojnë një natyrë të mrekullueshme dhe ujëra me vlera shkencore.

Ujërat  termale të Vromonerit gjenden pranë fshatit Kuqesh, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë, në luginën e Sarandaporosit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit.  Janë disa burime termale, që dalin në rrëzë të shkëmbit, me temperaturë 40-50°C dhe përmbajtje sulfurore.

Këto burime kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), kurative, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Leskovik- Kuqesh.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    dikur ka pas lixha e shtepi pushimi aty... apo demodhjeresia nuk ka lene as shenje te tyre?

    1. ?
      ????????????????????????

      sali e edi nano meta moterqimi shkaterroj gjithcka krimineli

      1. E
        Erdogan

        Dikur vendasit e quajten Vromoneri greqisht qe do te thote Uhe i Qelbur. Ne Nder te banoreve Afthohthone duhet ta quajne IgioNero. Shqip Uje i Shendetshen.

        1. M
          Modesti

          Ujë që mban erë të keqe. Nga squfuri Erdogan. Υγεία shkruhet ugeia me gërma latine. Jo igia. Nuk mjafton ta dashurosh greqishten. Duhet dhe ta respektosh!!! Τα σέβη μου!

        Lini një Përgjigje