Jemi studentë të të gjitha degëve, të të gjitha fakulteteve, të kafeneve dhe disi më pak të bibliotekave, të party-it dhe disi më pak të lëvizjeve studentore, provincialë të rretheve dhe metropolitanë. E megjithatë kemi një emërues të përbashkët: jemi studentë me imazh, për imazh dhe të imazhit.
Ajo çka ndodh në itinerarin e ditës është: Ngrihesh lart që të shembesh përtokë fuqishëm, sheh se si qeshet me cinizëm realiteti yt, sheh fytyra të zgërdhira përkundrejt portretit tënd naiv, vuan në heshtje ndërkohë që vuajtja jote festohet me duartrokitje, sheh veten në pasqyrë dhe qindra shëmbëllime gjen aty përveçse pasqyrimit tënd…E megjithatë nuk nxehem me këto karikatura politike, këto më së shumti më bëjnë të kem mëshirë për shpirtin e tyre të zbrazët dhe ndoshta- ndoshta një lloj admirimi të heshtur për gjakftohtësinë e tyre në përgënjeshtrimin e të vërtetës sime. E vërteta ime që ngjyroset ditë për ditë, kur është vetëm bardh e zi, e vërteta ime që nuk më japin as të drejtën për ta pasur timen.
Por çfarë më bën të ulëras së brendshmi, të përdor gjithçka kam për të nxjerr nga gjendja somnambulike këta bashkëmoshatarë që supozohet se janë të vetëkënaqur nga gjithçka kanë, janë këta shokë e shoqe që as arsimimi i tyre nuk i bën të reflektojnë mynxyrën që po jetojmë. Doemos, shumë prej tyre kanë një kuotë mujore për të përballuar shpenzimet prej studenti. Shpenzime prej studenti, ky term në fakt më bën të gajasem së qeshuri. Tek-tuk gjen ndonjë student me libra dhe më rëndom gjen ca shënime të zhgarravitura me përtesë. Shumë prej tyre as që nuk e dinë se si sigurohen këto të ardhura, qëndrojnë aty me kokëfortësi në atë aureolën e tyre të gëzueshme.
Jemi bërë aktorë të mirë kryesisht ne studentët. Eshtë krijuar ky raporti i çuditshëm aktoresk i kësaj mirëqenies të shumëpërfolur, këto pushimet në Dubai, pritja për blerjen e një iPhone-i, veshjet firmato të gjithsecilit dhe ky skenar vihet në jetë ditë për ditë, nga njëra kafe në tjetrën. Diskutojmë për trendet e modës, për mënyrat e ndryshme të kopjimit në shkollë, për të dashurin/ën e atij/asaj, për lokalin më të ri në qytet që ende s’kemi shkuar, por kurrsesi për probleme të tilla. Interesant fakti që të mos lësh bakshish në kafe është tepër ofenduese dhe tregon që ti nuk ke normat minimale të civilizimit. E si guxon ti të veprosh kështu?! Si guxon të cenosh jetën aristokratike të studentëve, të ndërtuar me aq mund nga paratë që kanë borxh prindërit e tyre?! Ehh, 40 lekë të lëna bakshish nga ky studenti i jetës mondane, rastësisht qenka e barasvlershme me sallatën jeshile që shet nëna e tij në tregun e fruta-perimeve.
Ne, studentët me imazh, jemi studentët e kohës së internetit. Mesa duket është më produktive të kalosh kohën në Facebook mes kërkesash miqësie, komplimentesh të pashtershme se sa të punosh. Epo me të drejtë ndoshta. Si mund të punosh ti si kamerier ndërkohë që me mbarimin e shkollës së lartë ti do vendosesh në poste si: drejtues ekzekutiv, drejtor banke, programues, ekonomist i parë në një ndërmarrje etj. Fundja nga do e dinë ata qe diploma jote është e mbushur me 10-ta të teknologjisë së lartë. Vetëm kufjet magnetike të kushtuan 5000 lekë të reja.
Ekziston dhe pjesa e rinisë studentore, të angazhuar thellësisht dhe gjerësisht “me ideale” në politikë. Andej-këndej dëgjon kryetarë forumesh, grupimesh politike dhe andralla të këtij lloji. Çuditërisht më shumë se sa lajmërime për reflektime, angazhime dhe reagime politike, dëgjoj më shumë për ato party-it e zhurmshëm të kryesuara nga kjo klasë e re politike që po ushqehet me qumështin e gjirit te nënës parti. Këta kanë një tjetër lloj imazhi, është investuar shumë këtu me trajnime politike që më shumë kanë të bëjnë me trajnime pushimesh në Jalë e gjetkë.
Ja ku vjen dhe pjesa guximtare që ndonjë herë harrojnë dhe fillojnë diskutojnë për politikë. E di kush janë këta të fundit?! Këta janë fëmijët e atyre që sa herë shohin një politikan të dalë në televizor, fillojnë dhe kritikojnë me intonacione të atilla që të ndërgjegjësojnë dhe fqinjët përreth. Të nesërmen kjo pjesa studentore riprodhon në mënyrë mekanike, me presje dhe pa pika, gjithçka ç’është thënë mbrëmjen e kaluar. Të menduarit me traditë politike familjare…Këta janë studentët tanë që me siguri do sjellin ndryshime drastike në qeverisjen e këtij vendi.
O Shqipëria ime anadollake më bën të ndihem e huaj mes shumë fytyrave të njohura, më bën të ndihem e vogël në mes të gënjeshtrave të tua të mëdha , e diferencuar kur më jep ngjyra që nuk I kam, e shtypur kur më jep barra që s’janë të miat , e poshtëruar kur më shtyn të hesht. Tabloja ime e realitetit është familja ime, shoqëria ime, shkolla ime, qyteti im. E nëse të gjithë gënjejnë, mendoje se sa të vështirë e kam unë te bërtas realitetin tim, realitetin e të gjithëve, realitetin pas dokrrave të medias, realitetin pas perdes blu.
