Vendi unik ku takohen Azia, Afrika dhe Europa

1 Gusht 2022, 17:47Turizëm TEMA

Kreta është origjina e qytetërimit perëndimor. Me trashëgimi të pasur historike e arkeologjike, me plazhe, lugina dhe male magjepsëse, Kreta është padyshim një nga vendet më tërheqëse për turistët në mbarë botën.


Për të zbuluar Kretën është mirë të kesh një makinë, të cilën mund ta marrësh me qira me çmime të favorshme. Rrugët janë në gjendje të shkëlqyer dhe vizitat rreth ishullit janë vërtet një aventurë për t’u mbajtur mend. Knossos dhe Phaistos, janë dy pika të rëndësishme për t’u ndalur dhe për të parë arkitekturën minoane, ku ruhen objekte magjepsëse të këtij qytetërimi misterioz.


Një konglomerat kulturor

Mikenasit në antikitet, por edhe qytetërime të tjera si ajo e Venedikut kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Kretë. Venedikasit e dominuan Kretën nga viti 1204 deri në 1669, mandej nisi sundimi turk. Kreta gjithashtu ra nën sundimin egjiptian. Të gjitha këto qytetërime kanë ndikuar që Kreta të jetë një konglomerat kulturash, ku gërshetohen natyrshëm stile dhe tradita të ndryshme. Shatërvanë dhe pallate të stilit venecian, xhami dhe tregje tipike orientale, si dhe gastronomi e muzikë greke. Nuk është e pazakontë të gjesh edhe manastire të izoluara, ku shpesh rrëfehen ngjarje heroike kundër pushtuesve turq.

Natyra e paprekur

Përveç historisë, kulturës dhe arkeologjisë, Kreta ofron edhe mrekulli të shumta natyrore, si Gryka e Samarisë në shpellat e Zeusit, malet mbi dy mijë metra të larta, pllajat me mullinj ere dhe pamje të shumta befasuese, veçanërisht në pranverë, kur livadhet mbulohen me njëmijë ngjyra.

Plazhe dhe resorte

Sigurisht deti është një nga motivet kryesore për të vizituar Kretën, veçanërisht bregdeti verior me një sërë plazhesh me rërë të bardhë dhe rozë. Falassarna, Elafonissi, Georgopulo janë plazhe të rrethuara nga korija të mëdha me palma.
Vitet e fundit që turizmi është zhvilluar shumë, në Kretë është investuar duke ngritur hotele dhe resorte të shumta luksoze. Megjithatë, alternativat nuk mungojnë dhe vizitorët mund të zgjedhin të pushojnë edhe në shtëpitë e vendasve, të cilët ofrojnë dhoma apo apartamente me çmime të ndryshme.


Gastronomia është një tjetër pikë e fortë e turizmit në Kretë. Produkte të shumta vendase, duke filluar nga mishi i pulës, qengjit, perimet e stinës dhe padyshim peshku i freskët dhe frutat e detit. Tavernat dhe lokalet ofrojnë specialitete të shumta si Chtapodi, oktapodi i pjekur në skarë; kalamarakia, kallamarët e pjekur dhe të shoqëruar me salca të ndryshme dhe pafund receta ëmbëlsirash.  

Një dolli me raki

Bregdeti jugor me plazhet e tij me guralecë është më pak i frekuentuar, por deti është gjithmonë i pastër dhe tërheqës. Zonat si Preveli, Agia Fotia dhe Matala kanë avantazhin se kanë mbajtur të paprekur natyrën. Gjithashtu, ato shquhen për mikpritjen e jashtëzakonshme që ka për simbol… një dolli me raki.

5 Komente

  1. S
    Sotir

    Te gjithe evgjiter . Kam jetu 5 vite aty. Nuk eshte tamam ashtu evertete kjo historia me manastire. Ka shum papu qe thone qe kur erdhen osmanet ne 1699 populli ka dale duke i puthur kembet sepse venidikasit kane kryer mizori te paimagjinueshme mbi banoret vendas. Te gjitha femrat vendase duhet te perdhunoheshin nga mercenare venedikas e kjo per ta ishte e ligjshme. Krimet e katolikeve kane qene te pashembullta mbi popullsine vendase. Qe kryesisht jane te ardhur nga Egjipti

    1. M
      Moisi Golemi

      Banorët origjinalë të Kretës, ata të fshatrave të humbur, janë më të zinj se arabët, vishen vetëm me të zeza dhe mbajnë thikë në brez. Janë leshatorë si majmunë dhe kanë inteligjencë cjapi. Nuk ndërron dot dy fjalë me ta se futesh në sherr dhe menjëherë kapin thikën. Pasardhës të vërtetë të shtatlartëve bjond e sybojqielli, hahahaa.

      1. S
        Sotir

        Qe jane te zinj dhe ato e pranojne ne mase te madhe origjinen nga Afrika . Ne fund te fundit ato skan pas asnje lidhje me kontinentin . Kane qene koloni e pothuajse gjithe perandorive e kjo ka lene gjurme. Qe nje pjese kane karakter impulsiv eshte e vertete por kane shume me burreri se greket e Po i pate miq nuk te shesin kurre. Jane shum te ndryshem ne karakter se pjesa kontinentale e Greqise .te gjitha keto shprehje te tuat vine nga grekerit e kontinentit te cilet i shikojne me perbuzje p.sh si ne qe i themi verioreve cecene . Une kam kujtime e akoma ruaj miqesi te paster

      2. S
        Soqiri

        O Sotir,po kur jane jevgjiter pse shove ti atje dhe nuk erdhen ata tek vendi yt.Apo e mbushe barkun me buke tani dhe te duket vetjai zgjuar re pusti.

        1. M
          Mira

          E bukura, e egra e magjishmja Kretë!!!

          Lini një Përgjigje