Një tjetër minator ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur rëndë pasi një xhep gazrash të fjetur ka shpërthyer në një nga galeritë e saj. Viktimat pasojnë dhjetëra të vrarë dhe qindra të lënduar gjatë këtyre viteve, ku në atë minierë punohet si një han pa porta për shkak të politikës së qeverisë ndaj mënyrës se si duhet shfrytëzuar ai masiv kromi. Kur them që këto viktima janë përgjegjësi direkte e Genc Rulit dhe ministrave që e kanë pasuar atë në detyrë, nuk dua të bëj politikë, edhe pse kjo histori në radhë të parë duhet të ndryshojë nga politika.
Për të gjithë ata që e kanë të paqartë se çfarë është miniera e Bulqizës duhet shpjeguar se si mbahet në këmbë një minierë e tillë gjigante, nga më të mëdhatë në botë dhe e krahasueshme nga rezervat me së paku 5 vendburimet më të mira në botë të kromit. Një vendburim i tillë, i cili ka filluar të shfrytëzohet gjatë regjimit komunist, kishte në dispozicion të tij 5 kompani. Në fillim ishte kërkimi gjeologjik, pastaj zbulimi gjeologjik, pastaj Ndërtim-Miniera, pastaj ndërmarrja e Avari- Shpëtimit dhe në fund ishte shfrytëzimi i minierës. Pra, shteti para se të shkohej tek minerali, investonte në katër kompani të tjera që kërkonin, zbulonin, ndërtonin dhe siguronin rrugën e minatorit drejt mineralit. Në atë vendburim ndodhte që punonin 4 mijë minatorë njëherësh dhe nuk ndodhnin gjëma të tilla.
20 vjet pasi miniera ka ndalur funksionimin e saj normal, vendburimi konsiderohet si një mbeturinë në të cilën kanë ngelur ca minerale dhe ato plaçkiten me çdo mjet dhe çdo çmim, përfshi dhe çmimin e jetës. Galeritë kryesore dhe puset janë ato të kohës së komunizmit, ajrimi po ai, ndoshta më keq, masat e sigurisë thuajse nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha nuk investohet më as për kërkim- zbulimin në zonë, përveç atyre studimeve që janë bërë gjatë kohës së komunizmit.
Nja nga shumë arsyet përse ndodh kjo është se qeveria shqiptare, bile duke filluar nga periudha e Genc Rulit si Ministër Ekonomie, ka copëzuar lejet minerare, duke ua ofruar miqve, trafikantëve të rëndomtë, njerëzve të fortë të atyre anëve, gjithkujt që premtonte t’i jepte ndonjë lek nën dorë Ministrit dhe të bënte ndonjë lek në Bulqizë. Me këtë politikë askush nuk ka menduar, dhe realisht e ka të vështirë të mendojë për investimet themelore në minierë, për ato investime që e mbajnë gjallë minierën dhe i japin asaj jetë, si një vend i sigurt ku mund të punohet pa rrezikuar në këto forma ekstreme jetën. Në Bulqizë sot kanë leje minerare së paku nja tre kompani mediatike që shërbejnë për t’i mbyllur gojën qytetarëve, dhjetë gangsterë të zonës, 20 miq ministrash dhe në krye të tyre është ACR me një leje korruptive të lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili çuditërisht ende nuk po merret i pandehur nga prokuroria për firmosjen e shtyrjes së kontratës pa leje të parlamentit dhe qeverisë. Kjo politikë e shfrytëzimit të atij vendburimi bën që investimet themelore të mungojnë, ajrimi, transporti i brendshëm, armatosja e galerive dhe aspirimi të mos jenë në fokus të investimeve, por të shfrytëzohen minatorët për të shkuar me çdo çmim në ballë të galerisë për të nxjerrë atë krom që ka mbetur aty.
