Që nga dita kur në krye të Bashkisë së Tiranës erdhi ish-ministri i Brendshëm, që më 21 janar urdhëroi të qëllohej me armë zjarri mbi protestuesit ose ish-ministri që, për një rrugë 45 km, harxhoi mbi një miliard euro, pra, që nga dita kur në krye të bashkisë erdhi Lulzim Basha, Tirana është mbërthyer nga një trishtim i thellë që hera-herës ngjyroset ose vjen erë qofte apo erë paçe këmbësh, kur pedonalja pranë Galerisë mbushet me kioska. Janë shkatërruar ndarëset prej gome që ishin për rrugën ku duhet të kalonte urbani ose ndonjë autoambulancë. Sheshi kryesor i Tiranës është kthyer në një zabel të pështirë dhe qendra është bërë një rrethrrotullim banal që do të duhej të ishte në periferi. Makinat kanë fituar mbi këmbësorët dhe ato kanë pushtuar trotuaret në të gjitha rrugët e bukura të Tiranës. Trishtimi shtohet sapo ti kalon nëpër Bulevardin e Madh natën. Piramida është kthyer në një rrangallë të tmerrshme dhe errësira apo një kapanon i madh në formë çadre ia shton edhe më kutërbimin prej shurrëtoreje gjigante që ka marrë ai vend. Ngjitesh pak më sipër dhe hotel “Dajti”, simboli i historisë shqiptare, është mbytur në terr dhe një Perëndi e di se ç’bëhet aty. Blloku e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm sepse, sapo erdhi në pushtet Luli që dha urdhër të qëllohej mbi katër protestues dhe që bëri një rrugë 45 km me mbi një miliard euro, i hoqi ndalesat elektrike që kufizonin qarkullimin dhe ajo rrugë është bërë si një miniunazë, ku gjindja me makina nga të katër anët vijnë e shëtisin si të ishin në pazar.
Tirana nuk ka një qendër, ka vetëm një rrëmujë provinciale dhe një garë me makina. Mirëpo, kjo Tiranë që sapo përshkrova unë, është lule në krahasim me një Tiranë tjetër, me atë që fillon fjala vjen pas vendit që njihet si fabrika e birrës apo Qyteti i Nxënësit. Kur shkon për në Kombinat, nga ana e djathtë, janë ndërtuar blloqe pallatesh pa fund. Por kush jeton aty e ka jetën një ferr të vërtetë.
Sapo bie nata, të futesh në atë zonë, pra ta kesh shtëpinë në një nga pallatet që janë ndërtuar në anën e djathtë të rrugës që gjendet midis fabrikës së birrës dhe Kombinatit, është një tmerr. Rrugët gjithë baltë, të ngushta dhe gjithë gropa. Pallate që ndërtohen pa fund dhe baltë që shtohet pa fund. Si të mos mjaftonte kjo, tani, çdo natë, në orën 18 ikin dritat dhe rrinë gati dy orë. Në rastin më të mirë, do të duhej të mendonim se është tamam koha kur banorët e kësaj zone kthehen në shtëpi nga puna, gjithmonë nëse kanë punë. Pra, sapo futen në shtëpi dhe pasi kanë kaluar baltën dhe gropat e rrugëve në një errësirë si pus, futen në shtëpi dhe aty nuk kanë drita. Banorët që kanë blerë këto shtëpi janë më së shumti emigrantët që kanë kursyer dhe kanë ndihmuar familjet nga qytete të ndryshme që të vijnë për një jetë më të mirë në Tiranë.
Kanë harxhuar mijëra e mijëra euro për një shtëpi dhe kanë zgjedhur të jetojnë në një lagje që ngjet me getot më të frikshme të shteteve afrikane. Ky është një krim. Për fat të keq ne jemi një popull kokulur, pa pretendime, që jemi mësuar të na shtypin dhe nuk dimë të organizohemi që të kërkojmë të drejtat tona. Si ka mundësi që kanë kaluar njëzetë vjet dhe ndërtimet vijojnë pa asnjë lloj kriteri. Si ka mundësi që ndërtojmë njësoj si atëherë kur ishim të mbërthyer nga kriza e kursimit dhe përdornim parafabrikate, si tani kur thuhet se jetojmë në epokën e konsumit. Si ka mundësi që nuk ndërtohet një kompleks me parametra europiane, që do të thotë se, para se të jepet leja për ndërtim kompleksi pallatesh, bashkia apo komuna duhet të ndërtojë infrastrukturën, që do të thotë rrugën, korrentin, dritat dhe asfaltin.
