I nderuar kryeministër.
Unë që po të shkruaj jam një oficer në lirim. Para disa kohësh, Arben Imami më komunikoi lirimin nga Forcat e Armatosura. Arsyeja fshihet tek njohjet e mia të vjetra me Imamin.
Në mars të vitit 1997, isha oficer në Grehot në Gjirokastër. Filluan trazirat dhe u thashë shokëve të mobilizohemi të ruajmë divizionin se do bien armët në duar të njerëzve. Ashtu bëmë. Një ditë na erdhi Imami dhe na kërkoi takim. Ishte bërë komandant i protestuesve.
-Sa tanke keni, tha, se na duhet të ecim drejt Tiranës.
-Kemi nja 5 copë, i thashë, por deri në Tiranë nuk shkojnë dot, duan tre muaj.
-Mos ngjall pesimizëm, më tha, se është luftë dhe në luftë pesimistët pushkatohen.
Unë nuk fola më. Morën dy nga pesë tanket dhe rrugës për Gjirokastër i rrëzuan duke vrarë dhe një tankist amator.
Nuk ma harroi këtë, dhe kur u qetësua situata dhe ai u bë ministër i Fatos Nanos, kërkoi pushimin tim nga puna. Unë isha baba me fëmijë dhe gruaja pa punë dhe nuk dija ç’të bëja. E diskutova me shokët dhe thanë bëjmë ne një deklaratë që ti ke bashkëpunuar me njerëzit e Imamit dhe u ke dhënë dy tanke. Ashtu bëmë. E çuam letrën lart në qeveri, i gjetëm dhe një mik ministrit dhe shpëtova.
Pastaj erdhi telashi i dytë. Imami u bë prapë ministër i Ilir Metës, tani tek drejtësia. Një ditë më thërrasin prapë dhe më thanë që duhet të bëjmë dëshmor atë tankistin që u vra dhe e zuri tanku nën vete.
-Po unë s’e njoh, thashë, ku ta di unë si e ka emrin, se ai ishte civil.
-Firmos këtu, ndryshe pushohesh, më tha Imami. Unë e firmosa dhe ai u bë dëshmor. Prej atëherë kam ndenjur me frikë në zemër. U transferova në Tiranë dhe punët i kisha mirë.
Tani më erdhi prapë Imami ministër. U shkëmbyem disa herë në korridor dhe pashë që qëndronte rëndë. Një ditë më thirri shefi i Shtabit dhe tha do të pushojmë nga puna.
-Cila është arsyeja, i thashë unë.
-Ke bashkëpunuar me rebelimin e armatosur në vitin 1997 në Gjirokastër, tha.
-Në asnjë mënyrë, i thashë unë. Unë kam penguar Imamin të vijë me tanke drejt Tiranës. Bile e gënjeva, i thashë do tre muaj kohë të arrini, dhe ai për tre muaj u bërë ministër.
-Nuk më hyjnë në punë llafet, tha, kemi fakte.
-Çfarë faktesh keni, e pyeta.
-Kemi një deklaratë të kolegëve të tu që ti ke bashkëpunuar me njerëzit e kryengritjes kundër divizionit Gjirokastër.
-Po ajo është dëshmi e rreme, i thashë, e bëra nga frikë e Ben Imamit kur ishte ministër i Nanos.
-Kemi dhe një dëshmi tjetër, më tha, që ke bërë dëshmor dhe tankistin, që e zuri tanku nën vete.
-Po dhe ajo është dëshmi e rremë, i thashë, e bëra kur ishte Imami ministër i Metës.
-Kemi dhe një dëshmi tjetër, tha, më të rëndë.
-Çfarë, i thashë.
-Ministri Imami më tha se atë tipin e kam parë që ka marrë pjesë në trazirat e ‘97, ndaj mos ta shikoj këtu.
Eshte sa per te qeshur aq dhe per te qare me situaten ku jemi katandisur. Megjithate kujtojani Imamit faktin se dhe ministri grek I mbrojtjes u arrestua pas plot 13 apo me teper vitesh .pak a shume me akuza te njejta , si blerje helikopteresh , nendetse etj . Durim imam djali do gjejme penje dhe per te qepur gunen tende . Kuluro kujdes sot arredtuan po ne greqi ish sekretarin e pergjithshem te ish ministrit te mbrojtjes tashme ne burg. Imami ndoshta duron ne burg po ty kuluro do ta shqyejne bythen shoket e dhomes .
Qe Imami eshte personazh komedie dhe jo aktor, kjo dihet. Po ku e sajove mor Mero!!? I forte je!
Edhe kete te ziun oficer e paska ndjekur Imami si shetjtani, gjithandej!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gjeneral-imami-viti-97.html
Kjo ehste nga me te mirat e tua o Mero.
PERLEEEEEEEE!
mero bene shaka, por une e besoje, ky eshte ARBEN IMAMI i vertete.
Epo keshtu do te ndodhte, se ata qe shkaktuan ’97 nuk u gjykuan por u lane te lire sikur nuk kishin bere asgje. Ai i Madhi fare u la te lihte ne opozite si t’i donte qejfi e ne 2005 u zgjodh prape kryeminister, kurse keta te vegjelit si puna e Imamit paten nje fat me te keq akoma, pa pritur t’u behej shefi kryeminister u bene ministra. E pra ke te besosh? Vertet PS po erdhi ne pushtet neser do t’i gjykoje keta qeveritare qe e kane mbushur kupen sot? Nuk e di. Nuk di ke te besoj. Kush me garanton se Edi, apo Kreshniku apo Bamiri me Oketen nuk e bejne prape Imamin minister nese fitojne zgjedhjet?! Dhe ky dyshin nuk vjen nga fryma qe perhap Berisha sipas te cilit edhe opozita eshte me keq se ne. Jo. Ky dyshim vjen nga precedente te pas ’97’es. PS nuk ka me Fatos Nanon, por ka te tjeret qe kane qene edhe atehere, bile eshte e gatshme te beje koalicion edhe me shtangistin. Keshtu qe nuk e diper ke opozite te votoj. Perendia me ndricofte mendjen kur te hedh voten. Te pakten jam me ndergjegje te qete qe asnjehere nuk votova per Saline e nuk do votoj per Saline.