Dhe ndodh siç ka ndodhur dje, që një xhep i fjetur gazrash mes shkëmbinj, i paparashikuar nga askush, ka shpërthyer në një galeri pa ajrosje dhe aspirim dhe ka bërë kërdinë. Herë tjetër ka rënë tavani i galerisë nga mungesa e armatosjes, herë tjetër minatorët dhe fëmijë të tyre janë varrosur në stoqet e mineraleve jashtë e kështu me radhë. Duke munguar një politikë racionale për shfrytëzimin e vendburimit, dhe duke dhënë me koncesion vetëm shfrytëzimin, pa kushtëzuar me rreptësi shërbimet që kërkon miniera, ne jo vetëm sot, por dhe në ditët në vazhdim do të gjendemi para problemeve të tilla që do të marrin jetë minatorësh dhe do të vazhdojnë të fryjnë xhepa ministrash.
Përveç anës teknike dhe sigurisë njerëzore, kjo mënyrë e të shfrytëzuarit të vendburimit është dhe një krim përsa i përket cilësisë së mineralit që shfrytëzohet. Të etur për fitime të shpejta dhe të mëdha “pronarët” e rinj, të cilët në asnjë rast nuk janë inxhinierë minierash apo profesionistë të gjeologjisë, udhëzojnë punëtorët të marrin vetëm kromin me cilësi të lartë, ndoshta mbi 30 për qind, duke varrosur brenda malit përjetësisht pjesën tjetër të kromit që mund të pasurohej dhe të shërbente po aq mirë si pasuri kombëtare. Sistemi i shfrytëzimit të atyre minierave është i tillë që pasi merr mineralin duhet të shembesh galerinë që merr mineralin për të ruajtur strukturën e masivit dhe si rrjedhojë nëse nuk e ke marrë gjithë mineralin, nuk e merr dot më përjetësisht.
Të gjitha këto pasoja të rënda, që nga jeta e njerëzve e deri tek shkatërrimi i pasurisë kombëtare vijnë nga një politikë e ligë qeveritare, e cila ka në qendër të saj dëshirën për miliona në xhepin e zyrtarëve dhe jo dëshirën për të shfrytëzuar pasuritë kombëtare të Shqipërisë dhe për të lehtësuar jetën e minatorëve atje.
Minatorët në kohën që miniera shfrytëzohej normalisht, ishin njerëzit më të paguar të Shqipërisë dhe në Bulqizë, Krastë apo qyteza të tjera minatore kishte deflacion pasi kishte më shumë para se sa kishte mall në qytete. Sot në ato qyteza minatorët marrin bukën me lista dhe një herë në muaj varrosin nga një shok. Në vend të rreth 1 mijë e ca inxhinierëve që punonin në atë masiv dhe zonat përreth, sot ke rreth 40 gangsterë me fuoristrada, që flasin gjithë ditën me ministrat dhe ish ministrat e Ekonomisë në telefon dhe varrosin brenda malit jetë njerëzish.
Kjo histori duhet të ndalet sot dhe menjëherë. Është fyese të mendosh se Nasip Naço, i cili e ka mendjen të rrjepë ndonjë uzinë që ka mbetur ende në këmbë për skrap, të kuptojë se ç’duhet bërë në Bulqizë. Është e turpshme që hajdutë pulash të shkojnë e të krekosen si gjela para minatorëve për tu dhënë shpresë se do ta rregullojnë të ardhmen e tyre. Bashkë me minatorin e vrarë duhet të ndalet sot jeta e atij kantieri vdekjeprurës për ta rikonceptuar si një vendburim, në të cilin duhet të investohet për tu shfrytëzuar dhe jo duhet shfrytëzuar për të investuar paratë në bizneset e tjera të ministrave tanë të Ekonomisë, në vila që nisin nga Gjiri i Lalzit dhe mbarojnë në Farkë.