Ne vijojmë të ndërtojmë njësoj. Hapet një gropë, mbaron një kompleks pallatesh. Njerëzit futen brenda pa mbaruar ende se pallatet bëhen me paratë e kreditorëve, pastaj firma lidh dritën dhe nuk ka as rrugë, as transport publik. Banorët e bëjnë rrugën duke e shkelur si në kohën e mushkave. Kush ka kaluar në blloqet e asaj që njihet me emrin si zona e Fabrikës së Qelqit duhet të ketë parë një llahtar. Si mund të banohet aty? Ata qytetarë që kanë blerë ato shtëpi kanë paguar një çmim të kripur. Ajo firmë që ka marrë lejen e ndërtimit ka paguar taksën. Mirëpo komuna që ka në juridiksion këtë zonë banimi nuk mban asnjë përgjegjësi. Banorët e mjerë ngushëllohen me faktin që, pasi kalojnë baltën, gropat dhe tmerrin e rrugës kanë një strehë ku të fusin kokën. Më shumë? Jo, më shumë ne nuk dimë të kërkojmë. Për fat të keq edhe mediat thuajse nuk merren fare me problemet sociale të këtij vendi. Sikur vetëm një kamera të vendosësh në periferitë e Tiranës, do të vëresh se Tirana sa vjen e po bëhet një fshat i madh, i keq dhe i mërzitshëm.
kjo eshte tirana , kjo eshte shqiperia , njerezit nuk flasin ,m]nuk ankoen, media meret me a.k e spahi turkut dhe asghe per jeten e keqe qe jetojne shqiptaret , te paguara nga qeveria qe mos te zghoet populli
Jetojme larg, dhe natyrisht na merr malli per Tiranen ku kemi lindur e jemi rritur e bere burra.
Por, me kete shkrim kaq realist, na e hoqe mallin si me dore zoti Ilir, FALEMINDERIT!
E verteta shpesh eshte e hidhur!
KU PO SHKON TIRANA JONE?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/
Qe te ankohesh, te kesh shpirtin e protestes duhet te kesh kulture. Inferioret nuk e bejne dot kete. Sot po mos ishte per nje media te quajtur TOP-Channel do ishim jo te parafundit ne Evrope me Bosnjen, por do krahasoshim me Afriken
Me mire fshate se paralagje e brazilit me ato ngjyrat e magjupve ku e kishte katandise edvin kristaqe ramos,
me ato ngjyra tirana u konsiderua si nje vend interesant dhe me nje perceptim pozitiv nga te huajt qe vinin ne tirane..
trap
Dhi-aret si puna juaj kane alergji nga kultura. TE pakten e pranoni vete se cfare zhulsish jeni
Meso shqip kosovar kokederr
DARDAN ZIU! KETU NUK PO FLASIM PER TROPOJEN, POR PER TIRANEN
keni te drejte kur e pashe tiranen para 3 vitesh me erdhi keq mu drodh zemra pallati i kultures pllakat e prishura pa viza te bardha njerezit kalonin para makinave turp i zotit lulzim basha ka jetu jashte shtetit apo ne peqin kujton se tirona eshte peqini e ka bo me xhamija mushka le ta beje faljet ne shtepi por mos e transformo tironen si senegali maroku afrika , hapi syte shqiptaret jane njerez te sgjuar mos na bo me turp leni xhamiat dhe transformoe tiranen ne nje vile europiane dhe jo afrikane ok shtepine tate boje cfare te duash por tironen mos na i shnderro ne germalle merci a bientot
po kshu eshte kur kete zone periferike te rendesishme te tiranes e drejton nje komune, e cila eshte e destinuar per te drejtuar fshatin dhe sben gje tjeter vec betonizon dhe pallatizon pa fund, pa asnje projekt urbanizimi.eshte gjynah qe kjo zone te jete ne kete gjendje pasi aty ishte mundesi te behej studim dhe ndertime te kontrolluara…
Ngjyrat jane jeta,jane drita ,jane dielli o fshatar me gomar…
eh mer dardan fshati ske faj ti se aq ke pare vetem fshat dhe katund ne malesi.
