Fizikanti kosovar thotë se Ajnshtajni ka gabuar

25 Maj 2012, 10:39Rajoni TEMA

Një fizikant kosovar ka mbledhur të enjten pasdite në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës shumë njerëz. Shukri Klinaku do t’ua tregonte atyre se ku ka gabuar gjeniu Albert Ajnshtajn.

Ligjëruesi i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka promovuar librin e tij ““Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Ajnshtajnit”. E hedhja poshtë e një teorie të Ajnshtajnit për shumëkënd ka qenë diçka që nuk mund të merret me mend. Këtë thotë se e ka vërejtur edhe vetë Klinaku. Sipas tij, në kuadër të propagandës që i ka bërë reklamimit të librit atij i ka ndodhur një ekses.

“Fatkeqësisht unë nuk mund t’ua argumentoj një fakt, i cili veç sa më ka bindur edhe më shumë se kam të drejtë me atë që e them në këtë libër”, është shprehur Klinaku. Nga të gjithë vendet ku ai kishte vendosur posterët e promovimit të librit, në vetëm një hapësirë i është shqyer.

“E ai vend është Departamenti i Fizikës, por unë e kam ngjitur tjetrin”, ka thënë Klinaku. Sipas tij, arsyeja se përse është shqyer ai poster është se në atë Departament Ajnshjanin e kanë idhull.

“Edhe nuk duan të shikojnë se çfarë ka thënë dhe nuk duan të ballafaqohen nëse ka gabuar diku”, ka thënë ai.

Sipas tij, argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, që thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij janë të shumta.

Sipas tij, po të shihen skicat dhe punimet e Ajnshtajnit dhe të tjerëve që përkrahin TSR-në, ato janë plot pa shpjegim.

“TSR-ja e ka futur fizikën në një rrugë të gabuar. E ka kthyer prapa. Janë ndërtuar fusha të ‘studimit’ pa bazë shkencore”, ka thënë ai. Sipas tij, rrënimi i kësaj piramide do ta lironte fizikën dhe do të hapte horizonte shumë të dobishme për shkencën. Klinaku thotë se nuk e hedh poshtë kontributin e Ajnshtanit në fizikë, por me teorinë speciale të relativitetit ka gabuar. E kundërargumentet e kësaj teorie, sipas Klinakut, janë në librin e tij që ofron shembuj praktikë se ku është gabuar. Në prezantimin e tij në BKUK, Klinaku ka prezantuar përmes shembujve dhe ekuacioneve fizike gjithë atë që, sipas tij, shpërfaq gabimin e Ajnshtajnit.

“Nxënësit sot janë të bombarduar me fotografitë dhe citatet e Ajnshtajnit. Ai mund të jetë gjeni dhe që i ka ndihmuar botës sikurse Ptolemeu, por me TRS-në ka gabuar”, ka thënë ai. “TRS-ja dhe përgjithësisht teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit do të bien”.

Por në cilën ditë do të rrëzohet kjo teori, sipas Klinakut, do të varet nga ajo se sa do të mund të “qëndrojnë të barrikaduar relativistët që tani kanë pushtetin në fizikë”, përballë argumenteve gjithnjë e më të qarta kundër kësaj teorie.

“Por shpresoj shumë se do ta mbijetoj”, ka thënë Klinaku. /KD

57 komente në “Fizikanti kosovar thotë se Ajnshtajni ka gabuar”

  1. Dilema says:

    Si duket ne Kosove ben me vape se ne pjeset e tjera te bllkanit. Pas pastaj, cna duhet çifuti Anshtajn neve….kemi Shukriun qe na mjafton e tepron..

  2. analist says:

    Ne shkence duhet guxim,ashtu si kishte dhe Ajnshtajni.
    Nuk jam ne gjendje te vleresoj konkluzionet e Klinakut se me mungon informacioni,por Klinaku duhet te guxoje. E reja duhet me force te perndjeke te vjetren,pa dashur te pohoj se teoria e Relativitetit nuk eshte e sakte.

  3. Ben Dibrani says:

    Nje njeri normal qe dyshon per nje gjeni? Se paku duhet ta degjojme sepse edhe Alberti u be Ajnshtajn pasi e degjuan, po te mos e degjonin ai do te vdiste si Bert, vetem njerzimi do te humbiste. Tashme po vjen nje me ide tjeter, mos e lini te “rri shuk” Shuk-ri/un ndoshta behet Klinak dhe njerzimi perfiton perseri. VETEM DEGJOJENI O njerez!

