FOTOT: Liqenet e Lukovës, destinacion i përkryer për ditët e verës

21 Korrik 2022, 11:13Turizëm TEMA

FOTOT: Liqenet e Lukovës, destinacion i përkryer për ditët e

Liqenet me bukuri mahnitëse të Lukovës janë kthyer në destinacionin turistik më të vizituar të zonës së Mokrës, në Pogradec.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau momente nga vizita e turistëve në këto liqene.

“Liqenet e Lukovës një destinacion çlodhës për këto ditë të nxehta vere”, shprehet AKZM.

Në pjesën jug-perëndimore të Pogradecit, në kufi me rrethin e Gramshit ndodhen dy liqenet përrallore të Lukovës. Rrugës për te liqenet ka përrenj që zbresin nga mali, me ujë të ftohtë.

Liqeni më i madh është 1851 metra mbi nivelin e detit, ndërsa i vogli 1795 mbi nivelin e detit. Liqenet e Lukovës janë me origjinë akullnajore.

Në atë zonë, pranë liqeneve ndodhet Mokra e Poshtme, një fshat i bukur rrëze maleve. Sot e ka humbur gjallërinë, pasi shumica e banorëve janë larguar, por mbetet një pikë turistike shumë e bukur, me natyrë të larmishme.

2 Komente

  1. p
    paskali

    Perse jepni liqenin e siperm , vetem!!!! Liqeni i poshtem me burime perreth eshte bere BATERDIAAAAAAA!!!!! Me punime , bujtina te shemtuara pa rregull e ASNJE plan urbanistike ! Bile edhe nje porte qe nuk te lene te hysh brenda!! Shkoni e shihni si priten pyjet e Tallës Ujit te Ftohte, Bishnices! Te prera rrafsh peme te reja , masaker ,masaker ,kriminele te lidhur me pushtetin ! O zot ruaje kete vend te bekuar nga kjo lloj rrace e shemtuar ! AS talebanet, asnje pushtues me i eger nuk e ka bere kete dem natyror!!!!!

    1. ?
      ????????????????????????

      shqiperi VK pa lidhje shtet i poshter

    Lini një Përgjigje