I gënjen mendja ata që mendojnë se aksidenti i ndodhi ACR dhe jo dikujt tjetër. Çdo ditë të gjithë janë të rrezikuar të jenë të vdekur, nëse ai vendburim nuk shfrytëzohet pasi në të të jetë investuar për kërkimin, zbulimin, sigurinë dhe shfrytëzimin racional të tij. Ajo që ne sot i themi minierë kromi në fakt është varrezë minatorësh. Rikthimi i saj në minierë kërkon që të hiqet nga duart e ish- ministrave të Ekonomisë që kanë zgjatur aty kthetrat e vdekjes për të mbushur xhepat e tyre dhe për të zbrazur xhepat dhe shpirtrat e minatorëve.
Kete rradhe vdiq 1 dhe u plagosen 9 veta, rradhes tjeter ka per te qene me fatale! As ACR dhe as hajdutet e qeverise nuk kane per te marre masa. Deri kur do te duroje ky popull, dersia te zhdukemi te tere!
Analize perfekte! Mero, e kam permendur edhe njehere me pare. Ose jepja ndonje nga keto shkrime “eksperteve” te PS-se qe te duket sikur kane program, ose bej vete nje parti opozitare.
Vertet fatkeqsi kombetare se Ku eshte katandisur gjithe ajo pasuri kombetare,fatkeqsi cfare njerezish e drejtojne ate vende.po dhe sa kohe do vazhdojme keshtu o popull car pret o rini shikoni apo Jo cfare po ndodh me prindrit tuaj cdo dite vetem vdekje cfare prisni ???????
O Z Mero,me vjen keq vetem per dicka.Jemi ne qe kemi share Enver qenin,kurse sot kjo QEVERI QE MENDON VETEM PER NJEREZIT po na detyron me menduar se kemi qene me mire atehere.Nuk ka turp me te madh.Kjo qeveri i ka shburnuar,injoruar,varferuar,shfytezuar deri ne palc shqiptaret.
Rrofte? qevveria e skrapit e hajdutit dhe e satrapit Perpara babezise njerezit jane morra ose koke pa lare sic thote zoti? kryeminister?.
Qytetare te Bulqizes ngrini plackat dhe shperguluni ne Tirone , e cila do ju prese krahehapur se ka vend edhe per ju , lereni minieren e vdekjes ta punojne drejtuesit e firmes dhe qeveritaret.
Kane vdekur, vdiqen, do te vdesin! e ne Shqiperi, nuk i ben me pershtypje ketij populli.
“Your recipient is not able to receive funds at this time. Your recipient must first set up his or her account to receive funds.”
Se keni rregulluar akoma llogarine e PayPal-it. Ju thashe qe mjafton nje karte Visa dhe me pas behet verifikimi i saj – ndiqni proceduren ta shpjegon vete paypal-i.
normal, e kane me te lehte te kuptojne qe fajin e ka Edi Rama qe po bllokon investimet e Saliut se te kuptojne te verteten.
Rrofshe ,o Mero,se u mban gjalle shqiptareve shpresen se idealistet,intelektualet e vertete ,qe luftojne per liri e drejtesi,ne Shqiperi ,nuk jane shuar fare !
Shkrimet dhe analizat e tua jane reale dhe tregojne arsyet e verteta e ketij tranzicioni te dhimbshem e te stergjatur .
Kesaj rradhe,me lejo te te them me “modesti”,se nuk ke “gjetur” shkaqet e verteta te kesaj tragjedie te radhes ne miniere.
“Gjithe faji eshte i Edi Rames”!!!!!!?????? ,hajduti,ne kete vend ku jetojme ,nuk ka asnje here faj.
Pa nje revolte popullore,sic ndodh ne gjithe boten e qyteteruar,ketu asgje nuk mund te ndryshoje.
Ketu ,me te vertete, eshte faji i opozites dhe Edi Rames !
