Homazhet për Lirak Bejkon, Rama: I ofruan veç ferrin. AK: Berisha duhet të marrë përgjigjien e merituar

7 Nëntor 2012, 12:37Politika TEMA
Homazhet për Lirak Bejkon, Rama: I ofruan veç ferrin. AK: Berisha

Kanë nisur homazhet në ambientet e Institutit të ish- të Përndjekurve politikë për Lirak Bejkon.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe kreu i PS-së, Edi Rama, që shoqërohej nga deputeti Pandeli Majko.

“Lamtumira për Lirakun mes njerëzish të vrarë 22 vjet në çdo shpresë prej atyre që u morën votën dhe u ofruan veç një ferr të ri zhgënjimesh.  E pashlyeshme pamja engjëllore e dy vajzave jetime, që babanë e dalë gjallë nga ferri komunist ua treti në flakë ferri i ri i zhgënjimeve. E pamundur të harrohen nëna dhe gruaja e të ndjerit të ndarë forcërisht prej tyre nga fuqia shkatërruese e arrogancës së këtij pushteti! U prehtë në paqen që s’e gjeti dot asnjë sekondë në rrugën e vet nga një ferr në tjetrin dhe shërbeftë akti i tij për një reflektim dinjitoz”, tha Rama.

Homazhe kanë zhvilluar edhe përfaqësues të Aleancës Kuqezi. Ata  kanë akuzuar qeverinë për vdekjen e tij, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që ta ndëshkojnë me votë kryeministrin Berisha.

“Kemi humbur një njeri të mrekullueshëm. Sot Shqipëria ka një pishtar të demokracisë më pak. Lirak Bejko është pishtar që nuk do të shuhet në zemrat e shqiptarëve. Në 100 vite pavarësi nuk ishte njohur një vdekje e tillë. Ne shpresojmë të ketë mbetur pak ndërgjegje për të reaguar. 22 vite më parë njerëzit vriteshin burgjeve, sot vriten në mes të ditës. Lirak Bejko dhe shokët e tij ishin disidentë të një regjimi politik që ende nuk është rrëzuar. Ka ardhur koha që Berisha të marrë përgjigjen e merituar dhe atë duhet t’ia japë populli”, kanë theksuar përfaqësuesit e AK-së.

Një ditë më parë në shtëpinë e Bejkos bëri homazhe edhe kreu i FRD-së, Bamir Topi, ndërkohë që përfaqësuesi i qeverisë për ish- të përndjekurit kishte kërkuar që në homazhe të mos merrte pjesë asnjë kryetar partie, me përjashtim të presidentit Nishani.

Gjergj Ndreca, pjesëmarrës në grevë me Lirak Bejkon dhe i pari që vendosi të vetëdigjej, ka lënë për pak ambientet e spitalit, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mikut të tij.

“Lashë ambientet e spitalit për të nderuar vëllain dhe bashkëvuajtësin tim, për të nderuar martirin e demokracisë”, tha Ndreca.

59 komente në “Homazhet për Lirak Bejkon, Rama: I ofruan veç ferrin. AK: Berisha duhet të marrë përgjigjien e merituar”

  1. loni says:

    z e bekofte,,,malokeria ju vrau dhe me pas donte tju blente me parete e popullit,,ja keta jane kafshet qe erdhen nga bjeshket,,poshte rraca malokerie,,kam 2 dite qe nuk po degjoj vvrasje nga maloket,,dhe jam shume i shqetesuar se nuk po zhduken me ritem te shpejte,,uroj deri ne darke te kete nja dy tre vrasje andej nga malsia…

    1. ggggggg says:

      po sali berisha i ka bere njerezit dhe te besojne se jane te gjithe si ai..jo jo kjo spranohet.. te jesh humanist e te solidarizohesh me ate qe na prek eshte njerezore jo politike..turp kush paragjykon

      1. raimond says:

        Nuk ka kuptim ne nje sistem demokratik te mungoj Dialogu ……

        Pse ja lejoni komentet ketij palacos me emrin Loni ?

