Jugu nuk është vetëm Dhërmiu dhe Drimadhe

4 Gusht 2022, 11:15Turizëm TEMA

Jugu nuk është vetëm Dhërmiu dhe Drimadhe

Nga Teuta Toska

Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Shtrihet dhe zgjerohet buzë detit pa shumë lakmi dhe ethe ndërtimore, krahasuar me betonizimin e frikshëm të Dhërmisë, Drimadhesit, që i ka aq afër.

Fshati lart në mal i qëndron mbi krye si hije këtij tjetrit buzë Jonit dhe ndërtesat e reja që janë ndërtuar për turistët (banorët e përkohshëm të verës) nuk të bëjnë ta harrosh atë mbi mal dhe as të pengojnë ta shohësh për çdo çast të ditës.

Pamja që merr për të dyja pjesët e fshatit, të vjetrit dhe të riut, kur ke ndaluar notin pak në thellësi dhe pluskon në qetësi, të magjeps. Historikja dhe e reja ndërthuren mirë me njëra-tjetrën, edhe pse pak larg. Lungomarja apo pedonalja, apo shëtitorja buzë detit, është punuar aq mirë.

Njerëzit shëtisin mëngjeseve dhe mbrëmjeve dhe bimësinë e Mesdheut: lulen e akshamit, serdenin, fikun, rrushin, fikun e detit, fikun e egër kinez, borzilokun t’i kap syri kudo. Mbrëmjeve lulja e akshamit ose lulja e natës (italianët e quajnë Bella di Note) përhap një aromë të mrekullueshme.

Njerëzit që shërbejnë janë të qetë dhe të sjellshëm, çmimet më se të pranueshme. Në Elbasan ka restorante me çmime edhe më të larta.

Dy probleme që duhen ndrequr: fundi i pedonales, në drejtim nga Jugu, ka mbetur pa përfunduar (si çdo punë publike në Shqipëri), dhe mbaron me një gropë të hatashme në fund të së cilës rrjedh një nga burimet e shumta të Qeparosë që dalin nga shkëmbi.

Nuk ka asnjë tabelë lajmëruese që të mbron nga rreziku i rrëzimit (më e pakta do thyesh brinjët e këmbët; më e keqja, ruajna Zot), dhe asnjë gur e tra pengues.

Në mbrëmje fëmijët me biçikleta e monopatina, apo ndonjë turist që s’e njeh Qeparonë mund të përfundojë poshtë nja 5 metra. Sa pa frikë për jetën jetojnë njerëzit në Shqipëri!

Dhe problemi tjetër janë koshat e plehrave. Nuk gjenden gjëkundi. Në pedonale jo e jo. Duhet të ecja 1 km në këmbë për të shkuar të koshat (të vetmit e Qeparosë, ndoshta).

E megjithatë, dua të kthehem prapë në Qeparo. Aq më tepër që rruga e re nga Vlora të nxjerr pikërisht në qendër të fshatit poshtë. Nga hyrja e Vlorës deri në Qeparo 1 orë e 20 minuta, me makinën time.

15 Komente

  1. O
    O shtet

    Keto "gjera te vogla" te acarojne ne shqiperi. Ka kryetar komune apo bashkie ai vende? Ca te kushton o te qr te vendosesh nje tabele apo edhe nje shkemb aty te bllokoje gropen? Apo duhet te vdese dikush? Po si ka mundesi qe askujt nuk i vret syte? Vijne aty ministra, deputet, qeveritare e opozitare,gazetare dhe analista dhe askujt nuk i vret syte por sapo dikush ha koken fillojne e zihen me njeri-tjetrin.

    1. D
      Dakord

      Nuk them se s'ke te drejte ti apo autorja e artikullit, por une mendoj se vendi yne nuk behet nese ne mjaftohemi me komente dhe artikuj. Ne jemi "supervizoret" e bashkive dhe qeverive. Ne duhet te bejme detyren si qytetare. Kjo zonja qe shkruan a e mori mundimin te trokase te dera e bashkise? A e mori mundimin te telefonoje policine? As une qe po i shkruaj keto ndoshta nuk do e beja, por pyetja eshte pse valle??? Pse jemi kaq indiferente? Pse sillemi si kelyshe te rrahur? Duhet te ndryshojme, duhet te marrim pjese aktive duke i trokitur ne dere bashkive. Sot ti, neser ti dhe une, pasneser me shume. Po komuniteti atje ne qeparo? Po bizneset atje ne qeparo? Ska bashki ne bote te funksionoje pa ndihmen e komunitetit. Nuk ka dhe pike. Shqiperia eshte e jona, e te gjitheve.

      1. M
        Mjerim i madh

        Kjo debilja as emrin nuk ia ka marre besh fshatit ku kaloi pushimet dhe shkruan Qeparoja e jo Qeparoi. Qe ne frazen e pare merret vesh niveli i arsyetimit te saj, te redaksise qe ia boton llomotisjet dhe publikut qe nuk ia ka haberin gheografise se Shqiperise po derdellit para e mbas buke. Nuk ka ngel merkum pa ne dhene mend kur vete jane ne nivel primitiv analfabetesh funksionale. Kjo Teuta toska eshte vazhda e mediokerve dhe meskineve qe gelojne ne shtypin shqiptar

        1. Q
          Qeparoi plak xhuxhumak

          O shtet, Qeparoi ka nje kryeplak pacavure qe ka 20 vjet kryeplak dhe nuk.ben asgje, pervecse merret me restorantin e vet, qe eshte 10 m larg kesaj gropes. Aty ha e pi Edi, Kocua Iliri, por kazane mos kerko