  4. bazarxhevap says:

    Shkenca boterore bazohet ne disa standarte persa i perket teorive shkencore. Se pari eshte perpilimi teorik i teorise, e cila zhvillohet me shpjegimin matematik te saj. Pas kesaj faze, pasi eshte vertetuar dhe verifikuar nga komuniteti shkencor (qe ekuacionet jane te sakta), teoria pranohet si matematikisht e sakte. Pas kesaj, vjen faza e vertetimit te teorise nepermjet eksperimenteve dhe observimeve, te cilat duhet qe te vertetojne ate qe thone numrat. Pasi teoria e kalon edhe kete faze me sukses, atehere ajo pranohet si e sakte nga shkencetaret.

    Teoria e relativitetit, eshte vertetuar me qindra here nepermjet observimeve, se ajo qendron. Po marrim nje shembul. Teoria e relativitetit, parashikoi se shpejtesia e drites(energjise elektromagnetike), eshte nje konstante e cila arrin shpejtesine 300000 Km/S. Pas eksperimenteve dhe observimeve, kjo u vertetua 100% si e sakte. Shembulli me i njohur i saj i aplikuar ne praktike, eshte sistemi i GPS-it. Te gjithe e dime se GPS-i funksionon dhe funksionon duke marre per baze shpejtesine e drites. Ka me qindra raste te tjera, qe e vertetojne se kjo teori nuk eshte gabim.

    Teoria e relativitetit nuk eshte perfekte, por qe te dalesh dhe te thuash se eshte gabim, kjo per mua eshte nje cmenduri dhe sharlatanizem!

    1. Argita_B says:

      Teorite nese marim nje distance te duhur, jane thjesht kode, te cilat jane te shkruara nga njeriu ne baze te dijeve qe ka mbi boten qe e rrethon. Problemi eshte se njeriu nuk njeh as 0.001% te botes qe e rrethon.
      Pra teoria e realitvitetit, ashtu si e ka titullin, eshte relative dhe jo absolute, e si e tille e destinuar te perfektohet, te zhvillohet apo me vone te ndryshoje ndofta krejtesisht.
      Ashtu sikurese kjo teori hodhi poshte teori me te vjetra qe egzistonin perpara saj, dhe ajo nje dite do te bjeri, keshtu qe nuk mendoj se eshte sharlatanizem qe te rrezohet, te pakten nuk mund te gjykohet dikush pa lexuar e mundur te kuptojme teorine mbi te cilen bazohet.

      1. bazarxhevap says:

        Une thashe qe teoria e relativitetit nuk eshte perfekte, por per ate qe shpjegon ajo eshte e sakte dhe nuk mund te hidhet poshte si e gabuar.

        Pavaresisht zhvillimit te njerezimit shkences dhe perceptimit tone ndaj tij, universi gjithmone do te perbehet nga materia, nga atomet e elementeve baze, nga molekulat, nga energjia elektromagnetike dhe nga graviteti. Kjo nuk do te thote se keto gjera do te ndryshojne neqoftese ne mesojme me shume rreth tyre. Ne mund te mesojme me shume per to ne te ardhmen, por kjo nuk do te thote te rimesojme ato qe dime!

        Ligjet e Newtonit jane shume te vjetra, por njerezit me ato ligje shkuan ne Hene dhe derguan sonda ne cepat e sistemit djellor dhe ato ligje fizike qendrojne per ate qe shpjegojne (gravitetin), pavaresisht se ne ende nuk e dime se cfare e krijon gravitetin.

        1. raimondi says:

          Dakort duhet degjuar Shukriu , por ky duhet ta coje studimin e tij ne nje shoqate fizikantesh ne USA , apo EU

          Nqs SHukriu e ka seriozisht kete zbulim te tijin do bente mire te kerkonta takim me nje fizikante Shqiptare qe jeton ne Kanda –Ajo eshte nje nga fizikantet me te mira ne Bote , eshte vajze nga Vlora , por eshte martuar me nje kanadez
          Emri i Saj eshte Laura Mersini dhe teorite saj per Fiziken jepen edhe ketu ne USA

          Biles ajo ka bere zbulimin qe kemi shume universe ne kozmos dhe per kete ka folur edhe tv shkencor amerikan

          Edhe Laura ka hedhur dyshime mbi teorine e Aijshtajnit

          –Ndaj ky fizikanit kosovar do bente mire te kontaktonte me Lauren e cila eshte nje ne eliten e fizikanteve me te mire te Botes

          Po te bisedoj me Luaren dhe tja parashtroj asaj teorine e tij , ajo e ndihmon
          qe te perballet me fizikantet e vertete

          Duhet patjeter qe fizikanti kosovar te krijoje kontakte me Laura Mersinin

          Ajo eshte edhe vajze patriote –Ndaj do bente mire qe te kerkonte ndihmen e saj per tu njohur ne rrethet shkencore te botes moderne

          Se Laura me duket jep mesim per fiziken berthamore ne nje universitet ne Kanada

          Por nese ai do ta gjeje Lauren , e gjen shume lehte ne google , ose kerko ne ju tube videot me emrin Laura Mersini , dhe aty do gjesh ruge per tu njohur me te

          I uroj fizikantit kosovar suksese !