        Ju fshini komente qe nuk kan asnje nga keto lloj sharjesh , dhe lejoni komente te tilla qe fyejne gjysmen e popullsise sone….

    2. andi says:

      tutje loni se te cau lepuri. cfare te kane bere maloket?

    3. Dardan says:

      Edhe sa koka bije nenash do haje ky gjaperi vlleho Ortodhoks vetem e vetem qe te vije ne pushtet, a??? ende nuk u ngine gjak Shqiptari keto bisha qe nga 97,ta derdhin gjake Shqiptari per te ardhe ne pushtet keta kelyshe te Janullatosit,

    4. Albana Lole, USA says:

      U prehte ne paqe! Mbeshtetje familjes se tij te shume vuajtur!
      http://imazheshqip.blogspot.com

  2. andi says:

    vrite naten dhe qaje diten, kjo eshte strategjia e edvinit

    1. drilon says:

      strategjia e sateme o and..

    2. deni says:

      PS seshte perfshire fare ne kete mesele te ngritur e djegur nga saliu..ai ishte gjasme antikomunisti me i madh e sot ka treguar hapur qe eshte nazisti me i keq

      1. andi says:

        PS i ofroj shishen me benzine

    3. Heron says:

      Ore ty sikur te ka pjelle saliu nga bytha! Ke sy e veshe ti a jo ; ai donte parate e burgut ti thuaj e dogji Ed Rama! Mos u beni kaq harbuter e genjeshtar se jemi nje popull !

      1. psy says:

        Ku jeton ti more Andi?Mos kujton se ti vlen me shume per Berishen se Liraku?Per ate moster ne te gjithe jemi objekte,gure shahu.Nuk t’a uroj t’a provosh ne koken tende ate qe mund te te beje ai sapo te mos kete me nevoje per ty(megjithese e meriton)

        1. andi says:

          psy, dhe ti do lek por nuk digjesh sepse nuk te ka kush borxhe

          1. kristiano says:

            O ca monstre qe qenke ti me po se provokon njerzit me lug caji.kur nuk ke gje per te then er ate qe humbi jeten rovokon leri me njerzit ne te keqen e tyre o mut i keq maloku

    4. Dean says:

      Se kush e ka vra,ate e din familja dhe JO ti mor Kelysh i BARBARIT te vicidolit.Boll na bone te zgjuarin,karagjoz Shqiptar,se nuk te plas ty per ate qe iku,por te pakten mos NDYJ edhe vdekjen e tij me karagjozlleqet e tua se boll ja shkaterruan jeten njerez si puna jote.

      1. andi says:

        shkoni me mire ta bindni ramen te votoje 3 ligjet se perndryshe do ngeleni nje jete duke pritur lemoshe tek selia e PS-se.

  3. irfan says:

    PISHTARI KOMBIT. LIRAK BEJKO . HEROI KOMBIT ANTI KOMUNISTI DHE PRO AMERIKANI.NDEZI NJE FLAKE QE DO DJEGI BERISHEN DHE GJITHE REGJIMET QE DO MUNDOHEN TE PERCAJ KOMBIN SHQIPTAR.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : I perjetshem kjofte kujtimi i tije ! Fatkeqesisht historia e popullit tone si dhe e shume popujve te tjere te Europes ka tregu sa pa pishtare te tille nuk dilet nga erresira !

  5. Daja nga Kavaja says:

    Sali Krimineli duhet te marre vetem ate qe i takon,te mare ndeshkimin e merituar nga drejtesia per te gjithe vrasjet qe ka bere sepse nga populli ka vite qe e ka mare pergjigjen ky kryhajdut e kryemashtrues.

  6. Dezenjatorja says:

    Nje enderr te vetme kam per kete 100-vjetor,qe Sali Krimineli te jape llogari per te gjitha poshtersite e tij,ky kriminel duhet te pergjigjet per vitin 97,per Gerdecin,per 21 Janarin dhe per Lirakun qe e vrau poshtersia e tij.

  7. sara says:

    vec ferrin… pasi, djalli ate di te beje..