Herë pas here në kafe me shoqërinë, vjen si déjà vu dhe hipokrizia ime në të tilla raste. Po më njollos ti mentalitet i “të dukurit pa qenë”. Pastaj shoh fytyra të frikësuara se mos imazhi rrëzohet, reputacioni i rremë dëmtohet dhe gjithçka që mbetet është ky realitet që s’dimë ta qeshim më parë për injorancën apo ta qajmë për të njëjtën arsye. Herët a vonë (po me shumë mundësi vonë) realiteti ynë do të nxijë aq shumë sa s’do këtë bojaxhi dhe as lustraxhi që ta zbardhë. Ne, studentët e teknologjisë, Facebook-ut, fotove artistike dhe të jetës së shtirur dhe shthurur, nuk kemi nevojë për para, për drejtësi, mirëqenie ekonomike dhe sociale. Ne kemi nevojë vetëm për IMAZH.
ONA
Me pelqeu kendveshtrimi dhe problemi(met) qe ngre.
Ceshtja e imazhit eshte nje nga problemet me te medha te “nentokes” se shoqerise shqiptare.
Falsiteti nis qe me krye qeveritarin (en)
Te rekomandoj te vazhdosh te shkruash dhe do te permiresohesh patjeter!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
shkrim shume i mire. shoqeria e sotme e ka mendjen vetem tek dukja dhe jo tek vlerat e verteta
I ke dhene jete asaj qe mendoj cdo dite. Po kjo eshte e verteta e provincjaleve qe preferojne te mos ushqehen per 1 muaj per te blere iphone qe te tjeret te mendojne se ata jane shik dhe high tech kur nuk dine as ta perdorin iphone.
Bravo
Te lumte!
me ben te qesh kur i referohesh Tiranes si “metropol” dhe kusurit si “province”. Per mua Shqiperia eshte me teper nje fshat i madh, ku ka nje qender te cregullt (Tirana) dhe ca lagje te crregullta (kusuri).
Sidoqofte, me pelqen shkrimi.
BRAVO ,,BRAVO
Me ne fund nje ze i ri qe shperthen!Sikur te beheshin aq shume te tille sa te shperthente nje ortek i madh qe te vriste kete IMAZH te rreme e te turpshem. Ky imazh i kesaj epoke te sotme na ben te Ulim koken para te huajve o Mero, se para njeri tjerit e ka shprehur aq bukur kjo vajze sa ska me vend per komente. Ne shqiptaret e kohes Enverit e kemi koken lart Mero, kurre se kemi pas te ulur….Me vjen keq po editorioli i djeshem me la shije te hidhur nga boja qe na kishe hedhur persiper ne brezit tend…ne qe imazhin e jetonim me koken strukur mbi libra…qe per fatin tone te mire “nuk na zinin” por na mbushnin jo barkun me koktelje baresh si sot, por trurin me dije e me fantazi e endrra per te bukuren, po na rriten dhe karakterin per te jetuar jeten me koken mbi shpatullat tona. Ne Shqiperia e djeshme na ben Krenare se u rritem ne banka shkollash e jo kafenesh, se shfletuam libra e jo revista mode, se punuam ku na ra pjesa dhe nevoja e vendit e jo ku na coi emri apo parate e babit e mamit matrapaz.. Sot ne ndjejme turp se jo vetem sdime cte mbulojme me pare me kete te zeze katraure ku vendi yne eshte zhytyr, por dhe te duam nga deshira e mire patriotike na le zbuluar kjo teknollogjia e sotme e informacionit…Yes, Mero e moren brezat e femijeve tane ate lirine e gjoja shume kerkuar nga gjoja studentet e dhjetorit… dhe rezultati …Bravo moj Vajze qe na e pershkruan me kaq spica therese…Na vjen sinqerisht TURP Sot!
Pergezime Ona! te lumte,vazhdo.Gjithashtu i nderuar Odiseu!te pergezoj per ato qe thua,por kam frike se nuk e ndalojme dot doren shkatrimtare te k/ministrit i cili do tja shkaterroje imazhin akoma me keq vendit kete 100vjetor duke na rehabilituar tradhetaret e kombit,biles edhe me buste.
Ona! Te pergezoj per shkrimin e goditur qe ke bere, per ndjenjat e sinqerta qe shpreh! Ju studentet e kesaj kohe jeni ata qe duhet te nderroni imazhet qe me vetdije apo te imponuar krijoni. Studentet shqiptar duhet te kuptojne se realiteti i sotem nuk ka nevoje per imazhe te kota,por per levizjet studentore qe gjithmone kane treguar se kane force te cojne shoqerine perpara. T’ju thone ndal atyre qe kane marre revansh dhe kerkojne te zhvillojne kapitalizmin me te eger ne bote. Studentet shqiptar ta dine se parate e prinderve te tyre qe u rraskapiten rrugeve te kurbetit po mbarohen, i hengri kapitalizmi shqiptar. Sa me shpejt te kuptoni realitetin me mire eshte.Mos u vononi!
100-vjet SHTET SHQIPTAR; 10-vjet RINI ME “IMAZH”……….
bravo
e bukura e cdo shqiptari eshte qe dine te kritikojne por harrojne te shohin veten e tyre……dhe prej kesaj lind pyetja qe ti Ona ke perfaqeson ketu: personin real apo personin per Imazh?!
bravo shaniko