        2. raimondi says:

          Tani per teroine e relaitivitetit nuk flet dot me siguri 100% , se ajo thote qe :
          ….koha ne sisteme te dnryshme , rjedh e ndryshme….

          Por ti ke provuar vetem ekte sistem diellor, nuk ke pare ndonje sistem tjeter ,
          ndaj ajo si teroi mbetet per tu provuar ne te ardhmen kur njeriu te shkoje
          ne sisteme te ndryshme diellore , dhe atehere provohet
          \Tani per tani ajo eshte vetem nje teori, dhe aq

    2. raimondi says:

      Teoria e relaitivitetit eshte dicka qe vertetohet nepermjet arsyetimit abstrakt , por ajo nuk vertetohet dot konkretisht –

      Dhe ne keto raste ne arsyetimin abstrakt ka gjithmone gabime, sidomos kur behet fjale per kozmosin , se varet nga kendi i veshtrimit te shkencetarit por edhe nga vendi ku eshte lokalizuar shkencetari

      Ndaj , aty nuk ka sbolkutizem –Psh shkencetaret thane para ca muajsh ne tv ,se formula e E – mc2 , nuk harinte te vertetonte dot gjendjen ne fund te vrimave te zeza
      —Dhe aty dukej sikur koha ndalonte mbi bazen e teorise se Aijnshtajnit —-
      Ndaj ne lidhje me kozmosin nuk ka azgje absolute , sepse edhe universi nuk eshte i vetem’

      Shkencetarja Laureta Mersini sebashku me nje tjeter fizikant rus kane hedhur idene e Multi -Universeve , dhe per kete ka folur disa dite me radhe edhe tv amerikan

      Ndaj kushdo qe ka ndonje asreyetim alternativ per cdo gje ne lidhje me kete fushe,
      nuk duhet frenuar , por eshte mire qe ta parashtroje tek organtet shkencore te fizikes moderne , dhe aty do duket sa i sakte eshte perfundimi tij
      kur ti bejne oponencen shkencetaret

  5. kuriozi says:

    Le ta nigjojme,veç me qeshe.Me duket si ai studjuesi tjeter qe deklaroi:…Emri grek Penelopa rrjedh nga gjuha shqype “a e ke pà lopen?”.Nuk na tha se çfare emrit i ka vene thirrjeve “A e ke pà magjarin ton?”. Me siguri ka me na i thane ky Shaiqiri fizikant.

    1. suzana says:

      Kurse TGf tha ki,”GYNEKA”shpegohet me[vashe qe ka gjinje],!!

  6. Nadia Shabani says:

    Nuk mund te the asgje rreth ketij prblemi por eshte shume e rendesishme qe te provohen ato qe thuhen dhe s’ka asgje te keqe qe profesori te pakten perpiqet te provoje te kunderten, se ndryshe shkenca do kishte mbetur ne vend numero.

  7. plaku says:

    Djema, dua te pohoj qe ne fillim se, nuk marr fare vesh nga fizika. Di vetem tju them se, ne Gjeneve te Zvicres dhe ne nje pjese te Frances, ka me shume se nje vit qe, ka perfunduar ndertimi i nje projekti te madh nderkombetar qe, me sa di une quhet CERN. Ketu behet fjale per nje tunel gjigand te rrumbullaket, disa kilometra te gjate te mbushur me paisje moderne matese. Ne kete projekt, me sa di une, punojne me shume se tre mije fizikante te shquar nga gjithe bota. Me sa di une ne kete projekt do behet perplasje e grimcave me te vogla dhe ne kete menyre shkencetaret do te stimuloje ( modelojne ) krijimin e botes. Para tre muajsh degjova ( kuptohet pa kuptuar gje ) se, ne keto eksperimente doli se, shpejtesia e pjeseve te vogla ishte e ndryshme nga ajo qe ka kalkuluar ne menyre teorike Einsteini. Ne fakt pas ketij lajmi nuk u fol me per kete gje, ndoshta ishte nje “sensacjon” gazetaresk.
    Pra, edhe nje here une nuk kam idene nga fizika, dhe ju tregova vetem ate qe kam degjuar.

    1. nihilisti says:

      A c’na ke care trapin me kete “Djema”, ne fillim te cdo komenti. Plak i pavlere, mos kerko qe te respektojne per moshen, por per ato qe thua. Dhe ato qe thua jane aq te vajtueshme, sa te vjen turp ti lexosh. Mundohu seriozisht te thuash ndonje gje me vlere. Por sidomos, edhe nje dite para vdekjes mundohu te mesosh se kur nuk thua asgje te jashtezakonshme ,te pakten te dish te heshtesh.

      1. plaku says:

        nihilisti,
        More djalosh kaposh. Fol konkretisht me cfare nga ato qe. kam shkruar me siper nuk je dakord dhe mos flit si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Djalosh me buzet me qumusht, kush te dha te drejten ty qe, te na mesosh neve se si te shkruajme ne forum ?
        Keshtu pra, djalosh kaposh, duket se vuan nga ndjenja e inferioritetit. Djalosh kaposh, ne se nuk te pelqejne ato qe shkruaj une mos i lexo more buze qumusht.
        Pershendetje qumushtor.

        1. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

          plaku, sikur e ke mbaruar shkollen per elektrik dhe nuk din nga fizka? ha ha ha!

    2. adi_bonn says:

      Sa per info : Fizikanti qe pretendoi se kishte gjetur gabim ne teorine e Ajnshtajnit,doli mbas disa ditesh qe kishte ngaterruar nje 0 ne llogarite e tij.Teoria e Ajnshtajnit ishte e sakte.Lexuar te Corriere dela sera

    3. Marin says:

      Nuk ka problem se ke informacione te kufizuara per fiziken. Faktikisht ka shume pak njerez ne bote qe studiojne teorite e Ajnshtajnit me themel. Nje % e vogel e pedagogeve te fizikes mund te kene dije te thelluara.
      Ne CERN, si cdokund tjeter ka gabime ne matje, aq me shume kur behet fjale per gabime me te vogla se 1%.
      Te paret qe jane te interesuar per ta hequr kete lajm nga qarkullimi jane vete drejtuesit e CERN-it, nje tejkalim prej 7/10.000 fare mire mund te vertetohet si nje keqfunksionim, nqs laboratore te tjere nuk konfirmojne te dhenat ne te ardhmen. Pra ky lajm aq sa e favorizon, po aq e rrezikon reputacionin e CERN-it.

  8. anticensurë says:

    teotia e ajnshtainit nuk mund të hidhet poshtë as nga një libër as nga një reçension i një libri,as nga një muhabet në kafene!shumë teori të vjetra shkencore hanë mënjanuar nga të rejat!janë mënjanuar thjeshtë kur janë provuar!kur janë provuar nga njerëzit që merren me shkencë!
    si çdo njeri dhe z.Shukri Klinaku ka të drejtë të shprehë mendimin e tij!nuk besoj se do të jemi ne kometuesit e temës që do të vërtetojmë teorinë e tij por shkenctarët e fushës përkatëse!shkenca ëshë e bazuar në teoritë e saj!ajnshtajni teorinë e relativitetit nuk e shkroi thjeshtë për të bërë njerëz për vete!ai mendoi se ajo ishte një e vërtetë natyrore!shumë njerëz e mbështesin atë,sikur kjo teori të jetë e gabuar ose më mirë të themi e kaluar,vetë ajnshtajni po të ishte gjallë do të mbështeste teorinë e re,pasi të ish bindur!
    zotëri Shukri Klinaku hapin e parë e bëri,e prezantoi në U të kosovës,mbetet hapi i dytë ta prezantojë tek ata që janë profesionistët e vërtetë!mos fillojë e të thotë”Ajnshjanin e kanë idhull”!ajnshtajni nuk është “mesia”,as jezu krishti,as muhameti!
    vetëm ata besohen!vetëm ata nuk kanë nevojë për tu provuar!në shkencë fakti duhet provuar!

  9. Zigur Qarri says:

    Ne fakt ka nje fizikante gjeni nga Shqiperia,ajo eshte Laura Mersini.

    BBC- Mbase ju Laura nuk jeni e njohur këtu në Shqipëri, megjithatë ju jeni e njohur në qarqet shkencore ndërkombëtare dhe një nga arsyet përse jeni e njohur është sepse keni sfiduar një teori të Ainshtanjit. A mund ta shpjegoni këtë?

    Laura Mersini- Në këtë moment nga avancimi teknologjik ne kemi shumë të dhëna astro-fizike të cilat ndikojnë se universi mbizotërohet nga një energji që quhet Dark Energy e cila është 70% e energjisë totale të universit dhe është shumë e vështirë për t’u shpjeguar me teorinë e Ainshtanjit, prandaj shumica e fizikantëve teoricienë mundohen që të gjejnë ose një teori më të përgjithshme e cila do ta kishte si pjesë të sajën teorinë e Ainshtanjit, ose një teori tjetër shumë më ndryshe se teoria e Ainshtanjit. Por në radhë ta parë janë të dhënat astrofizike të cilët detyruan fizikantët teorikë që ta pranojnë mundësinë që ndoshta ne na duhet dicka më shumë sesa teoria e Ainshtanjit.
    http://www.google.de/imgres?imgurl=http://www.shkoder.net/images/fjala/laura_mersini.jpg&imgrefurl=http://www.shkoder.net/fjala/2006/lmersini.htm&h=152&w=203&sz=10&tbnid=JDl3ZPDa3aB_JM:&tbnh=90&tbnw=120&prev=/search%3Fq%3Dlaura%2Bmersini%26tbm%3Disch%26tbo%3Du&zoom=1&q=laura+mersini&usg=__YutMNTbIaN3463LTYcZ0vE-rUec=&docid=Wqvf7iCNvCsY4M&hl=de&sa=X&ei=oFW_T7imOY33sgaEkcXTCg&ved=0CGEQ9QEwAg&dur=543

    1. adi_bonn says:

      Kjo zonja,apo zonjusha ne fund na thote “ndoshta”..
      Ne shkence nuk ka “ndoshta”….Kur teorite e saj te behen 100% te sigurta te na vije te flasi….S kane gjetur menyre tjeter per tu bere te njohur po duke sulmuar Ajnshtajnin….Vetem sa behen qesharake

      1. Zigur Qarri says:

        Dr.Laura Mersini eshte nje nga kater kozmologet femra ne Bote.
        Nese je ne Gjermani ke edhe material ne gjermanisht.
        http://www.focus.de/wissen/bild-der-wissenschaft/tid-8337/entropie_aid_230082.html
        adi_bonn Dr.Laura Mersini eshte e aprovuar si gjeni e kohes,por fatkeqsisht mediat tona jan bombarduar me figura politikanesh.
        Kerko per te ne internet dhe do krenohesh qe ka shqiptare te tilla.
        Tung.

      2. raimondi says:

        Laura Mersini eshte nje nga fizikantet me te mira te botes

        Ajo ka zhvilluar teorine e multi -universeve , dhe e shpjegonte ne tv amerikan ne menyre metaforike si dhomat e nje hoteli ‘

        Dhe kete teroi qe ka dhene Laura ne te njejten kohe e ka dhene edhe nje shkencetar rus

        Laura eshte vlonajte,–Ka lindur dhe ritur ne Vlore dhe eshte me PD-ne hahahahahahaaha

        Ca ti besh PD-ja i ka shkencetare, –Ja ke Salen krye te shtetit
        Krye shkencetar

        –Nga e majta ka vetem gomare looooooooooooooooooool
        hahahahahaaha

    2. tourkofagos says:

      mos harro ilacet e prostatit….se je ne gjendje kritike!

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahahaha…bjeri pratkut te degjoje dera.
        Je permjerrur se i ke harruar ilacet,apo nuk ke me Evro?

  10. ncuku says:

    Per Plakun. Edhe pse e thua se nuk merr vesh nga fizika me pelqeu saktesia me te cilem e riprodhon informacionin mbi CERN. Por po te ishe treguar me kurioz do kishe mesuar se ai perfundimi se Ejnshtejn kishte gabuar per shpejtesine e drites rezultoi se nuk ishte i sakte. Kishte gabime te aparaturave. Pra oerfundimi i Ejnshtejnit per shpejtesine e drites ende eshte i sakte.
    Sa per ate qe ka bere Shukriu vlen te thuhet se bravo i qofte dhe nese ka gabuar Shukriu, ai ka punuar shume dhe me guxim. Por te themi dhe se te thuhet se Ejnshtejn ka gabim me ate theks sa lexohet ne shkrim me duket eshte teper dhe ketu dyshoj ne studimin e Shukriut.
    Sidoqofte perpjekja e tij duhet lavdruar.

  11. balzac says:

    Guximi eshte tipari qe shquan cdo fshatar.Te turpshmit(qytetaret)se prezantojne dot veten!

    1. trust_no1 says:

      Ha ha ha. 10 me yll per komentin (nese me lejon ta vleresoj me nje note). Kurse se per lajmin me duket sikur ky Shukriu kerkon te imitoje Herostratin. ? (Per ata qe se kane degjuar, Herostrati per tu bere i famshem dogji tempullin e Aferdites ne Efes. Nje nder mrekullite botes antike).

  12. SupremeCommander says:

    Ne fakt ai merret me dicka shume interesante, dmth qe ka rreth 100 vjet qe nuk behet shkence e mirfillte, ose nese behet, mbahet e kycur diku. Modeli shkencor klasik, ne kuptimin e eksperimentimit etj nuk studiohet me ne shkolla. Ka vec sic thote plaku sensacionalizma, dhe keto idiotesira faktikisht po prekin cdo fushe, nga teorite se alienet kane kriju disa civilizime e deri tek ato diametralisht te kunderta dhe rraciste te Darvinit mbi evolucionin e specieve te preferuara(Anglezeve).
    Mirepo ne e kemi mendjen se cfare emri ka ky, se nga vjen etj. Kosova ka njerez shume te pergatitur ne shkence se vete sistemi Jugosllav ishte numri 3 ne bote, nuk qe shaka.

  13. Claus says:

    Ky qenka bere per estrade.
    C`do lloj komenti eshte i tepert…
    Nuk e di ku i ka mbeshtetur argumentet e tij vetem di te them qe ne laboratorin e tij mund te kete vetem nje peshore, dy voltmetra dhe nje osziloskop…

  14. bazarxhevap says:

    Ekuacionet matematike, te cilat pershkruajne teorine e Ainshtanit dhe menyrat se si shtrohen dhe zgjidhen ato, kane ndryshuar strukturen dhe jane bere me eficiente e kompakte gjate viteve, po ti krahasosh ato me matematiken e viteve 1905, kur Ainshtajni krijoji teorine. Megjithate ky evolim matematikor, prape sjell te njejtin rezultat kur aplikohet per te shpjeguar teorine e Ainshtajnit. Ndoshta profesori nga Kosova, i ka riformular ekuacionet qe shpjegojne teorine, ne nje menyre tjeter, po kjo nuk do te thote se teoria e relativitetit nuk qendron. Ato ekuacione ne fund, prape japin te njejtin rezultat per sa i perket kesaj teorie. Eshte e njejte si te thuash qe 2+2=4, por rezultati i 4-es del edhe kur ben veprimin 10-6=4 ose 100-96=4, i cili ndryshon nga veprimi i pare.

    Te pese pikat e teorise se relativitetit special qe jane: Relativiteti i se njekoheshmes, Tkurrja e kohes, Ndryshimi i dimensionit dhe mases ne baze te drejtimit dhe shpejtesise, Ekuivalenca e mases dhe shpejtesise se drites dhe shpejtesia maksimale ka limit, jane vertetuar dhe verifikuar me qindra here dhe jane pranuar si te sakta.

  15. ??? says:

    i lumte profesorit nga kosova me ben te njehem krenar. fizika dhe kimia nuk kan fund sa te jete njerzimi mbi toke. idhulli i denjet per mua ashte nikola tesla ,nuk e di pse nuk e studiojn.

  16. Leka says:

    I ziu ky,ose e pandeh fiziken si fondamentalizem islamik,ose ka vend urgjent per nje vizite tek psikiatri.

  17. elnik says:

    pergjigje per ???
    nikola teslen nuk e studion vetem per faktin sepse nikola eshte serb dhe fizikanti kosovar

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Te gjykosh per librin eshte e pamundur pasi ne artikull nuk jepen arvumentat shkemcore te studiuesit nga Kosova. Por nga ana tjeter mund te jepet nje gjykim preciz mbi cilsine e punes se Institucioneve Shkencore Shqiptare e sic duket dhe ato te Kosoves.
    Ne situata te tilla te rendesishme duhet nje reagim nga ana e isntitucioneve shterore. Ne gjithe boten studime te niveleve te tilla gjothmone kanalizohen ne istitutet apo departamentet universitare. Mungesa e reagimit nga ana e institucioneve verteton denoncimet tona se institucionet kerkimore Shqiptare perfshi ketu Akademine e Shkencave, kane degjeneruar e jane kthyer ne kioska private e Akademia ne nje Supermarket Privat qe mderron pronar cdo 3 apo 4 vite.
    E them kete edhe per faktin se nese ka ndonje gabim nga ana e studiuesve gjithmone eshte e mira te behet nje debat shkencor i shendoshe e keshtu evitohet ” rreziku ” per te bere figure te keqe para publikut.
    Me pelqen guximi e kurajoja e studiuesit nga Kosova. Une i kam studiuar mjaft materialet shkencore te prof Albert Ainshtain. Di te them qe formula E = m x c2 eshte teresizht e sakte per kete realitet qe kemi. Ndoshta ne nje realitet tjeter qe ne nuk e njohim mund te jete epavlefshme. Por ne ne menyre shkencore nuk njohim ndonje realitet tjeter.
    Teoria e Relativitetit eshte e qendrueshme per aq kohe sa ne pranojme konceptin e ndryshimit. Ndryshimet e kohes dhe te dimensineve jane derivate te teorise se relativitetit qe ne menyre eksperimentale sot per sot eshte e pamundur te vertetohen.
    Nje dicka e ka vertetuar studiuesi nga Kosova : Institucionet Kerkimore Shqiptare nuk funksionojne.

  19. Albann says:

    Pashe qe teoria e relativitetit eshte bazuar mbi thenien se shpejtesia e drites eshte absolute dhe e njejte per cdo sistem referimi…qe ketu teoria qelbet…si mund te kesh relativitet kur egziston dicka absolute?
    Eshte si ajo teoria fetare qe zoti eshte i gjithepushtetshem po se zhduk dot djallin…. ?
    Shpejtesia absolute s egziston…dhe ne pamundesi per ta patur, per efekt studimesh ,si e tille duhet mare madhesia e universit e njohur gjer me sot dhe jo shpejtesia e drites dmth :Shpejtesia absolute duhet te jete shpejtesia qe pershkon universin ne 1 sekond…Ne kete shpejtesi mund te mendohet qe koha “ngrin” “ndal”….Grimcat qe levizin me shpejtesine e drites “vdesin”….nje prove e thjeshte qe koha s ngrin….Levizja me shpejtesi absolute eshte perjetesi nderkohe qe kemi vdekje…….

    Uroj qe kosovari te jete i afte te provoje ate qe pretendon…

    1. JC says:

      … e zhduk plako, vetem se nuk merr dot urdhera nga ty se kur ta zhduki ?

  20. maloku says:

    po ato grimcat para 3-4 muajsh qe e kaluan edhe shpejtesine e drites ?

    1. Nuk ishte i sakte dhe eshte hedhur poshte. says:

      Eksperimenti me neutrinot, kur u besua se ato tejkalojne shpejtesine e drites, u pranua qe nuk ishte i sakte.

  21. Bardhi RKS says:

    Fiziken nuk e kuptoi fare,ky profesori ka marre pjese edhe ne simpoziume nderkombtarehttp://www.conference.worldnpa.org/index.php?turn_page=190&module=pagemaster&PAGE_user_op=view_page&PAGE_id=9&MMN_position=9:5, http://www.worldsci.org/php/index.php?tab0=Scientists&tab1=Display&name=Shukri_Klinaku

  22. Teuta says:

    Secili njeri në këtë botë i cili kritikohet nga të tjerët vetëm sepse i kundërshton teoritë e fizikantit Einstein – pa pasur dituri në shkallën e lartë sikur ai – e ofendon fizikantin Einstein.

    Edhe pse në gjithë botën vetëm 1% të mësimdhënësve të cilët japin mësim në universitete dhe kolegje janë doktorë të shkencës, dhe në Kosovë 99%, kjo nuk do të thotë se një shqiptar nuk ka vlerë të kundërshtoj idetë e të tjerëve.

  23. Aldi says:

    Thoni c’te doni, po ja te gjithe e morren vesh qe diku ekziston edhe Shukriu

  24. kUSHTRIMI says:

    Dr. Shukri Klinaku, me keni befasuar per te mire per hapin E GUXIMSHEM qe keni marrur te kundershtoni ” gjigandin e hiperboluar” nga nje pjese shume e madhe e botes dhe se dyti me ka cmendur thjeshtesia ( qartesia ) juaj ne kete liber.
    Uroj qe te publikosh sa me shpejte edhe pjese tjera te gabimeve qe kane ish shkencetaret tjere me renome boterore. Asnjehere nuk guxojme qe t’ia humbim mundin atyre njerezve te cilet kontribuan aq shume ne teorite fizike te relativitetit, por asnjehere nuk guxojme edhe te nenvleresojme edhe tjere shqipetar te cilet kane zemer qe ti zberthejne gjerat njesoj si TY. Urime z. Dr Klinaku, qenke MBRET i ketij shekulli, REVULUCIONAR…!!!

  25. ??? says:

    per ELNIKUN. ne shkenc nuk ka kombesi nuk ka flamur te gjithe perfitojn. nikola tesla ortodoks kroat ,baben prift ,profesor ne hungari austri .nana e elektricitetit dhe magnetikes. besoj e lexon pa kaluar site

  26. Arsimi says:

    Mendimi i eksperteve nga lemia e teorise se relativitetit do te ndihmonte qe te hidhet pakez drite mbi pohimet e zotit Shukriu. Kemi fizikan kosovare te nivelit nderkombetare (p.sh. Prof. Dr. Arif Shoshi, Prof. Dr. Jahja Kokaj, etj.) mendimin e te cileve mediat tona do te ishte me vend t’a merrnin ne keto raste …

  27. kelmendasi says:

    Ky Shukriu ma mire te beje ndonje studim qe ka kapacitet me e ba e mos te bejne boten me qeshe por ishalla libri nuk del jashte shqiptarve e te bahna gazi i botes.Me cka dreqin i verteton ky gabimet e Anshtajmit?

  28. Andrea says:

    More se edhe une nuk mar vesh shume nga fizika me kete teorine e anshtajnit a matet shkalla e gomarizimit te k/ministrit tone? Po qe se e realizon kete dakort ne rast te kundert ka te drejte Shukriu ndoshta ky e realizon dicka te tille.

    1. raimondi says:

      Po matet gomarizimi i kryeministrit tone –dhe si shkalle matese perdoret,]
      njesia ::….Kaur

      Psh. Sala eshte : 500,000 Kaur–

      —Keshtu qe nuk bije kurre nga pushteti se ata te opozites jane nga 1 Kaur seicili

      Tani besoj e kuptove njesine matese per gomarizimin? Ndihesh mme mire besoj ?

  29. xha Jaho says:

    Po ti kete te gjithe si ky Kosova, kot qe qenkemi cjerre 100 vjet per te.

  30. JC says:

    Teoria e Relativitetit eshte kontradiktore qe ne formulim:

    E = MC^2, ky quhet relativitet, dhe per ta provuar qe cdo gje eshte RELATIVE, bazohemi ne nje konstante ABSOLUTE (C-ja, dmth shpejtesia e drites)!!!

    Veshka, usta!!!

    1. bazarxhevap says:

      Teoria Relativiteti ka nje konstante, e cila pa diskutim eshte shpejtesia e drites, dhe kjo eshte provuar dhe verifikuar me qindra here nga mijera shkencetare dhe eshte nje e vertete e cila pranohet tashme qe prej 100-vitesh, por kjo teori ka dhe variablat dmth gjerat qe ndryshojne,te cilat jane Masa, koha, graviteti, dimensionet e nje trupi me mase si dhe deformimimimet e dimensionit hapesire-kohe nga Graviteti, te gjitha keto jane te ndryshueshme, dhe te varura nga njera tjetra, ose si thuhen ndryshe, relative ndaj njera tjetres.

      Neqoftese nuk kuptohet se per cfare ben fjale Relativiteti, eshte e veshtire qe te nxjerresh nje konkluzion se cfare eshte ne te vertete!

    2. bazarxhevap says:

      Qe te kuptohet me mire kjo, le te marrim nje shembull.

      Akselerimi gravitacional i Tokes (renia e lire) eshte 9.8 m/s2. Kjo pak a shume eshte nje konstante persa i perket Planetit Toke (duke mos marre parasysh ferkimin atmosferik), qe varet nga masa e ketij rruzulli.

      Kurse, akselerimi gravitacional i Henes eshte i barabarte me 1.63 m/s2. Kjo prape varet nga masa e Henes ne kushtet e ketij planeti apo sateliti.

      Pra, qe te kuptohet me thjeshte kjo, shpejtesite e renies se lire ne Toke dhe ne Hene jane te ndryshme, dhe varen nga masa e ketyre dy trupave te sistemit diellor, qe do te thote jane RELATIVE, sepse varet se ku ndodhesh ne Hene apo Toke! Megjithate, kjo nuk do te thote se nuk ka nje teori fikse, e cila shpjegon relatat Mase-Gravitet.

    3. arbër says:

      Kjo tregon që ju nuk e keni kuptuar relativitetin aspak.Teoria e relativitetit (as ajo speciale e as e pergjithshmja ) nuk predikon se çdo gjë është relative. Përkundrazi ajo edhe jep vertetime matematike per absolutshmerin e disa madhesive.Teoria speciale e relativitetit predikon që nuk ka sisteme absolute te referimit, pra se,të gjitha ligjet fizike ne sisteme inerciale kanë formë të njejtë.

  31. besim says:

    qka me thanë o z. prof, pom mbetka merak që skam qenë i informuem për kët datë sepse me shumë dëshirë dot kisha prezentuar sikurse kam prezentuar edhe herave tjera. E sa i perket kritikave qe i lexova kto janë normale te ne , sepse ne edhe zdim edhe kritikojm.Sistemi gjeocentrik i Ptolumeut doli në sheshë ,po shpresoj se edhe kjo teori dot delë në sheshë një ditë. Dotë ishum të lumtur si komb nëse një ditë ju me punën tuaj i bindëni fizikanë tjerë për këto gabime. Unë për vete e kam lexuar disa herë TSR por kurr se kam kuptuar edhe sot se kuptoj këtë teori, andaj dotë isha i lumtur që te ne të dalë një Kopernik i dytë… shëndet z. prof.

  32. Daniel 2222 says:

    O Shukli ti po perfiton nga rasti se nuk eshte gjalle Anjshtajni, po sikur te ishte gjalle, atehere do te shikoje aftesite e tua.

  33. Fahri Mehmetaj says:

    The Special theory of relativity is by far the most astounding achievement of human kind ,,,,,,there is no doubt that LIGHT is special…..and the Mx Well equations certify this ….. and Einstein did the most wonderful work based on Experiments of its predecessors …..he resolved one of the biggest conflicts between classical equations of relative motion in one side and light velocity and its independence from reference framework on the other side …….Those who dare to contest this are by my opinion people who have no light in their logic of thought ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje