Mediat spanjolle vëmendjen nga Shqipëria! Mes pesë destinacioneve evropiane më të përballueshme në vjeshtë

4 Tetor 2023, 14:18Turizëm TEMA

Mediat spanjolle vëmendjen nga Shqipëria! Mes pesë destinacioneve

Mediat spanjolle, njëra pas tjetrës, i kanë kthyer sytë nga Shqipëria.  Si një vend me çmime të lira, vendi ynë sipas të përditshmes “El Cronista”, është një nga destinacionet turistike që mund të përfitoni.

Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve evropiane më të përballueshme për pushime në vjeshtën e 2023.

Artikulli:

Nëse dëshironi të njihni Evropën me një kosto të ulët, Shqipëria është opsioni ideal për ju.

Ajo ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, gjuha e saj është shqipja dhe monedha vendase quhet LEK.

Shqipëria është një destinacion pak i njohur, krahasuar me vende të tjera si Franca, Italia apo Spanja, ndaj eksperienca turistike është më e lirë, përsa i përket çmimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit.

Vendi ofron plane kulturore, natyrore, gastronomike dhe të kohës së lirë.

Udhëtimi mund të fillojë me një vizitë në sheshin Skënderbe të Tiranës. Nga atje, ju mund të njiheni me njerëzit, historinë e saj dhe të bëni turne të ndryshme turistike me udhëzues.

Nëse dëshironi të vizitoni plazhin, Ksamili në jug të vendit, do të ishte një opsion i shkëlqyer.

Për shkak të bukurisë natyrore zona bregdetare njihet si Riviera Shqiptare dhe tërheqja kryesore e saj është zbulimi i pjesës më pak të njohur të Mesdheut.

Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të vizitoni kështjella antike, kisha, male dhe parqe natyrore.

Kërkesat për të udhëtuar në Shqipëri:

– Të keni sigurimin e shëndetit në udhëtim

– Të keni një pasaportë të vlefshme gjatë hyrjes

– Nëse jeni meksikan, nuk keni nevojë për vizë turistike.

 

 

Lini një Përgjigje