  8. Deni says:

    Saliu eshte e keqa me e madhe e ketij vendi,dhe shume shpejt do pergjigjet per te gjithe keto poshtersi.I ndrite shpirti Lirakut dhe ngushellime me gjithe zemer familjes.

  9. irfan says:

    pishtari i perjetshem BEJKO U NDEZ PER TE MOS U SHUAR KURRE NE JETE TE JETEVE.

  10. Nordi says:

    Keta te dhjerit e qeverise kane kerkuar te mos marre pjese asnje kryetar i partive politike, pasi i dhjeri i tyre nuk ka bythe te shkoj aty. As ai antikapati (presidenti) nuk shkonte dote aty pasi ishte nje nga shkaktaret e veteflijimit.
    Keta jane persona qe kerkojne te bejne marreveshje me vdekjen, keta nuk mund te diktojne te paperlyerit qe te nderojne kete “Flamur te demokracise dhe lirise”.

  11. Laku says:

    Sali Berisha je kriminel si Enver Hoxha. Shpresojme qe ky horr shpellash te behet shembull per te gjithe ata qe do te merren me politike ne Shqiperi………….

    1. Enver Hoxha says:

      Une te vrisja ball per balle dhe kur te vrisja, nuk coja seksere, per ti pi kafen atij qe ja kisha marre jeten, mos me ngaterro me saliun.
      Familjaret e atyre qe vrava dhe burgosa e dine fare mire qe une i vrava dhe burgosa, une nuk u fsheha, per krimet e mija dhe sot i them une i bera se ishin armiq, por ky langaraq saliu ben te kunderten, te vret dhe thot, Te vrau ai jo une.

      1. dc says:

        humor kinez !!! ose korean

  12. politikanichicago says:

    ngushllime familjes bejko per humbjen e njeriut te dashur. nuk arij ti kuptoj komunistet rama e majko si nuk i vjen turp nga vetja dhe nga baballaret e tyre presekutor dhe shkojn e ulin figuren e nje te presekutori. a kane fytyre majko e rama qe paret e te presekutuarve ja ndane antarve te byros politike. a ka fatkeqsi me te madhe per kombin qe akoma vazhdoj te drejtojn femijt e presekutorve. posht komunizmi. posht rama e majko. nuk besoj se liriku ka dashur rikthimin e komunizmit ne shqipri. vajtje e edi rames dhe pandeli majkos e njollosi ate te vdekur.

  13. albani says:

    E çuditshme thone qe nuk ishte politike???? por e verteta del gjithmone ,ky fatkeq u perdor poltikisht kur ishte, gjalle dhe po perdoret dhe i vdekur nga politikane te pa skrupullt, duke filluar nga Edi Rama Bamiri Kreshniku e disa te tjere, kjo eshte e qarte per te gjithe.
    Gjeja me e tmerrshme eshte qe disa poltikane i jane fersulur te ndjerit si jenat viktimes, e kush e kush te marri nje cope,politikane te pa ftyre qe kerkojne me dhimjen e tjetrit te fitojne diçka politikisht.Ketu do te jemi kur i ndjeri dhe familja do te harrohet shume shpejt siç u harruan viktimat dhe familjaret e Gerdecit dhe 21 janarit qe ata kerkuan ti shfrytezonin politikisht.Ne mbyllje politika eshte kurve e keqe,per RAMEN eshte me i redesishem ILIR META siç eshte per Berishen. ILIRI mund ta beje kryeminister familjaret jo, dhe per kete dote harrohet shpejt si ata te 21 janarit.

    1. Epirioti II says:

      Ec Albano, 1000 leke per mesazh ta ka vene normen Partia. Apo ti je vullnetar i Enver Berishes dhe shkru pa leke ?!

