Lëreni të flasë me fëmijët!

2 Tetor 2012, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze 

Ka një shqetësim në rritje lidhur me një diarre të përditshme politike, me të cilën Sali Berisha ndot klasa fëmijësh në shkollë, ku hyn për tu vizatuar gogolin në formën e opozitës. Nisur nga një logjikë normale, ku fëmijët duhet të mbahen larg politikës, ku demokracia dhe respekti për opozitën duhet të kultivohen si pjesë e kulturës së një fëmije, apo dhe më tej akoma, ku imazhi i kryeministrit për fëmijët duhet të jetë ai i një njeriu të respektuar, është e pranueshme që gjestet e Sali Berishës të krijojnë shqetësim. Por të gjithë po ashtu jemi të qartë se nuk po operojmë në kushte të normalitetit. Shqipëria nuk është një demokraci normale, por hibride- drejt rrëshqitjes në diktaturë, dhe kryeministri nuk e bazon profilin e tij mbi respektin që ka shoqëria ndaj tij, por mbi aftësinë që ai ka ta sundojë shoqërinë me çdo lloj mjeti. Në këto kushte, nuk ia vlen të shtiremi sikur jemi një shoqëri normale.

Duke qenë një anormalitet i bërë me vetëdije, dhe nga një njeri jo fort normal, sa më shumë t’ia përmendësh se kjo që po bën është gabim për atë, jo për kundërshtarin, ai aq më shumë do të këmbëngulë ta bëjë. Kështu që nuk kemi asnjë shans t’i shpëtojmë fëmijët nga ky problem. I vetmi shans që kemi është se si ta përdorim këtë problem për mirë në kujtesën e fëmijëve tanë.

Shpeshherë kur u tregojmë fëmijëve tanë për problemet që kemi pasur gjatë komunizmit apo gjatë tranzicionit, ata në vend që të trishtohen, qeshin. U duket aq e pabesueshme ajo që u themi, dhe ne jemi aq të pafuqishëm që tua ilustrojmë, sa të duket përpjekje e kotë të flasësh me ta për të shkuarën.

Në rastin konkret, kur këta fëmijë të rriten dhe të dëgjojnë për deformimet e demokracisë, për qeverisjen e korruptuar, për krimin që diktonte rrugës dhe të gjitha këto për shkak të manisë së një kryeministri për të qeverisur me familjen e vet dhe një tufë idiotësh përreth, ata do ta kenë shumë të vështirë ta sjellin në mendje ndonjë detaj.

Rasti i mirë është fakti që Sali Berisha ka filluar e troket klasë më klasë dhe u flet vetë nxënësve. Ashtu të hutuar nga vizitori i panjohur, ata lënë mënjanë lodrat e librat, heqin nga mendja imazhet e Playstation apo Nintendo-s, harrojnë një moment Harry Poter-in apo filmat me aventura, dhe shqyejnë sytë duke dëgjuar një burrë të gjatë, me hundë si Pinoku, me sy zgurdulluar dhe rrathë të zinj, që duket sikur ka dalë nga ndonjë sunduk i pluhurosur, që shikon në një pikë pa kuptim në fund të klasës dhe u flet për një njeri të lig që ka dalë prej detit dhe kërkon t’i marrë karrigen këtij burrit prej malit.

Fëmijët, që kanë fatin të takojnë këtë njeri, nuk kanë për ta harruar kurrë. Ata deri sa të piqen do ta kenë shumë të ngulitur në mendje hallin e madh të këtij burri, që një burrë tjetër po i gjatë, i parruar, por me hundë më të vogël, kërkon t’i marrë karrigen dhe biles të bëjë dhe një gjë tjetër më të keqe duke penguar integrimin, një tjetër gjë e pakuptueshme për fëmijët, por që e përfytyrojnë si një pronë të xhaxhit kryeministër.

E gjithë kjo komedi që ndodh sot para syve tanë, dhe që shqetëson një pjesë normale të popullsisë, do të pasurojë fëmijërinë e një brezi të tërë me imazhin e këtij burri që u prish orën e mësimit, lodrat, lojën e futbollit, orarin e internetit apo filmave vizatimorë, dhe u flet për gjëra që nuk i kuptojnë çfarë janë në të vërtetë, por kuptojnë që janë halle të këtij burrit me hundë të madhe. Detaje të tilla fëmijët nuk i harrojnë kurrë. Çdo fëmijë e ka në fëmijërinë e tij një burrë apo grua të tillë të lig, që nuk e lë të luajë, nuk e lë të mësojë, nuk e lë të argëtohet apo rritet si fëmijë, pavarësisht statusit që ka pasur. Ky brez ka fatin që “shtrigën e fëmijërisë” ta ketë kryeministër. Lëreni t’i takojë ata. Ta fiksojnë dhe ta mbajnë mend mirë kur të rriten dhe të kuptojnë çfarë marrëzish u ka thënë. Të paktën të bëhet qesharak kur këta fëmijë, bashkëmoshatarë të mbesave të tij, të jenë rritur. Së paku të mos përsëritet historia!

55 komente në “Lëreni të flasë me fëmijët!”

  1. Tugu says:

    Eh more njerez, te ishte thjesht per te qeshur sa mire do te ishte. Por ky shtrigani si duke qeshur po na vjedh jeten dhe mireqenien edhe per 30 vjetet e ardhshme!

    1. Artan Hoxhaj says:

      Jam dakord me Ju zoti Baze. Duhet ta leme te flase me femijet …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
      FALEMINDERIT per Editorialin, si gjithmone TNT!

