Liqeni i veçantë në zemër të Valbonës, ofron pamje magjike në dimër

7 Shkurt 2023, 11:31Turizëm TEMA

Liqeni i veçantë në zemër të Valbonës, ofron

Shqipëria ofron për turistët e huaj dhe vizitorët vendas atraksione mjaft interesante dhe gjatë sezonit dimëror.

Liqeni i Xhemës, në hyrje të Valbonës është një tjetër destinacion turistik, i cili ofron bukuri malore, ku ndërthuren bardhësia e dëborës me ngjyrat e kaltra të këtij liqeni e ku pamja që të ofrohet është mbresëlënëse.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka postuar sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, ku shprehet se, tani në dimër merr pamje magjike.

Liqeni i Xhemës është një liqen natyror i vendosur në hyrje të zonës së banuar të fshatit Valbonë, pjesë e Parkut Kombëtar të Valbonës. Ky atraksion është i arritshëm për çdo grupmoshë për ecje dhe eksplorim.

Në hyrje të luginës, buze rrugës nacionale e cila është e asfaltuar, për vizitorët ka tabela orientuese dhe mund të ndiqet shtegu në mënyrë autonome edhe pa ndihmën e një guide.

Shtegu kalon përmes pyllit të gjelbëruar në pranverë apo atij të artë në vjeshtë.

 

3 Komente

  1. T
    Taulant

    Po late nam!!! Pika ju rente. Po cfare liqeni eshte moj e zeza ministre? Eshte thjesht nje pellg, nje grope qe grumbullon ujra kur ka reshje apo kur shkrin debora. Idiotter!!

    1. B
      Beni

      ama jo...te drejte ke...ministret si Sazan Guret e Qeverrise

    2. "
      "BOHOTINA"

      O Taulant! Po si nuk fole njehere drejt? Po dhe sikur nje grope cfaredo te jete, eshte jona, eshte ne nje vend magjik. Ç' te keqe gjen ketu ti?

      Lini një Përgjigje