  14. lesi says:

    Kryetari i te perndjekurve eshte spijuni i Salovicit mos i besoni ju te perndjekur,

  15. O ZOT says:

    Perderisa ky liraku i vuri flaken vetes per breket e lena peng te edushkes kjo tregon se ai gjithshka ka pasur pervec idealeve per te cilat vuajti ne burg. Habitem se nuk pashe aty edhe shokun ruci si i superpesekutuar qe eshte bashke me te birin e xhelilit,sules dhe kermave te tjera social-komuniste.

  16. elda says:

    Komentet E Enver hoxhes jan me te mirat dhe te verteta,je i madh kushdo qofsh ti,dhe sa her futem te lexoi komentet, shikoj gjithmon per komentin tend.

  17. ALpini says:

    Edi Rama ka qen 25 vjeç dhe i dipllomuar kur babai tij afronte FERRIN, duke firmosur Kristaq Rama afronte FERRIN e vertete,Kristaq Rama qe e mbante veten per artist nuk hezitoj te hedh firmen per vdekjen e nje artisti tjeter:
    http://oi49.tinypic.com/33jl09j.jpg

    1. Enver Hoxha says:

      O Alpin, po pse ben sikur ske dijeni fare si funksiononin punet ne kohen time, je me saliun te pergezoj dhe mbaje, por vetem mos ja fut katundit, se ato firma qe ti thua, ishin spiunime qe i sillnin ustai jot, dhe kur vinte puna tek firmetare, ata ishin thjesht per ti treguar botes se dhe ne komunistat, kemi pluhralizem dhe demokraci ne parti.
      Mos kerko gjurmet, shife ujkun se e ke para syve, apo ste le hunda me e pa.
      Mi co te fala saliut, mos te me shaj shume se ktu jam une ne pritje, sa tme vi dhe ai e di se me cfare pune duhet te merret.

      1. ALpini says:

        shoku Enver,
        nuk e zbukuron dot se vetem thirrja-rrofte diktatura e proletariatit-tregon se sa pluralizem kish ne partia tende.e fillove pluralizmin me denimin e deputeteve ne 1945 dhe vazhdove pa dallim,dergoje ne hale te gomervet edhe nga sherbetoret tuaj por edhe nga ata qe i kishe zili,intelektualet shqiptar.
        shoku enver te te pyes per diçka-si u ndjeve kur te shkulen nga varri aty ne varrezat e deshmorevet dhe te derguan ne ato te Sharres?thone se ata vorraxhijnte te kane varrosur se prapthi me fytyre poshte,prandaj spo gje rehat.ashtu te rrijsh se jeshe me fat qe nuk te gjeti ngordheja pasi te shifje Elenen e causheskun si qanin,vertete poshteruese per nje udheheqes.ti shoku enver do ti kishe mbushur panolinat plot,te kujtohet rrije me panoline e nuk dukej gje ne pantallona……

        1. Enver Hoxha says:

          E more Allpin, po qenke akoma derdimen ore tu mbyllte, po nuk me shkulen nga varri se ata qe me transferuan, ishin tanet, ata ishin shoket e tu, por ty ste treguan se ishte sekret partije me urdher nga lart. Ti kujton se jam ne sharre ore mavri, jo mo jo jam ne vend te sigurte, vetem nexhi e di dhe saliu, e ata qe me bene transferimin, kane shkuar ne te semes, i vrau saliu se mos nxirrnin sekretin.
          Saliu kur mbetet ngushte, vjen dhe flet me mua, edhe sot erdhi dhe me kerkoi si tja bente, se kishte frike gomari se mos e sulmonin me arkivol ne dore, po ik o tu mbyllte i thashe se shqiptaret te hane mune, vetem llafe kane dhe gure ne traste.
          Ajo Elena ma ka pas dredhur mua, njehere qe me ra rruga andej bera pak dashuri, por se di a e lashe me barre apo jo.