      1. Shamizezat says:

        E zente mallkimi i nenave te femijeve te vrare e te plagosur ne Gerdec, ate dhe dobicin e tij Zen!

    2. N.VJOSA says:

      Mero,
      Me kete shkrim e ke pushkatuar moralisht P R I M I T I V I N…
      Por ku ka cipë i pacipi?!…
      Po ku ka turp i paturpi?…
      Kur e shikoj Kodoshin Primitiv qe genjen femijt, me me ngrihen qimet e kokes perpjet!…
      Dhe them:
      O i Marrosur per Pushtet,
      LARG DUART E TUA TE PERGJAKURA NGA FEMIJT!!!!
      Ne fakt! Kodoshi yne i marrosur,
      ka marre veset me te keqija te politikanit!
      E baltosi Moralin shoqeror me paturpesit e tij!
      Propaganda qe ben Berishe Sharlatani ne gjuhen e Demokracise quhet PROPAGANDË E PISTË….
      Ai shpif, hedh balte, shantazhon, fyen, mashtron dhe kjo i duket Normale!!!!…
      Dikur kur po i degjonte shpifjet e pafund te Saliut, poeti yne i madh Dritero Agolli ,
      tha nje fjale qe nuk harrohet kollaj:
      – Lereni Saliun te flasë sa te pelcasë!….
      Dhe tashmë, Shakaxhiu yne,
      me sa duket po kupton qe te rriturit nuk e marrin seriozisht dhe u eshte kthyer femijeve!….
      Cfare mund te perfitoje Morali qytetar nga ky Klloun?…
      Kur vjedh Kryetari Qeverise….
      Kur vret si Kriminel…
      Kur genjen si i pafytyre….
      Ti Mero e ke thene bukur kur shkruan: “….KRYEMINISTRI NUK E BAZON PROFILIN E TIJ MBI RESPEKTIN QE KA SHOQERIA PER TË,
      POR MBI AFTESINE QE AI KA TË SUNDOJË SHOQERINË ME ÇDO LLOJ MJETI….”
      Me ço lloj mjeti!…
      Me cdo lloj mjeti…
      Dhe ne shpresojme se Sali Katrahura do beje organizoje zgjedhje te lira….
      Me vrafte mua zoti, po iku I Marrosuri yne nga pushteti ne rruge normale demokratike!….
      Mero , te përgezoj,
      ti e ke vene Rrumpallen me shpatulla per Muri!….
      Por malokuPrimitiv, qenka veshtire te ndryshoje mentalitetin e vet dhe te largohet nga Karrikja
      edhe kur mbare shoqeria e shikon qe Ai eshte kthyer ne nje Kufome qe po infekton dhe shkaterron nje popull te terë!…

  2. baro çorrogjafi says:

    Tani femijet i kane mbetur Berishes per te bere politike.Ju thote atyre:-Shikoni mbledhjet e parlamentit qe do te thote: Shani si shaj une, bertisni siç bertas une, fyeni siç fyej une !…More,po ka nje person nga te Tijte dhe t’i thote : O zoti Berisha ,shkolla eshte e depolitizuar dhe ti po i nxjerr bojen vetes, o shoku SALI !

    1. Ben Chicago says:

      Mero,sot e ke rregulluar biografine me kete editorial ,sepse dje jua prishe gjakun enveristeve,haha si ju thoshe ” refugjat te frustruar”,,,skane faj,jane krejtesisht te papregatitur per kete sistem,,,komunizmi i la “troke”,jo vetem ekonomikisht,por edhe injorant,te ligj,servil,spiun,dhe absolutisht te paafte.Ndaj perpiqen te gjejne “fajtoret” e zhgenjimit,e deshtimit te tyre ne jete diku tjeter.Ketu tek ty gjejne njefare “lehtesimi”,duke share,vjelle,e shkumezuar,duke nxjerre ne pah nivelin thellesisht medioker,dhe injorant,ashtu sic ishte ne pergjithesi gjithe sistemi prej rere qe ata ngriten.Por editorialin e djeshem shume prej tyre nuk kane per ta harruar.

      1. vlora 1 says:

        Ben chicago ta mbeshtes edhe une

      2. Arben Gjergo, Mi Italy says:

        O BEN CHICAGO! NA FLLIQE EMRIN O BURR!
        NDERRO GAZETE ME MIRE, SE KAN NGEL DHE PA RROGA ATA GAZETARET E RD ?
        http://www.gazetatema.net/web/2012/10/02/flamuri-qeteson-gazetaret-e-rd-per-pagat-e-muajit/

        1. Ben Chicago says:

          Arben Gjergo, kjo ka qene gazeta ime qekur ka dale ne treg,nuk kam pse te iki une,mire eshte te shkoni ju ku keni qene te “ZP”.Gjergot jane Kolonjare nga Gostivishti,edhe ti andej je???.Njerez te mire,kam respekt,por thellesisht komunist.Po je nga ai fis,respekte mgjse,shkruan sh. Keq dhe me gabime,,por keshtu jeni te gjithe ,1/2 analfabet,,,lol.

      3. shqiperia says:

        hej ti cikago qe po vjell vrere per njerzit qe u linden
        dhe u rriten ne komunizem . po ti i vetevlersuar ku u rrite?
        njerzit qe flasin si ty jane ato me injorate , spiun , servil .
        Njerzit e e tjere i paska lene komunizmi troke , kurse ty te paska perjashtuar.
        njerzit qe flasin me kete gjuhe jane felliqesirat e kombit .