TE VERTETEN e ati sistemi qe iku nuk ja themi kurr,por byth as me majt i minier nuk kemi, me kushtet me minimale,e me rujte te pakten jeten e atyne qe rropaten per buken e gojes,se e kan katandisur vendin ne kohen migjeniane,prandaj dhe mendia na shkon tek e kaluara,sepse shteti ne ate koh te pakten,per jeten e nji puntori,jepnin llogari kushedi sa njerez,prandaj dhe puna ishte korrekte,e kur shikon qe kta fukarej, len femit rrugve per te ushqyer bythen e disa gangsterve,direkt mendia na shkon tek ENVER HOXHA,dhe e dini ku esht arsyeja,jo per politik por se jemi katandisur njiqind her me keq,kjo ndodh se tani nuk ka shtet por klane interesi.
Fatkeqesi e madhe qe nuk kemi shtet por ministra te babezitur.
Eh more Enver Hoxha qe te permendin emrin sorrogatot e shpellave qe nuk e kane konceptin e shtetit.Ky nuk eshte shtet por lukuni ujqrish me kryekafshen ne krye.
Mero sic ndodh ne miniera,ndodh ne cdo zyre te ketij palo shteti.Na ka zene kanceri si shoqeri ne cdo qelize dhe po na shkurtohet jeta kur shohim kriminelet me kollare apo jelek qe flasin per bukuroshe te fjetura.FATKEQESi KOMBETARE
Vdekjete per qeverin aktuale jane dicka normale!
Ne Shqiperi vdesin me nga 26 per nji minut dhe nuke ka fajtore!vriten ne mese te rruges 4 qytetare dhe nuke ka ndonji shqetesim per qeverin Berisha,vriten cdo dite njerze te pa fajshem ,po na Sali Berisha qe armatosi popullin ne 97-ten.
Kjo qeveri eshte qeveria e vjedhjes dhe e vrasjes,e mjerimit dhe e denegjerimit te sistemit te drejtesise.Nji qeveri qe duhet larguare me cdo cemim!te gjithe fajtoret dhe hajdutet Berishjane duhet te japin llogari perpara organeve te drejtesise.
Bulqiza llogore vdekje!bolle te pasurohet kasta e Genc Rulit dhe kriminelet per rrethe tije.
I dashur Mero!pershkrimi juaj ne kete artikull eshte miredetajuar. Ndoshta Duhen zgjuar ata intelektuale te cilet kane dhene mundin ,djersen dhe jeten per shfrytezimin e kesaj pasurie kombetare,u takon atyre qe te ringjallin dhe nje here.Nje bashkepunim i mirefillte ipunetorve,intelektualeve(specialiste te shfrytezimit te minierave)se bashku me pushtetin vendor mund te korigjojne kete katastrofe
Shpreh keqardhjen per familjaret qe u lenduan dhe indinjaten ndaj gjith atyre qe projektuan dhe realizuan kete veper varrmihese por me resurse te jashtezakoneshme per vendin dheqytetaret e Bulqizes.
me respekt
Dr.Hodo Kabello
Miniera t’u kthehet minatoreve! Te behet ndermarrje shteterore!
NJE AKSIDENT PUNE ME PASOJE VDEKJEN KETU TE UNE VLERESOHET DERI NE 400 000 EURO:SA ESHTE VLERA E JETES SE PUNTORIT SHQIPTAR NE 20 VJET DEMOKRACI?
leri gallatat mero!
a ta mban të shkruash kështu???
“INTERVISTA/ Rexhep Qosja: Berisha e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci blegtorale”
jo vetëm për berishën por dhe për humoristin e ri të twiterit!edi llakajn!
Edhe une jam i nje mendjeje me ju te dashur ketu ne forum,por jam shume dakord me Kaloresi i Zi,se kur do i therrasi mendjes ky Popull nje zot e di.
ajo rruga e re dhe datelindja qe u festua ne sarisalltik te krujes e dini pse.kush e gjen te shkruaje
minierat jane pasuri kombetare si edhe hidrocentralet qe i kemi bere vete ne pa pagese tani i vjedhin keto shkerdhata qe kemi ne krye
Edhe me pare na eshte sqaruar pastertisht si qendron e verteta e shfrytezimit te kromit ne Bulqize dhe ja nje e parashikuar e fresket.Cuditerisht qerpiku nuk i dridhet Gencit,Saliut e sorollopit te tyre(Te pakten ne aparence) Greqia po ndizet flake.Ne rrime.Cmimet kane shkuar ne stratosfere,ne rrime.Mjere ne !
Mero Baze po e ben punen e tij si gazetar objektiv dhe me dashuri per kete vend dhe popull. Po ne c’fare bejme, lexojme dhe kenaqemi se qenka nje qe tregon dhe fshikullon kete maskarrallek historik qe po perjetojme. Te krahasojme kohen e Enverit dhe bile ta vleresojme si pozitive me c’ka po ofron ky shtet i sotem,…!!!!!! Eshte cudi, tmerr dhe ironi ta mendosh, por kjo do te thote qe ky popull ka mbetur ne mes te rruges. Shigjeta e progresit eshte drejtuar me kohe nga regresi ne aspektin e drejtesise, sigurise per jeten dhe kurajos qytetare.
Shqiptari po kalon nje tmerr tjeter kohor. Nese dikur te vrisnin ne “emer te ligjit”, sot te vrasin ne emer te korrupsionit, ne emer te mohimit te se drejtes per te protestuar, ne emer te vella-vrasjes.
Ky pushtet duhet te iki nje ore e me pare. Nuk behet marreveshje me nje kasap primitiv si Berisha, apo me gjithe llojin e tij, qe ja kane bere mu ne koke demokracise dhe tallen me te.
Edi Rama, nese edhe ti je pjese e ketij skenari ogurzi, qe po e mban peng Shqiperine…..do kesh fatin e atyre qe historia i ka hedhur ne kosh,
..nese nuk ben dot opozite ku te permbledhesh gjithe progresistet shqiptare,..hiq dore me mire.
Ndryshe, me kete popull qe po kerkon me qiri rrugen e shpetimit…ti duhej ti kishe hedhur me kohe ate monster dhe ata qe ka prapa ne halene e gomareve.
BULQIZIOT!KENI TE FALA NGA NAMIK HOTI – NQS DONI TE SHPETONI NJIHER E MIR NGA FARVERIA QE U KA PLLAKOSUR.ME RESPEKT;SALI BERISHA DV.
Mero TRIMI-Editorialet Tuaj duhet te jene leksione per ‘Opoziten e Bashkuar’.Gjitheshka u arrit ne ato 40 vjet (45-85) u SHKATERRUA ne keto 20 vite. Vec Hidrocentralet po mbijetojne. Edhe keto,me sa duket,do t’u jepen me koncension kompanive ‘fantazma’.Ku po e cojne Shqiperine ! Vazhdo t’a mbash ‘gishtin ne plage’. Opozita te NDERGJEGJESOHET ! Ndryshe ‘NA MORRI LUMI’! Pershendetje !
Bravo Mero, si gjithmone shkrimet e tuaja jane te drejtperdrejta dhe te guximshme, po ne vetem duke lexuar e folur rrijme, nuk bejme gje tjeter qe te ndryshojme korrupsionin qe na ka pllakosur. E meritojme nje gje te tille, sot eshte Bulqiza, neser do jene hidrocentralet e privatizuara, shkollat me diploma te blera e keshtu me rralle. Mjere ne qe jetojme ne Shqiperi dhe qe duam te rrisim femije ne mes te plehrave te blera te botes.
Me ben shume pershtypje ky analisti Henri Cili e degjoj shpesh ne keto programet televizive dhe habitem se cfare mbrojtje i ben maxhorances dhe shan opoziten dhe kulmi ishte para ca netesh shau edhe presidentin e republikes. Ky person ne moshen 34 vjecare eshte pronar i nje universiteti inje shtypshkronje e cila shtyp te gjitha librat shkollore i nje reviste dhe nje gazete.Si ka mundesi qe ne nje moshe kaq te re ky njeri u be miliarder mos ka lidhje me mafian ne pushtet