          1. ALpini says:

            Faleminderit shoku Enver per sqarimet dhe transparencen tende,por jam kurjoz te di prej teje qe pse se qerove edhe ate furrxhine,shokun tend te femijerise qe dilte e te priste kur vizitoje gjirokastren,dilte mavrija veshur ashtu si ishte me perpasen e skufjen e tavapjeksit.te vjen nder mend o shoku enver se per cilin e kam llafin,quhej Xhevdet Avdalli.pse se qerove dhe ate dhe ta akuzoje si armik se i piqte tavat e popullit pa cilesi?
            sa per Saline nuk ke goje e te flasesh,ta ka hedhur qe cke me te,pranoj te behet antar partije vetem e vetem qe te kalonte mire se rrethohej nga spiune e hipokrite .
            per sa i perket Sharres aty je po te kane genjyer se kohet e fundit ishe budallepsur,te kujtohet si e pyesje gruan e Hysnise,Viton,ne vend qe ta piesje per pllanin e viti 1985 e piesje po pllani i vitit 55,po 500 mije dollarot e vitit 39.
            aty je shoku Enver ne sharre dhe per kete e verteteon ere e qelbur qe vjen kur kalon bri komandantit…….mundet qe edhe te mos jesh aty po njerezia e din qe je aty dhe vijne e te pershendesin me ndonje shurre a dicka qe te pelqen me shume nga ai i trashi.

            1. Enver Hoxha says:

              Jo more Allpin demokratiksi i debatikut tim, je gabim po ske faj se atehere nuk ke qene afer sulos, ke qene ne prove, prandaj te shoh se je i revolltuar, po edhe tani qe te treguam sekretin e partise, nuku eshte vone, se ti e meriton ta dish.
              Sa per Avdine mo, pyet kot, se me cilin do te kendoja une more Allpin, me furrxhiun tim.
              Rri me salline Allpin se ai te do dhe ka nevoje per ti, rriji afer se partija ne fund te shperblen, ndoshta mbas sallise, vjen ti dhe na shpeton nga urrejtja e armiqve.

    2. bacaskryet says:

      Ah mor Alpin , duhet te jesh i ri ne moshe , se ta dish se sa prisnin me padurim ta hidhnin ate firme ne vend te Kristaqit ne ate kohe, nuk do shkruaje keshtu. Nje nderketa psh mund te ishte Saliu, apo Tan Shehu,nga i cili atehere ne ate kohe kishte frike dhe vet Saliu. Ne mungese te tyre mbanin radhe qindra puntore zejtare e saldatore qe te hidheshin ne fyt kur nuk lavderoje partine gjate ndonje mbledhje.
      Gjithsesi edhe ate poetin e ndjere mos e beni dhe kaq hero se pak e din vertet si ka qene puna. Por per te vdekurit nuk eshte ndonje trimeri e madhe ti shash.

  18. VERONIKA says:

    PIKTORIIIIIIII fytyra jote sot ishte shume e prerè,çfarè po tè shkonte ndèrmend–jeni bashkèmoshatar—e pe sa ndryshe jeni….ai nuk ka mundur ndonjèherè tè ishte model–i shkulèn dhembèt–ndèrkohè qè ty tè bridhnin mbrapa me buk lepurushi….e shikon mor Ramiu sa e vèshtirè, sa e padrejtè èshtè jeta me disa??Kujtohu,kur tè kundershtosh ligjin e lustracionit,sepse miratoni vetèm ato te pèrgjimeve–pèr ato *habi* e madhe jeni dakort menjèherè,hèhè opozitar-vèllezer…
    Pandeliuuuuuu,po ty mor rob,çfarè tè kalonte nèpèr mendje???Si i pe vajzat e tij nè sy—hè mo hè se nuk tè themi gjè ,qè harrove tè paguaje dhe babin e tyre,mjafton qè u pagua Rrapi Mino…zagarè tè ndyrè,pjella jo tè nènave,po tè kurvès Katovicè…dèshpèrimi dhe tragjedia e tyre ju ndjektè pèr gjithè jetèn tuaj tè mjerè,shpagimi rèntè mbi fèmijèt tuaj
    KETIIIII,piccola Keti—-ty po tè lej,me shpresè se do luftosh qè kjo tragjedi mos tè bjeri mbi njerèz tè tjerè—-s’ke ku lufton Keti–ke zgjedhur klasèn e gabuar–do qani prapè—-èèèèèè e ka fajin Ramiuuuu, ai ngel gjithmonè–as piktor nuk èshtè–vetèm bojagji do ngelet.