          1. A
            Altin

            Më e ‘bukura’ se ky kryeplaku ka privatizatuar parkingun publik të fshatit dhe i merr të ardhurat për vete nëpërmjet një privati që punon për të. Ky parking ishte pjesë e investimit që shteti bëri në fshat dhe ky parking nuk bënte ndonjë humbje. Privatizimi nuk ka sjellë asnjë përmirësim përveç gjëndjes ekonomike të kryeplakut pasi gjithë ato të ardhura në vend t’i shkojnë Qeparoit, futen në xhep të tij=vjedhje e hapur dhe pa turp

        2. B
          Beti

          Aty te mbysin plehrat! Fshat eshte plot me shtepi bosh dhe te shkaterruara sikur ja dale nga lufta

          1. Q
            Qeparoi -Nashville Usa

            Qeparoi dikur kishte Kinema,fushe futbolli,Poste,Furre buke,baxho per djathe e qumesht,kishte kisha e shkolla,Kafene e Restorant,nje linje Modeste Autobuzi qe kalonte Fiks ne Oren 10 nga Saranda per ne Vlore.kishte rezervuar uji plot me peme fruta e vreshta,kishte dentist e infermieri dhe asnje pleher,dhe keto i kishte kur Shqiperia ishte me modeste dhe me me pak para.Sot Qeparoi si kudo u boshatis e u braktis nga Shteti qe e morri nen Patronazh pas 1990.Njerezit e mbajten sa munden Fshatin e tyre,fatkeqesisht Dhierkoracia me Fisin kokedhima e kthyen fshatin ne Afganistan.Ky eshte realiteti .Qe ta beni tuajin ndertoni dhe nje xhami e pastaj krenohuni me kulturen dhe xhunglen tuaj barbare keto 32 vite.

          2. E
            Era

            Fshati i vjetër edhe pse i braktisur,ka një pamje të mrekullushme.Një kafe e pirë nën hijen e rrapit shekullor,në kafenen e fshatit,të shijon më shumë se në bllok. Shkoni vizitojeni Qeparon e vjetër.

            1. c
              ce

              Po te keni para te pista , jo para te ndershme atehere ikni nga Orikumi apo Qeparoi dy plazhe te mrekullueshme dhe me cmime te aresyeshme dhe shkoni tek plazhet e parave te pista Jal, Palase, Ksamil, Drimadhe, Dhermi, ku nje veze sy kushton 10 mije leke, nje kafe ekspres 4 mije leke, nje pjate sallate me domate 8 mije leke, nje pjate makarona 35 mije leke, nje pjate peshk 60 mije leke, nje shesllon 30 deri ne 60 mije leke, nje dhome 130 deri 200 euro , kjo ne Drimadhe, Jale, Palase, Dhermi , Ksamil. ketu sherbimi shume i keq, mbushur me huligane ne plazh qe te thyejne brinjet dhe per nje diskutim cmimi sic rrahen ne Jale 3 pushues dy huliganet baba e bir para tre ditesh se kjndershtuan cmimet marramendese. Doni plazhe me cmime te aresyeshme dhe cilesore shkoni ne Vlore deri Orikum, Qeparo, Divjake, Durres, Golem, Shengjin, Velipoje. Shkoni dhe ne Greqi apo Turqi do kenaqeni 2 here me shume se ne Drimadhe apo Jal dhe me cmime shume me te uleta dhe sherbim ne hotel fantastik. kurse ne Dhermi , Jale,Ksamil, Palase te tmerrojne Mihaljet qe mbushin plazhet me zinxhire ne qafe e tatuazhe.

              1. S
                Shqiperia hambari i mushkonjave

                Gjithcka perfekte si ne BE por ka dy te meta “te vogla”. Desh theva qafen por do shkoj prape me vjerren, se e ka mbushur moshen.

                1. A
                  Arjan

                  Na kenaqr fare,sikur se dime,po pjata e makaronave sa esht na e thuaj pak!? Po dhomat sa jan shkuar Kur merr përsipër te jesh reklame thuaji te gjitha. Flm

                  1. P
                    Piro

                    Dhrimadhes eshte nje shtremberim greqisht i emrit origjinal shqip - Dhermiqe rrjedh drejtperdrejt nga emri i fisit iliro-epirot te Germineve (shnderrimi g>Dh eshte tipik ilir sipas fjalorit 2 mije-faqesh te indoevropianiishtes te Julius Pokornit), qe permendet nga perandori romak Julius Cesar ne shekullin I para eres se re kur zbarkoi ne brigjet e Palases per te vazhduar me Fushaten e Durresit e me tej kunder Pompeut. Prandaj, mos zevendesoni emrat e paster iliro-arberore me emra te krijuar ne shekullin 20 nga propaganda vorio-epirote.

                    1. Q
                      Qirjako nga Qeparoja,qi o Qirjako….

                      O Pirdho….o loqe….o kar 24 karatsh….

                      1. G
                        Gala Dhala

                        Dhe Piro vjen nga i pirdhur apo jo, o Pirdhu?

                      2. R
                        Read alone

                        O gazetare idiote! Pse na i ndryshoni emrat e vendeve? Jalin e bëtë Jala. Llogoranë e bëtë Llogara. Tani Qeparoi e bëtë Qeparoja.

                        Lini një Përgjigje