Hahaha,.
Me kujton “Fytyra ime e Vrerosur” e Heinrich Böll.
Ndoshta hahaha, eshte e pavend.
Po “Fytyra ime E vrerosur” jua rekomandoj.
Ka tragjedine dhe humorin bashke.
Nje satire e shkelyer.
Duhen provuar ata, te cilet nuk i kemi provuar me pare ne qeveri… perndryshe nuk kemi asnje shprese… pas ’97 ne fuqi erdhen socialistet, por asgje bene per te denoncuar e denuar ata qe shkaktuan trazirat dhe shkaktuan vdekje, shkaterrime dhe prishje te imazhit te Shqiperise ne bote…. edhe pas 7-8 vitesh pas ngjarjeve te ’97, te huaj qe kam takuar kishin frike te vinin ne Shqiperi… dhe keto plehra vijne perseri ne krye dhe drejtojne SHTETIN, drejtojne USHTRINE!!!!
Arben Imami, je simbol perfekt i “Njeriut te Ri” qe krojoi Dulla i Pare dhe qe e persosi Dulla i Dyte (Saliu).
Rrofsh sa malet O Sali! Ke nje te mire qe s’ta mohojme dot. Jua nxore karakterin e vertete ketyre proto-politikaneve shqiptare qe kemi pare do njezet vjet!
Edhe Brace do me e kap Ben Imamin gafil.
Jo mor Erjon, Beni i rronjet e thella, ka miq edhe ke krahu jot, po ti mir ke qen se me thon te drejten kina harru, minister knej dhe minister anej.
Beno, kur te fshijn ket rradh dhe ske ndonji vend pune, mos ja lut bythen asnjonit, as Sales e as Mets e Nanos, hajde se do bojm nji film dhe na mungo aktori kryesor, kta artista e njoft spranojn se thon kena principe ne dhe moral, se po ta them ke veshi o roli nji pederasti, ti qe se ke problem moralin dhe principet tu kan bo si qeverrit, je me i miri per ket pun.
Pagesa o e mire me honorare, merr sa nji minister, plus me publicitetin qe ke ti, filmi do ket sukses dhe menoj se ke per te arrit ate shumen qe merr nga te dyja krahet si minister dhe si tregtar i mikut tone verior, spo ja permen emrin se mos ta kuptojne ku e kom llafin.
Boje nji zile kur ta shofesh keq.
Shkrimi mbi oficerin e pushuar eshte edhe satire por edhe i vertete.Kur mbas trazirave te 97 u krijua nje komisjon me ne krye Ngjelen per te nxjerre autoret qe sollen katrauren e luftes civile opozita e nano kurves donte vetem pushtetin dhe e fali gjaksorin berisha.Edhe sot e kesaj dite e verteta dhe demi i pallogaritshem i 97 nuk ka dale mos prisni qe do behen mrekullira ne SHQIPERI vitin tjeter.Me keqardhje e them por ai vend nuk behet.sali qeni bashke me bashibuzuket e tij ne vend qe te denohej me vdekje behet kryeminister.arben gjenerali ne vend te denimit me 25 vjet burg behet minister disa here si ne qeverine e nano kurves ashtu edhe ne qeverine e sali qenit.Cfare prisni tjeter te ndodhi.E mira per te gjithe shqiptaret eshte ta braktisin vendin te pakten per nja 20 vjet sa te shuhen keto mostra e pastaj te kthehen.TUNG.
O ti i USA-s. Po kur te kthehen pastaj cfare do te gjejne, apo koqet e thara te Sal-iut, te lagura me kripe deti?!?!
Ne shqiperi duhet nje Oliver Kromuell, ndryshe ai vend me keta hajdute e vagabonde eshte veshtire te behet. Atje nuke eshte kriminel vetem Sali Berisha, pore gjithe qeveritaret. Cfare nuke kane bere per te vjedhur. Arben Imani eshte fatkeqesi kombetare qe eshte miniser mbrojtje, jo vetem qe ka shitur pasurin ushtarake prone e gjithe popullit si i ka dashur b……tha, duke mare bakshishe nga trafikantet, pore eshte sjelle me kuadrot sikur te ishin gure shahu. Ae di ky bastard se ata kuadro jane nder qytetaret me te devotshem dhe njeres te sakrifices si askush tjeter, pamvaresisht se punuan ne periudhen e diktatures, ata nuke i sherbyen diktatorit, pore popullit dhe atedheut. Oficeri qe ben ate leter duhet ta denancoi ne prokurori kete karagjos minister mbrojtje qe ka shkuar hu me hu gjate ketyre 22 vjeteve
Shume e sakte BUJARI USAD!
Kjo leter i duhet derguar prokurorise, se mbase nuk e kane te hequr emrin tek dera! Cfare skandalesh, nga keto IMAM mbrohet karrocata e Berishes!
Ministri i Mbrojtjes! Keto mbron Imami!
A ka emer ky oficer mashkull! Po nuk eshte Sala Komandant i Pergjithshem, eshte libohovari…!
Kjo eshte karrjera e politikaneve tane:hajdute xhepash,spiun te sigurimit,agjent te agjenturave te huaja,injorante(eshte me e lehte ti sundosh)te mbaruar moralisht etj.