    1. air__ says:

      Veronika,ti guhet te jesh simotra e Mesiles.Ju,sikur kaloni ne orgazem kur shkruani apo flisni kunder opozites.
      Bo-bo;cfare femrash!

    2. air__ says:

      Veronika,ti duhet te jesh simotra e Mesiles.Ju,sikur kaloni ne orgazem kur shkruani apo flisni kunder opozites.
      Bo-bo;cfare femrash!Epshi i madh fiziologjik,i ben te pa permajtura.

      1. VERONIKA says:

        air________po ti po masturbohesh,se unè po them tè vèrtetèn???
        vazhdo punèn,ose mu pèrgjigj me argumenta!

        1. LIQUID says:

          Vetem politika jote nuk merret vesh moj veronika ,me te gjithe, dhe kunder te gjitheve ,ndoshta ke menduar te hedhesh kandidaturen ,n.q.s ke nje program te mirefillte ku i dihet ndoshta te votoj ,sa per etiketa jemi te gjithe te zote

  19. Engjell Shehu says:

    Zoti e bekofte shpirtin e Lirak Bejkos, u prehte i qete ne paqe..

  20. kola says:

    Sa vete moren pjese ne homazhe se patet thene se Berisha ka frige per nje 14 shtator te dyte? Keto homazhe treguan se sa hero ishte ky fatkeq i perdorur nga Rama dhe ish sigurimi i shtetit te kohes se komunizmit. Tashti edhe historija e tije pasneser harrohet ,ky rrezik zi nuk jetonme,dy vajzat mbeten jetime dhe e shoqja e veje ndersa nana pa djale.Ngushllime ne rralle te pare nanas tije te mjere, dy vajzave te tije dhe te tjerve.Ndersa Ramen dhe perkrahsit e kesaje vepre te shemtuar i zente gjaku i tije dhe i shkoshin ne varr sa ma pare prane te gjithe ata qe e mashtruen dhe e shfrytzuen jeten e tije per interesat e veta dhe per inate te tjerve.

    1. VERONIKA says:

      kolaaaaaaaa ______ sali BERRIshès,po tia bèsh si nè 14 shtator e bèn *hero*,vèrtet,jooooo nuk ta japim ktè kènaqèsi,do e lemè tè vdesi nga frika e tè vdekurve,tè flasi me djallin,dhe me hijet e shpirtit tè tij….ka mè fatkeq se kaq??nxorri MIRAKEN–mos tè shkonin pèr homazhe–ka friè nga tè vdekurit—ka mè fatèkeq se kaq??
      LIRAKU ishte hero atèher dhe hero sot…zgjodhi tè vdiste…zgjodhi..ti as emrin tènd nuk shkruan nga frika…ecèn rrugès duke ktyer kokèn mbrapa–duket nga sa herè perdor fjalèn :fatkeq,i mjerè,–tipike e atyre si ty…
      VAJZAT E TIJ OSE DO I BEJNE GJYQIN BERRI-SHES OSE DO MARRIN HAK!!!
      qetèsohu kolèèèèèèè,se mè shumè ditè vijnè se ikin—asgjè nuk harrohet.

    2. kledon says:

      kola?! o kolaaa?!!… po pse mer kol, duke cuar doren te balli, ti kujtove se nuk je idiot! po jo mer kol jo?! nuk kan brire idjotat mer kol.
      po mos harro?!
      Pa brire je Mbret
      Pa brire je pasha
      Pa brire eshte dhe moda.

  21. Drenica e Kuqe says:

    Ngushellime Familjes dhe atyre qe jane prane tij! I lehte i qofte dheu i Shqiperise!

    Drenica e Kuqe

  22. Llogjika says:

    Te lumte VERONIKA,
    komentet tuaja ne pergjithsi jane te drejtperdrejta,por ky i sotmi eshte njekohesisht dhe nga me te drejtet qe ke bere ndonjehere,i bazuar ne te verteten dhe gjykimin me te perkryer qe mund te behet per kete problem.Ngushllime familjes se Lirakut.

