Pushime edhe në tetor! Kosovarët rikthehen për fundjavë në Pogradec

8 Tetor 2023, 15:44Turizëm TEMA

Pushime edhe në tetor! Kosovarët rikthehen për fundjavë

Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ngarkuar gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Të shumtë janë pushuesit vendas dhe shqiptarë të rajonit të cilët vizitojnë Korçën, Voskopojën dhe Pogradecin.

Në Pogradec gjejmë pushues nga Gjakova dhe Prizreni të cilët janë rikthyer në qytetin liqenor për disa ditë pushime.


Qetësia, bukuria e liqenit, natyra, njerëzit, ushqimi dhe pastërtia janë arsyet që rikthejnë në Pogradec pushues të shumtë nga Kosova.


Pogradeci është një prej destinacioneve më të preferuara, pasi agjencitë turistike në Kosovë e listojnë të parin këtë qytet në paketën e ofertave për vjeshtën dhe dimrin.

2 Komente

  1. B
    Besimtari

    Po dhe ne Pogradec shkuat mor qe ja u shofte Serbi faren. Ta beni dhe Pogradecin si Durresin.

    1. Q
      Qytetari tironc

      Pogradeci qytet fantastik me njerez te mrekullueshem por duhet te behet i vizitueshem gjithe vitin jo vetem ne vere; bashkia duhet te ndaloje menjehere derdhjet ne liqen, duhet rregulluar sheshi para bashkise e hyrja qytetit tek ish.turizmi vjeter e ish.oktapodi; te ndalohen ndertimet shumekateshe por vetem te buta max.6 kate ku 50% e truallit te jete gjelberim; duhet te perfundoje pedonalja deri ne Tushemisht e mbushur me peme; te rregullohen rruget brenda ne qytet e trafiku; te vihen me shume tabela te trafikut e qe tregojne ku jane institucionet; Pogradeci ka goxha gjelberim e te 2.fishohet ai; Te ndertohen qendra sportive verore e dimerore ku te kete edhe pishina qe te frekuentohen masivisht; Te vihet tren si tek Parku Liqenit ne Tirane, tren veror i hapur turistik me disa ndalesa te niset nga Enkelana psh.deri ne Voloreke ose Tushemisht; Te ndertohen mole te vogla ne liqen per varka turistike me qera; Te forcohet jeta artistike e qytetit te kete edhe kinema; Etj etj etj Pra jane te gjitha mundesite qe ai qytet aq i bukur buze liqenit te jete plot edhe ne dimer.

      Lini një Përgjigje