      4. Berlin says:

        kam gati 20 Vjet qe jetoj jashte atdheut tone te dashur dhe te them te drejten
        sa do mire qe jam nw kete vend , prap me mungon nje gje shume
        e shtrenjte , me mungon vendi im , gjuha ime , njerzit e mi
        nuk jam aspak dakort me injorimin qe i ben nje shqipetar i quajtur cikago
        shqipetareve te vet duke vjell vrere qe jane njerez injorant j, medioker etc.etc.
        doja ti thoja cikagos te kerkonte pardon per kete koment kaq fyes dhe pa nivel qe ka bere.
        ne qoftese ne fillojme shajme shqipetaret tone , cfare te presim nga te huajt ?
        por keta te huaj nuk e kane ne edukate kete qe ka ky cikago
        ato i trajtojne shqipetaret shume me mire se ne njeri- tjetrin.
        E cuditeshme qe ne jemi me te priviliguar ne kete vend se sa ne shqiperi.
        dhe e dini komentator te dashur perse . se ne shqiperi ka mostra si ky cikago .
        CIKAGO ! JE NJE BASTARD TURP QE JE PJESEMARRES I TEMES.

  3. Kapterri says:

    Fatkeqesisht, per shkak te ADN-se se deformuar te “homos albanicus”, shume nga keto femije naive sot, do ta ngrene ne piedestal dhe do t´i thurin homazhe “udheqesit” te pare demokrat te Shqiperise. Shumica e tyre kur te arrijne moshen e adoloshences do t´u ngelet peng qe nuk kishin fatin te jetonin ne kohen e “malokut” ku mund te edukoheshin si t jua kishte qejfi duke filluar nga perdorimi live i AK 47 dhe TT-ve qe as ne lojrat me moderne 3D ne kompjutera nuk do t´i gjenin. Pjesa tjeter e ketyre femijeve do kene fatin te studjojne jashte, pasi fale “udheqesit” largpames, prinderit e tyre qene treguar te zgjuar dhe kopila per t´u pasuruar. Keshtu qe historia do te perseritet dhe Berisha, per fatkeqesine e te ashtuquajturit popull(ate) shqiptare, do hyje ne histori se hero kombetar. Armiku me i madh i shqipetareve nuk eshte Sala, por injoranca, te cilin ai po e kultivon prej 20 vjetesh. Kunder asaj nuk sherim, pasi percohet brez pas brezi. Talentet sportive, muzikore, shkencore etj. etj. nuk te ruajne nga injoranca per te kuptuar ambjentin shoqeror dhe politik ku jeton. Kete na e treguan te vetequajturit intelektuale te shurrosur qe i dhane voten kopilit te Sales per bashkine e Tiranes.

  4. Daci says:

    Vetem Benito Mussolini donte ti fuste femijve imazhin e tyre.
    Edhe librat asokohe shkruanin per te,d.m.th femijet mesonin Benito Musolinin ne shkolle. Kur shkuan rreth te 20-tave kto femije,luftuan ne krah te Musolinit ne 1943-45,te vetmit,sepse ju ishte fiksuar qe ai ishte i miri e tjeret ishin “gogolat”.

    Kete politike po ndjek dhe Saliu.

  5. Mark says:

    Asgje e re.Tipike per cdo diktator. Hitleri kishte Deutsches Jungvolk dhe Jungmadelbund.

    http://www.historylearningsite.co.uk/hitler_youth.htm

    Putini ka Идущие вместе.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Walking_Together

    Enveri kishte Pionieret. Sala po krijon “Shpellaret e ardhshem”

    1. homeri says:

      —–e the bukur MARK —Berisha po pregatit zevendesuesit e BEN CHICAGOS

  6. HORRI bulevardit says:

    Drejt rreshqitjes ne diktature, thote nje fraze Mero Baze, jo zoti Mero, ne jemi ne diktature, ajo eshte instaluar, ne ate forme qe i ka mundesite Berisha, se ne formen e Enverit, ska mundesi, se e para ne kohen mbas luftes se dyte boterore, Shqiperia vinte nga nje skamje te tejskashme dhe qe te hanin njerezit buke thate, ose edhe me sheqer e uje, sishte ndonje problem.
    E dyta Enveri kishte edhe aleate te momentit, qe e furnizonin per gjerat me elementare te jeteses.
    E treta Enveri grabiti te gjithe te pasurit qe i kishin pasurite edhe ne monedha ari ne Shqiperi.
    E katerta, Enveri krijoi njefare besimi ne popull, per vete faktin se ushtria N.C. cliroi vendin dhe shqiptaret per mentalitetin qe kishin per ate kohe, ishte mese e mjaftueshme, qe ta pranonin sakrificen e partise me Enverin.
    E pesta, jeta erdhi duke u permiresuar, si nga ana ekonomike dhe shkollimi.
    Kur erdhi katastrofa, Enveri ishte ne prag te vdekjes, kohe qe ai u nda edhe me mikun e fundit, Kinen e Mao Ce Dunit dhe ne vete e jetuam mungesen e ushqimeve dhe shume gjerave te tjera.

    Te vime tek Saliu, pse ai nuk mund te beje si Enver Hoxha.
    E para, dy tre dite te mbyllen doganat, gjysma e Shqiperise mbetet pa buke, se e gjitha importohet.
    Po te beje si Enveri, do te kete nje embargo te gjithanshme, gje qe Saliu se perballon dot, se me jetesen qe kane sot shqiptaret,kjo edhe fale daljes neper bote, smund te durojne Sali e sadama mbi koke.