  23. MARKO says:

    Mesila PALMES, i mer te keqen Veronika. Ku Palma ku zoguiferrs.

  24. arbri says:

    ore qe saliu eshte legen e puciste e di gjithe bota po kam frik se edhe shumica e ketyre qe po shfrytezojne vdekjen e ketij bjeriu sjan me larte.kurse per ca legena si loni pershembull qe ndajne shqiperin nga veri ne jug i vraft zoti e mos i lent ne kemb sot me shum se kure.une jam nga jugu po pyll pa dera ska.dhe ata i vlerson koha

  25. alban4eva says:

    cfare do lloj gjej te thone kurvat e Saliut ketu ne forum, Lirakun e vrau kafsha Sali, pike..!!
    gjithcka tjeter, jo komunistat, jo Edi, jo keshtu apo ashtu, nk jane tjeter vecse pislliqe qe nxjerrin nga goja kelyshat e Sali kurves..
    kelyshat e Sali kurves ketu ne forum, bejne punen e tyre, qe ua ka ngarkuar Salehu, pasi mbarojne punen ketu ne forum, shkojne ne darke dhe marrin kocken qe u hedh shpellari..
    dhe kur nevojitet, u fusin edhe ndonje te lepire bythes se Sales.. vemje te ndyra..

    1. O ZOT says:

      Popopo sa ta ka marre me te ngrohta Saliu Even mor bono qe e ke kaq inat.Po deshe dergoje ketu tek une qe ti sheroj plaget dhe pastaj si dy shoqe te mira qe jeni shkoni per ngushellime…

  26. kujtim says:

    Ngushellime familjes,gruas dhe vajzave.Per ta Liraku ishte njeriu i zemres. Zoti iu ofrofte vetem gezim me pas.

    Mos egzagjerojme per kauzat dhe idealet e Lirakut te gjore. Nuk e njoh Lirakun personalisht, por me komentet dhe me te degjuar, kurrsesi nuk mund ta fetishizojme si hero. Nuk mendoj qe ne moshen 16 vjecare ai kishte ndonje kauze ne koke kur tentoi te arratisej.

    Me 1990 kur u lirua ishte vetem 25 vjec…
    Nqs per nje aresye apo nje tjeter nuk jemi te suksesshem, nuk duhet te ankohemi se jemi te tille.Edhe po ti kishte marre ate kest qe perflitet, nuk eshte se do te bente hajer..

    Jan Palash u vetdogj ne kohen e komunizmit dhe nuk u dogj per para.Nuk besoj qe familja e tij te kete marre para pas renjes se komunizmit.

    Sinqerisht me vjen shume keq per fatin e tij tragjik, por le te nxjerrim mesime dhe jo ti veshim viktimat me nje kostum heroi qe ata vete nuk do ta pranonin. Ne te kundert do te prodhojme heronj qe ne heshtje per ta mendojme ndryshe.

    Historia jone e dhimbshme eshte e ngopur me heronj te stimuluar.
    Jo cdo viktime eshte hero.

    1. VERONIKA says:

      Kujtimiiiiii…ty duhet tè vijè keq pèr veten,se po ma kalon gjithè jetèn duke bèrè copy-past–ktij komentit idiot…nuk di as nga ta filloj–por mu zhduk na sytè ,analfabet,boll nxive ne çdo vend …e morèm vesh qè je idiot dhe kopil–hajt ik ha ca fara…

  27. Fatmir Lamaj i burgosur politik says:

    Amerika do e rregulloj problemin e te burgosurve politik.

    NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika

  28. ijs says:

    Veronika pse te djeg kaq shume! Natyra jote e mizes se kalit tere kohes kerkon bajgen kudo qe ndodhet dhe pasi e ka ngrene fillon dhe ben ca poza per ti treguar botes se sa lumtur eshte jeta kur ha tere kohes bajge!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje