Vlora Marina është projekti më ri turistik që pritet t’i shtohet qytetit të Vlorës, me synimin kryesor për të sjellë njëtransformim të turizmit, jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë vendin. Po çfarë është ky projekt?
Vlora Marina është e organizuar në disa zona kryesore: Porti turistik i projektuar si një Marinë e klasit botëror me 438 vende ankorimi për jahte dhe mega jahte. Lungomare e cila do të jetë një shëtitore që do të shtrihet buzë detit duke lidhur shëtitoren ekzistuese me plazhin ranor dhe njësitë e shërbimit përgjatë shëtitores me dyqane, bare, restorante dhe hapësira të ndryshme për argëtim.
Secila nga këto zona ka funksionin e vet por të ndërthurura së bashku përbëjnë një destinacion që do t’i ofrojë klientëve një mjedis plot gjallëri ku mund të zgjedhin midis disa komoditeteve dhe shërbimeve për ta shijuar me miqtë ose me familjarët e tyre.
Falë pozicionimit strategjik, Vlora Marina do të ofrojë mundësinë e eksplorimit të bregdetit shqiptar nga turistët e huaj që do të zgjedhin vendin tonë për ta vizituar. Deri tani kjo alternativë nuk ekzistonte dhe kjo ka bërë që Shqipëria të mos jetë në hartën e destinacioneve të kësaj kategorie turistësh. Vlora Marina shumë shpejt jo vetëm do ta pozicionojë turzimin në vend në këtë këndvështrim por do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik.
Shume projekt i shemtuar, .. Po kopjoni more si i bejne gjithe bota, jo keshtu si ky kuadrati ketu ne foto qe duket si rezervat peshku
O Mond Labi, mo u nxito ai vrarë. Kjo është një foto që e ka nxjerrë gazeta dhe nuk është projekti i vërtetë. Kjo është foto nga liqenet e Kanadasë. I vërteti, është një thesar boteror o birazer. Bëj gati no një klub a çtë të dojë kokrrae qejfit, aty afer kesaje mbrekullie, që të fitoç ndonjë lek. Tung.
Nqs hyrja e marinës është kjo që shohim atëherë ky projekt është një dështim I plotë. Përplasjet e varkave në murin e betonit do jenë të paevitueshme në kohë të keqe. Dallgët do futen në marinë pa problem.
Ky projekt nuk eshte i plot .Mungojne shume element te sigurise detare .Me e keqja eshte skaljera qe sploteson 100% mbrojtjen nga drejtimii ererave te jugut ,jugelindjes dhe lindjes.
O cfar komentus k*ra, o katunar qe merni vesh nga projektet po ku i mesuat o shpellare gjith keto vrejtje.... Thoni te behet sa me shpejt sepse rrit turizmin dhe rriten te ardhurat....