Bravo Ilir! Tiranen e kam pare para tete vitesh e kjo qe thote Zoterija eshte me se e vertete. Tirana eshte nje qytet qe nuk mund te jetohet eshte nje ferr i vertete. Mjere ata qe shpenzuar paret e kursyera me mund per te blere shtepi ne Tirane. Pallatet e Tiranes ketu ku jetoj une i quajne “mostra” e viteve gjashtedhjete ose “krime urbanistike”. Migjithese keto pallate kane uje, rruge, parkegji nentokesor, salla per divertiment etj etj, Komunat kane bere projekte per ti rrafshuar per toke e ndertuar urbanistike me njerzore. Duke pare kete situate qe pershkruan Zoterija vendosa te bleje shtepi ne Europe me çmim 3-4 here me shume metro kuadrat se Tirane. Edhe nje here bravo Ilir!
Ke plotesisht te drejte Ilir. Zona e unazes se re ne Tirane ngjan totalisht me nje geto.
Eshte per tu cuditur cfare race e shpifur jemi. Kjo zone ka 4-5 vjet qe ndertohen pallate. Me pare ka qene fushe me disa ndertime pa leje. Normalisht duhet te kishte ndertime moderne me hapsira ndermjet pallateve e me rruge te gjera, per vete faktin se projektet jane te reja. Por jo, ajo eshte geto. Imagjinoni pallatet jane 10 katshe dhe rruga qe kalon permes tyre 7-8 metro e gjere. Banoret parkojne ne te dy krahet dhe ne mes mund te eci vetem 1 makine ne nje rruge dykalimshe. Pjesa tjeter e rrugicave qe gjaperojne ndermjet pallateve eshte e paasfaltuar dhe gjithe balte.
Lejet e ndertimit i ka dhene nje ish kryetar komune i PD qe e futen me pas ne burg per rryshfet. Tani i jep po perseri nje kryetar komune i PD me nje mbiemer me duket Fucia, por edhe kaptinen e tij si fuci e ka.
Ja pra kjo ndodh ne kete vend. Me neveritet ai turkofagos me komentet qe ben duke fyer shqiptaret, por ndonjeher them paska te drejte. Pune korrakesh jemi. Nuk dim me ndertu asgje te mire.
O iLir, Po per 6 muaj u be fshat Tirana apo ishte fshat qe kur ishte ai pederasti kryetar bashkie, thuaji lexuseve te temes( qe mos tja themi ne) sa para ke marre ti nga Edvin rama per ti bere bere propagande, lerini shpijet dhe kthjeuni punes, sepse ju komuinstet cdo gje doni vetem punen nuk e doni, dhe mos harro me gjithe shpifjet e tua Shqiperia eshte bere per keto 8 vjet, do apo nuk do ti, mos harro se fukarenj ka pasur dhe do te kete ne shekuj ne cdo vend, fjala fukara ne gjermanisht perkthehet mos dashes i punes.
per cilen gjermanishte flet ti ore,qenke perkthyes i madh ti.