  7. NDESHKUESI says:

    O Mero, jam shume dakort me pothuajse te gjitha shkrimet e tua. Te vleresoj si gazetar guximtar dhe me pene. Ajo qe me ben pershtypje eshte se pse asnjehere ju nuk keni shkruar per Opoziten e mefshte dhe IMPOTENTE te kryesuar nga piktori i deshtuar. Ju ne menyre te vazhdueshme ngreni problematika qe dhe me QORRI ne Shqiperi por dhe jasht saj i sheh, ndersa OPOZITA HESHT!!!!!Si ka mundesi qe ju beni me opozite se vete OPOZITA?Nqs ju jeni vertete gazete e pavarur duhet ndonjehere tia ngulni shkopin ne bythe dhe OPozites si puna e lopcarit kaut qe te levizi nga vendi, pasi ne cdo vend demokratik eshte OPOZITA ajo qe sjell ndryshimin dhe kundershton keqqeverisjen e pushtetit.Cdo popull udhehiqet nga Lidere e jo Pedere

    1. kaloresi says:

      o ndeshkues pergjigjen nuk do ta marresh nga mero ndonjehere.
      po po te ndihmoj une me kete pyetje kaq naive qe ben.
      MERO NUK SHKRUAN PER OPOZITEN SE MERO ESHTE ME OPOZITEN
      KUR TE VIJ MENDJA TY TI KA HENGER UJKU DHENTE.

      1. SAFO says:

        Zoti Mero mund eshte opozitar por nuk besoj te jete me kete opozite te mefshte qe nuk denoncon ne menyre instiutucionale KORRUPSIONIN galopant,te felliqur ,qe ka krimbur cdo qelize te administrates shteterore shqipetare.Me shume padit gazeta tema sesa te gjithe deputetet e opozites te mare se bashku.dy tre zera si Shalsi dhe Brace me shoke nuk I BEJEN ASGJE sistemit te instaluar te korrupsionit dhe krimit politik ne shqiperi.Nje fushate aktive po ben AK dhe udheheqesi i saj per denoncimin e sistemit anadollak politik aktual,sa per Ramen lereni te gjuaje ndonje takim me nderkombetaret….

  8. luis says:

    Shume i goditur ky artikull zoti MERO dhe mbi gjithcka sot ne komentin e tij njefare idioti me emrin Ben chicago qe ne cdo koment te tijin lexon vetem idiotizma sepse kur nje popull i tere urren nje kryeminister idiot qe e do Shqiperine idiote si vehten e tij sado fjale te zgjuara te shkruash prape mbetesh idiot e megjithate ky eshte thjesht nje funderrine e emigracionit qe nuk jeton aspak me realitetin dhe na hiqet si nje antikomunist kur krejt soji i tyre jane pjella me bastarde e komunizmi dhe do Zoti te shpetojme njehere e mire nga idiotet dhe Don Kishotet.
    Zoti MERO sot te kerkon koha te jesh ne ate linje qe ke ecur deri tani e ndersa me vone mund te ilustrosh te tjera gjera pasi te jete kryer ai mision per te cilin enderrojne te gjithe ne shqiptaret.FALEMINDERIT.

  9. tomori i beratit says:

    Nuk e arij ta kuptoj se si dhe deri ku do te arij ky monster.Eshte edhe e pa imagjinueshme qe ky monster per te ruajtur karigen dhe postin e tij ,duke qene i vetedijshem per KRIME te panumerta qe ky ka kryer kunder KOMBIT TE TIJ mund te arij te krijoj nje tjeter vit te zi si ai i 97 ndonese me te pergjakshem.Nga nje i semur psiqik dhe nga nje band hajdutesh ordiner qe ka nga pas KOMBI YNE MUNDET TE RESHQAS NE GREMIN.Te gjithe Shqipetaret e ndershem pa perjashtim si te majte,te djathte,fashist,komunist,ballist,aleancist,zogist,çentrist,te varfer,te mesem ,te pasur,te papun,te pa buk.Te gjithe kunder kesaj MONSTRE qe e ka emrin berish.

  10. Valdrin says:

    I nderuar Z. Baze! Miqesisht duat te bej nje vrejtje, megjithe respektin qe kam per u si gazetar opozitar i vendosur. Mua m’e duket sikur edhe ju dasje pa dashje po kontribuoni ne berishizimin e jetes sone. Ka ardhur nje pike qe ai (Berisha) dhe bemat e tij jane aq te dukshme saqe gati mund te themi se eshte realiteti me i prekshmen ne shqiperi. Duke e perqendruar sulmin dhe kritiken rreth ketij individi, po na e nxirrni si produkt jetik konsumi te perditshem. TV, radio e gazeta qe vetem berishojne gjithe diten. Komente te lexuesve te temes qe edhe kur ka lajme me gosip, komentojne rreth berishes. Cdo sekstor i jetes sone eshte tropojanizuar. Ne jemi popull me vdekesira sepse skemi b8the te ngrihemi e te rrezojme sojin e sorollopin e tij qe po rri ne krye prej videsh (dhe po na duken shekuj) si te qe mesia dhe jo nje vucidolas. zoti na shpetofte.

  11. une mendoje qe 1 ore ne jave femijet te lexojne GAZETEN RD.

  12. shqiptari says:

    Zoti Mero Baze je njeshi.Ku jane ato simpatizabte te Sekreatrit te PPSH.
    Se edhe ata,jane per ne kopsht.Le ti bashkohen dhe ti bejne tifozllik.

  13. Nadia Shabani says:

    E ke gabim Dike jane 183 komente tek editoriali i djeshem.