ti dardan ,dhe kamikazhet e tu koqevare ,mos lini kisha pa prishur , sa te jete berisha tallni bythen muzhakedina
PER DARDANIN…. Me te vertete te vjen keq qe nje gzete prestigjoze si tema ka lene hapesire per komente qofte dhe per nje driteshkurter si ky dardani ku thot qe me mire fshat sesa nje lagje e brazilit…po duket qarte niveli jot arsimor qe ke …te flasesh per brazilin nje nga vendet me te zhvilluara te botes me rritje ekonomike sa gjithe evropa bashke do te thote qe je me te vertete injorant dhe i pa informuar mire…gjithsesi spo ta ve re pasi aq di dhe aq do flasesh..per sa i perket shkrimit zotria i ka pikasur shume mire pikat per te cilat flet.eshte nje e vertete qe lul basha jo vetem qe ska aftesine per te rregulluar por dhe ato qe kane qene disi ne rregull ju ka treguar inferioritet qe ti leje ne meshire te fatit dhe te demtohen nga injorantet qe kane uzurpuar tiranen.Eshte nje fatkeqesi kombetare per lidershipin e pa afte qe kemi nga te dyja palet dhe per mekeq akoma nga ata qe po na drejtojne aktualisht.
ATO QE NUK THUHEN PER TIRANEN.
tirana pa arkitekturen e italianeve eshte nje kaos,shto fshataret egzistues plus te ardhurit,shto mendesite myslimane qe kane sunduar bashke me saline,meten,rucin,servetin,dhe bishtat, jeto atje vetem dy jave te kuptosh e te pershtatesh nje jete fallco,pa edukate plus mjerim ekonomik.Shto te semuret,piraniket,alkooliket,te pa punet.
kasta politike nga mente eshte bythe nga parate i ka te zeza.
Me tej drogamane,zagare,kurva,antishkolle,ajdute,intrigante i gjen me dyzina.
Me e keqia eshte kur shtohen qe pjellin si bageti shtresa e shumices,ajo me e keputura,me intrigantja,duke pjelle pasardhes me gene difektoze te semura qe femije.Veturat vetem tymosin helmet duke bere pune te pista.
Ketu shesin mendje me te pa aftet pilitike te allbanise,shtresen intelektuale komunizmi e kositi dhe e deboi jashte vatanit nga frika se konkurojne me idiotet ne pushtet.
..PROBLEMET SKANDALOZE jane ne ZONAT LIMINTROFE apoPERIFERIKE te TIRANES:..si UNAZA E RE..qe eshte nen Juridiksionin e Komunes KASHAR..te PD..,2:KAMZA.,prape nen PD..,3,:Komuna DAJT..,prape me PD…,4,:Zona Sauk,LUNDER E FARKE..,prape nen Juridiksionin e Pushtetit Qendror te PARTISE DEMOKRATIKE..,duke mos harruar qe PD ka 8 vjet qe eshte edhe ne QEVERINE QENDRORE…??!!!!!!!!Pa harruar Komunat GOLEM.,etj jashte TIRANES…
Te pershendes Ilir,
artikull i goditur ashtu sic di ti besh ti.
Mos te bie ne perseritje te mendimeve te komentuesve kujtdo kahu politik, detaji me i rendesishem i kryeqytetit tone te vuajtur e pa identitet vihet ORA tek shkallet e Pallatit te Kultures. E keni vere te nderuar, eshte i rrethuar nga hekura dhe ka nje tabele te firmes perkateve me numer telefoni. Ky eshte TURP! Me kan rene rasti te udhetoj jashte dhe e kam pare OREN diellore te rrethuar me lule e jo me hekura….Nuk po vazhdoj me tej se, demethenien e ka ne vetvete kjo veper e Bashkise se Tiranes per 100 vjetor.
Te pasqyrosh realitetin qoft edhe per gjendjen e Tiranes sot,mendoj se eshte nder qe u behet qytetareve,eshte nje thirrje me shume per drejtuesit, eshte nje kujtese edhe per vete qytetaret qe nganjehere nga rutina harrojn qellimet,harrojn se realiteti duhet te ndryshoj,se kushtet e jetes duhen permirsuar,se te kritikosh e ke per detyre e tjer.Prandaj,mendimet ndryshe nga shkrimi i mesiperm i z.Ilir nuk duhen ushqyer sepse me e pakta ,ato nuk u sherbejn banoreve te Tiranes pa u futur ne te tjerat.
E majta shqiptare te gjithe antikombetare!