  14. liria says:

    zoti mero sa here qe ju e kritikoni berishen , ai merr shkas dhe ben me shume.
    Endoj mos te glasim me per te , se nga inati do te filloj te shkoj tek femijet e kopeshtit

    1. SAFO says:

      Shoqatat nderkombetare per te drejtat e femijeve a egzistojne ne Albanistan?Sepse duhet te denoncojne kete shkelje te te drejtave te femijeve per te mos u perzier ne POLITIKE.Politeiken beje me te rriturit o Saleeeee…..

  15. MEMEDHETARI says:

    Nje gje me ben pershtypje:
    Si nuk del nje nxenes apo grup nxenesish dhe t`ja kendojne :
    “Kujdestar-surratpatate…”…???!!!
    Ose:
    “O Pinok.o legen
    Mos kujto se na genjen!!!”…

  16. gogo says:

    O njerez,si do te mund ta ndalojme kete vampir,qe po u thith gjakun edhe qenieve ende naive,femijve,te arthmes se ketij vendi,qe po i u injekton helm dhe vrer ne jetet e tyre te njoma.Ku jane organizatat e famshme per mbrojtjen e femijve,si ato qe quhen ”SAVE THE CHILDREN” apo te tjera?Po ato OJF e famshme per mbrojtjen e te drejtave te njeriut,ku jane?Perse nuk e padisin kete shpellar,qe ben politike me femijet,qe eshte e ndaluar me ligj ne tere boten?Ku esht Elsa Ballauri me te tjeret,qe marrin paret per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e njeriut?Po Prokurori mavria ku eshte futur,ne cfare vrime haleje i prehet nuri,qe s’po behet e gjalle as per te mbrojtur femijet?Turp per kete plak te rrjedhur e te pjerdhur,por edhe njemije here me shume turp per kete shoqeri te kalbur te ketij vendi malinj,me njerez pa asnje personalitet?Turp per tere kete popull bageti, qe i prin nje i cmendur dhe ky mavri popull degjon pordhet e plakut Mere nga Vucidoli. Turp,turp….

  17. Ivani i madh says:

    Mero tani ky plak i rjedhur zuri vendin qe i takon duke treguar peralla per femijet e kopshteve dhe shkollave si dhe heroizmat e tij si tek teateri per femije heroizmat e Fatbardh pikaloshi po keti i thone plaku Berisha palloshi ose kryeminister jeleku se ka frike per te vdekur.

  18. ona says:

    E Mero kjo eshte per te qesh dhe per te qarre,ky pleher do te sjell kohen e komunizmit ku benim cdo te hene informacionin politik te javes kush e ka perjetuar e mbane mend,ky duhet vare prej gjuhe.

  19. Nadia Shabani says:

    Ne e kishim te marten informacionin politik, sonte qenka per te qeshur, paskan humor te gjithe.

    1. Ivani i madh says:

      po te shtunen e ke per seks treshe moj Nadia qe ja di radhen diteve te javes SI FALLXHORE QE TREGOHESH.

      1. Nadia Shabani says:

        Ore Ivan te kam ndonje borxh une ty qe me flet me ate gjuhe rrugaci? Turp te te vije se nuk ke kuptuar asgje nga komentet e mija, treshen ja u kam lene juve se ne nuk i kemi njohur ato treshet dhe nuk e kemi idene. Figure e neveritshme!!!!!!!!

      2. Monda Sina says:

        Shiko shiko paska marre zjarr Ivani, ci ke keto brockulla more i semure mendor, keshtu flitet kur ben komente per te shprehur mendimet? I lexon ti komentet e te tjereve perpara se ti kundershtosh? Nuk te them se duhet te kesh te njejtin mendim me te tjeret por nuk ke te drejte te ofendosh te tjeret. Perse perdor ate gjuhe prej rruge apo andej e ke origjinen nga rruga. Komenti yt duket si dicka personale qe ofendon ne ate lloj menyre tjetren, si duket te paska djegur komenti i Nadias dhe per cudi ti na paraqitesh sikur je kunder Berishes por je vetem nje servil i tij qe flet me ate lloj gjuhe kur komenton. Turp te kesh.

  20. Eni says:

    Saliu tani ka hall të hymnizojë mbretërinë, që nesër të shpallet o kryeministër i pëjetshëm 0se po i eci dhe pse jo MBRETI S.

  21. Gersa says:

    Nuk i ka ngelur gje tjeter…Nuk e beson me askush,

  22. NDESHKUESI says:

    O Karlores, une mend ne vend i kam, nqs nuk kupton se cfare dua te them o debil me mire hesht e mos komento.

  23. Mallakastrioti says:

    …Pershendes Autorin e Shkrimit Mero Baze…..Mero te falnderoj qe me bere per te Qeshur , me pershkrimin tuaj per Sali Berishovicin…”Me fytyren e tije..hunden si Pinoku..ect..”…
    Por sali Berisha eshte bere si ai Gomari Plake, qe e di se po i afrohet dita e Ngordhjes…dhe nuk degjone askend edhe me dru po ti biesh..pale pastaj me te thirrura dhe bertitura qe nuk nxe mend…lol
    por e keqja te ne eshte se nuk kemi nje Sali Gomari..por kemi edhe Pasuesit e tije si Ilir Kokelopa…ect..

  24. Durrsaku says:

    Ka ndonje shkrues ketu si Ndeshkuesi qe mundohet te drejtoj z. Mero kunder opozites,(me siguri eshte berishist)por i mat gjerat me kutin e tij,harron se gazetari Mero Baze nuk ka nevoj per ment nga nje nevojtore ose hale si ky fare Ndeshkuesi.

  25. Niko Maloku says:

    Per Benin ( Hysenin) prej Cikagos ( prej Macukullit):
    Gomari i Babatasit

    PROLOG

    Pra nji here e pike ma s’parit
    Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
    Se un ktu s’kndoj burrnin e t’parit
    As trimit e ndo’i luftarit
    Vec nji Ben, nje zog gomarit,
    Qi, qyqari, per send tjeter
    -N’dashte i ri t’jet, ndashte i vjeter-
    S’duhet gja, vec me barte
    E me ngrane, t’thuesh, si Shqiptaret….
    M’thote, por, mendja se ndokujte
    Ka m’iu duke se un mifi n’uje
    Me kete kange, e se ma gjase
    Sod per mue do t’kishte pase
    Ndo’i send tjeter po t’kish’zgjedhe
    Torte me vjersha ktu me dredhe
    Po, por shka, se ata e dijne vete
    Qi ka cofe mikrobi i shkrete
    I burrnis e i trimnis,
    E qi sod ne Shqiptari
    Besa ka nje t’madhe zi
    Jo aq per buke e miredi
    Sa per burra-burra t’dheut
    Qi per komb e ndere t’atdheut
    Me jetue t’dijne e me deke
    Jo, po asht kot,besa, me u rreke
    Se po gjen fatos nder ne,
    Se po gjen fatos nder ne,
    Se po gjen burra n’kete dhe-
    Burra fjalet e atdhetare:
    Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
    Se, per tjeter, mbyti n’uje;
    Gja-ha’i keq – s’i duhen kuje.
    E vertet qi njadisa
    Nder ne flasin fjale te mdha,
    E na mbahen se ata kjene
    Qi shptue na kane Atdhene:
    Sado qi, kur ishte puna
    Mu u shpetue Shqipni kercuna
    E per te n’lufte me qindrue,
    Ata rrijshin tue guksue
    Nper Stamboll e np’r Anadoll,
    A se vjellshin kund n’do’i stjoll
    T’ndo’i hoteli nper Evrope
    Alkool’n, me t’cilin ngope
    E ki’n barkun si bagtija,
    Der sa n’gjak lahej Shqipnija…
    Por, kujtoj,s’ka kund nevoje
    Qi un t’i za kta ndopak n’goje,
    Pse per ta “Dielli” i Bostonit
    Nje epoke ka shkrue tash s’vonit,
    Nje epoke me kaq do krype.
    Qi ma mire s’ke pse me e lype
    Prandaj mue nuk m’jete tjeter,
    Vec me kndue ndo’i fatos t’vjeter:
    Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastriot,
    Po, por shka, se sot me sot
    Edhe ktyne u ka dale fryma,
    E si t’ishin do gjygjyma
    Te pa fund, jane lane m’njan’ane
    E askush n’goje ma s’done me i zane,
    Kuje per ta nder mend s’i bjen.
    Der tash vone, qe, fjala vjen.
    Posta e jone pat perdorue
    Nji lloj pullash, m’t’cilat shkrue
    Ishte ftyra e Skanderbegut,
    Nami e ndera e pare e Atdheut.
    Tash, kto pulla mbi sergji
    Na i kane hjedhe nje pale zotni,
    Qi ktu marre kane Posten ne dore,
    Kin’per organizatore,
    Et’kane qite do tjera pulla,
    Me kambe urash e me kulla,
    E me plepa e rrema shkjope,
    T’gjana e t’gjata si gjuhe lope.
    Ani pra Shqiptaret e sotit
    S’cajne fort kryet per pune t’Kastriotit,
    As per njat trimin e t’parit,
    Ke jane dhane mbas rrogash arit,
    Prandej thashe un se per s’marit
    Do t’tringlloje per veshe t’Shqiptarit
    Nje poem mbi i zog gomarit.
    Edhe kshtu, si fola s’parit,
    Vete me vedi kam mendue
    -Mbasi ngaeshem pace qillue-
    Mbi i gomar nje kange me shkrue,
    Here tue qeshe, here tue vajtue,
    “Simbas”rregllave t’Poezise,
    E nevojave t’Shqiptarise
    Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
    E kaluer ti m’shpine t’Pegasit,
    Mendes s’eme shkundja ti blozen,
    E m’difto metamorfozen
    Enjatij gomarit t’ri
    Qi nja i vlershmi zuteni
    Babatasi bleu sivjet
    Ne Tirane, n’ate kryeqytet
    Ku ministra e deputeten
    -Ktyne Zoti jau rritet jeten-
    Qesin xhixha atdhedashtnije
    Per lulzimin te ksaj Shqipnije
    E per…kambe t’ndo’i sandalije,
    Sado qi, ma e shumta sish,
    -Si me thane mÄka mue nji dervish-
    Der dje kjene..nuk dij se shka…
    Kush n'”kapice” kush ne “qylah”,
    Por qi sod, nper rroga arit,
    Na jane ba t’gjithe frote Shqiptarit,
    Edhe pshtetun mbi kolltuke,
    Kalamuq e si terrcuke,
    Fo mire barkun me “mastike”,
    Pa llogjike-pa gramatike,
    Na pshtyjne dije e politike,
    E me “gisht” ngordhun perpjete
    I pijne gjakun Kombit t’shkrete
    Jo me hingze, por me sahana,
    Vec me shka, mori lum Zana,
    Kah te dirgjesh m’shpine t’Pegasit,
    Ziere’i vishkull n’pylle t’Parnasit-
    Vishkull t’holle e t’gjate zaranet;
    Pse ksaj here,besa,po m’kandet
    Me ja hjekun qafes dikuj,
    Per m’e ba qi za’n T’a shuej,
    Se t’jet’gjalle. Due t’a marri vesht,
    Se me buej s’kapet nji plesht.

  26. NDESHKUESI says:

    O Durrsak or Qurrak me ti shkerdhy gjithe robt e shtepise e paske pak. Ti duhet te jesh o nga ta langaraqet qe ja ka demtuar trurin era e NISH Gomes dhe qe ne Tiransit i quanim 3 muajgango e 9 muaj lango, ose ndonje katunar i trashe Rrashbulli. Une as ofendoj e as shaj njeri por ti me jep adresen se vij e te takoj une ne Durres a ku te duash ti, thjesht te shoh sa trim do jesh.Ketu gjthesecili eshte i lire te shprehe mendimin e vet, por njerez plehra si ty te detyrojne te te pergjigjemi me gjuhen qe meriton. Ti nese ke probleme te aftesise mendore dhe nuk ke aq intelekt sa ti pershtatesh komentuesve ketu , ben mire te kerkosh ndihme mjekesore. Ajo qe i sygjerohet Meros eshte qe te nxise opoziten te behet me aktive e agresive karshi fenomeneve negative dhe DIKTATURES. Sa per dijeni une jam 100 me socialist dhe se vete ai qe perdori per interes PS Edi Rama o debil, po ik se te vjen era e djerses 3 ore larg

  27. sherifi says:

    “Lereni te flase me femijet” shume e bukur si titull i ketij shkrimi.
    Ka shume njerez qe e kane trurin tokmak,bein gjithnje te kunderten.
    ” dikur nga vitet 80 kisha nje problem dhe me duhej te krijoja patjeter nje shrbim per te shkuar ne nje rreth tjeter,(midis problemit te punes kisha dhe nje problem personal) mirepo kisha nje shef torollak si puna e kryeministrit tone,qe cfardo gje qe ti thoshe ai vendoste te kunderten. dhe une i thashe ; shoku shef; ” ate sherbimin per te shkuar ne filan vende e leme per me vone,nuk eshte ndonje problem urgjent,” ” jo ne asnje menyre me tha qysh neser ne mengjes te nisesh urgjnt” keshtu qe e zgjidha hallin qe kisha.
    edhe ketij i thoni le te flase me femijet se mos bene te kunderten dhe i le femijet ne boten e tyre.

  28. psy says:

    Keni degjuar per keqtrajtimet(abuzimet)fizike dhe seksuale ndaj femijeve?Ajo qe po ben tani ky kryeminister me femijet tane quhet abuzim psikologjik dhe qe eshte njesoj i rrezikshem sa dy te parat dhe qe ato qe e ushtrojne kete lloj dhune quhen pedofile te shpirtrave te mitur.Zgjohuni o prinder femijesh se po vazhdoj kjo histori do t’ja degjoni kengen me vone,pasi demi eshte si pika e ujit qe bie e gerryen gurin.Mos arrini deri ne kete pike te ulni kurrizin.Mos i dergoni ne shkolle femijet diten e panikut te Berishes, qe nuk ju kursen as ate qe keni me te shtrenjte,femijen.Mos thoni se nuk e dinit,une ja u thashe…..

  29. HORRI bulevardit says:

    O prinder syleshe, vertet ju kane kapluar hallet e dites, por kjo sdo te thote qe te rrini si te shushatur, perpara kesaj masakre ideologjike qe po ju ben ky kryeminister legen.
    Do te shifni shume shpejt qe femijet tuaj, ne vend qe te lozin me lodrat e tyre feminore, do ti shifni duke diskutuar politike dhe me e keqja, do te cuditeni kur te shihni femijet tuaj gjysme te thinjur, nga hallet e politikes berishiane.
    Kesaj i dhone dhunim psikologjik qe eshte e denueshme ne cdo demokraci qe funksionon.
    Te shkoje ne shkolla kryeministri i Britanise apo kujdo shteti tjeter demokratik dhe ti flasi nxenesve ne kete menyre qe i flet ky bastard, ju siguroj se jo vetem qe ky kryeminister jep doreheqjen brenda dhjet minutave, por gjykata supreme e merr edhe si te pandehur, per dhunim te femijeve.

  30. Daja nga Kavaja says:

    E pa qe burrat,grate e te rinjte nuk e pjerdhin me dhe mendoj te flas me femijet se mbase me degjojne dhe bindin prinderit qe ta degjojne.Mortja kriminelit qe ka lyere duart me gjak.

  31. Luani says:

    Sa here shikoj BERISHEN teksa u flet femijeve per integrimin si dhe per armikun e integrimit qe ne kete rast eshte “RAMA” me kujtohen pasazhet e shkeputura nga jeta e xhaxhi Enverit i cili ju fliste femijeve per Revizionistet dhe luften e ftohte,
    Ne si popull kemi qene gjithmone te mallkuar sepse asnje here skemi pasur njeri te na drejtoje.
    Bravo MERO per EDITORIALIN,

    VETET! LERENI TE FLASE ME FEMIJET Z.BERISHA

    1. Dardan says:

      xaxi Enveli iu paska folur femijeve per revixionistat dhe lulen e tote? Ua sa cudi! Po na sill ndonje pasazh qe te qeshim edhe ne Loniiiii!

  32. Dardan says:

    “Shpeshherë kur u tregojmë fëmijëve tanë për problemet që kemi pasur gjatë komunizmit apo gjatë tranzicionit, ata në vend që të trishtohen, qeshin. U duket aq e pabesueshme ajo që u themi”
    Nese femijeve u ritregojme perrallat e pjelles udbasho-asfaliane, Berishes mbi “diktaturen e pergjakshme” enveriane me siguri ata buzeqeshin sepse subkoshienca e tyre u thote se keto lloj “spjegimesh” jane perralla per ti vene ne gjume kur atyre nuk u flihet. Por ne se femijeve u tregohet realiteti i punes titanike, djerses se derdhur ne kohen e socializmit per ndertimet dhe ndermarrjet nga me madheshtoret te historise se kombit shqiptar. ata do tu degjojne me vemendje dhe kureshtje dhe do tu ngjallet deshira per te krijuar vepra edhe me madheshtore, Keshtu kane vepruar te gjitha kombet moderne, nuk njoh ndonje pjese te historise se kombeve kur inteligjenca e tyre te kete luftuar me terbim teorik dhe me shkaterrim fizik te ndonje periudhe te jetes dhe krijimtarise se tyre. Ata i kane ruajtur te gjitha per tu treguar kombeve te tjere personalitetin e kompletuar te kombit te tyre. Ne te kunderten ka ndodhur ne Shqiperi. Pas kalimit nga nje formacion ekonomik shoqeror ne nje formacion tjeter, aq me mire dhe pa asnje kundershtim nga pushtetaret e rendit parardhes, edhe pse inteligjencashqiptare e krijuar ne vitet e socializmit nuk tregoi qe ishte mbartese e idealve te lirise dhe pavarsise me perjashtim te nje numuri te vogel qe u mbyt ne rrjedhat e llumrave te perrenjve propagandistike dhe ujrave te zeza qe nuk meritonin te dilnin nga llagemet ku u takon e jo me te vinin ne krye e te udhehiqnin Shqiperine per dite me te mire. Prerja e trungut historik (1939-1990) te Shqiperise me sepaten e dardharit eshte burimi i te gjihta fatkeqesive te ketyre 22 viteve dhe i atyre qe do te vine.
    Imagjinoni prerjen e nje peme ne trungun me prodhues te tij. ….. Kjo ka ndodhur edhe me Shqiperine. Une shpresoj se AK-ja do mund te ndaloje sepaten e mallkuar mbi cdo gje te bukur ne Shqiperi. Kam shprese se AK nuk do te perdore sepaten e dardharit apo shpaten e Demokleut por do te perdore bisturine e humanizmit (nuk me behet te them bisturine e kirurgut)dhe gersheret e frutikultorit te ditur per tu spjeguar femijeve shqiptare historin e shekullit te pare te Pavarsise.

  33. argjiro says:

    Xhaxhi Sali ,xhaxhi Sali
    doren permbi zemer
    ma vendos ngadale
    ajo rreh si zog
    sa na le pa fjale
    me ato qe thua
    shume na cudite
    jane si perrallat
    qe thosh ime gjyshe
    eh Enver qyqari
    do ngrihej nga varri
    sa shume ma kalove
    rrofsh oSali djali

  34. Luani says:

    Dardan!
    Si mund te mohosh propaganden e bere gjate viteve te komunizmit e cila gjendej ne cdo qelize te jetes se shqiptareve.Ai sistem ka pasur plot merita po kurrsesi nuk mund te pajtohemi me te metat tij dhe fatkeqesite qe ju ka sjelle shqipetareve.Une bera nje paralelizem mes Xhaxhit Enver dhe xhaxhit Sali,dhe per mendimin tim ajo qe ben sot Saliu eshte shume here me deshperuese sepse jemi ne kushte te tjera dhe atehere ti diktonte sistemi disa sjellje ndersa sot jane te pa tolerueshme,

    Dhe dicka te fundit!
    Kujdes me fjalet sepse une nuk ofendova askend ok.

    1. Dardan says:

      Kerkoj falje per fjalet . Eshte e veshtire kur degjon te barazohet Saliu me Enverin per nje milion gjera.

  35. Durrsaku says:

    I nderuem Ndeshkues,qellimi i jem ishte me te nxjer ty nga furriku ku ishe fshehur,jami kenaqur qe e arrita qellimin.Ti thua se je me socialist se Edi Rama,te njejten gje ka deklaruar dhe Saliu ne parlament para 2 vjetesh,pra del se nuk te kam quajt kot berishist.Sa per ato trimerit qe me tregon i di sje berishisti pare qe has ne jet.Falmeshendet from USA.

  36. ismet kuqi says:

    llapni kot o shqiptare se ai po pregatitet nate e dite qe te vjedhe zgjedhjet vitin tjeter

  37. e verteta says:

    Ben Cikago,
    komenti yt iperkufizon me se miri natyren dhe karaktret e ketyre mbeturinave komunisto-enveristave,qe mezi presin tu hedhe nga nje kocke ne dite Merua,aq sa te lepihen e tua rregolloi paksa humorin e prishur prej deshtakesh, dhe te cfryjne dicka nga ajo urrejtje sfilitese qe po ua merr shpirtin qe prej 20 vitesh:Demokracija bam me suksese e inagurime e keto ham me shpifje e trillime…

    Berlin,Arberor,
    Edhe ju,si mjaft te tjere,qe rrekeni ti jepni mend Bem Cikagos,si mjet kundershtimi nuk dini te perdorni gje tjeter vecse,si gjthmone,shtreberimin e se vertetes,te trasheguar qe nga koha e diktatures,e guzhines s’uaj te genjeshtrave:Beni ne ate koment nuk e ka fjalen per shqiptaret ne pergjithsi,por per ata enveriste te kategosi tuaj,qe dukeni qarte se jeni mbaturina te kujte kohe i perkisni.Ju edhe pse e lexoni dhe e kuptoni mire ate qe shkruan Beni,perseri zanati i vjeter su lejon te mos e shtremberoni te verteten.Ideologjija komuniste kurre nuk mund ta kuptoi berjen e propogandes pa e mbeshtetur ne genjeshtra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje