A duhet konsideruar më si “potencialisht opozitare” LSI?!

22 Mars 2013, 21:37Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Prej javësh, edhe atëhere kur nga podiumi i PD nuk flet njeri, zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk harrojnë të pickojnë Ramën dhe deputetët e tij, në lidhje me tre ligjet e pamiratuara ende nga Kuvendi. Jo vetëm aq. Çdo deklaratë apo nismë të kryeministrit dhe partisë së tij, merr brenda pak orësh mbështetjen e partnerit të vogël Meta. Kështu ndodhi për shembull me propozimin hileqar dhe të parealizueshëm të votës së 16 vjeçarëve, por edhe për nisma të tjera që janë përshëndetur rregullisht “nga jashtë” prej kësaj partie. Paralelisht me këtë suport të vazhdueshëm, përfaqësues të LSI nuk humbin asnjë rast pa nënvizuar se aleanca qeverisëse ka ecur pa probleme dhe se Berisha ka qenë një partner korrekt. Gjithçka shkon mirë, pra, nën çadrën e qeverisjes.

Kjo forcë politike, domethënë LSI-ja, ka premtuar se do ta ndajë dilemën e saj, në lidhje me aleancat zgjedhore, gjatë muajit prill. Pra, vetëm dy muaj pasi të jetë sosur mandati formal i koalicionit ku LSI bën pjesë me të drejta dhe përfitime të plota, që vijojnë sot e gjithë ditën. Torta e 20 përqindëshit nuk ka mbaruar akoma dhe partia e Metës po tregohet e zellshme për të konsumuar edhe thërrimet e saj të fundit. Futjet me lista në punë, premtimet gjithfarësh që rrjedhin nga pjesëmarrja në qeveri, përfitimet financiare që burojnë nga të gjitha poret e shtetit, kanë bërë që LSI t’i rezistojë tundimeve jo të pakta për ta prerë litarin e aleancës me PD e lodhur e të konsumuar, për të ndërtuar një imazh të rrejshëm të një gjoja-shkëputjeje, e cila vetëm e tillë nuk është.

Pasi premtoi 100 mijë vende pune gjatë mandatit të bashkëqeverisjes, Ilir Meta i është rikthyer tani (së bashku me Berishën, çfarë koincidence), tezës së punësimit. Po krijohet përshtypja se partitë e qeverisë po e kthejnë veten në zyra të vërteta pune, ku paraqitesh, merr angazhim për të votuar për to në 23 qershor dhe si shpërblim, futesh diku në punë.

Nga ana tjetër, në rrafshin e taktikës elektorale, LSI ka deklaruar se është në bisedime për një pol të tretë zgjedhor, ku do të bënin pjesë PBDNJ e ndoshta edhe FRD. Një lëvizje, e cila për kushtet, momentin dhe mënyrën sesi po formësohet, duket më tepër një dredhi e vogël e çiftit Berisha-Meta, sesa si fundi i natyrshëm i pakthyeshëm i një bashkëpunimi katërvjeçar.

Në të gjithë këtë dinamikë ngjarjesh, LSI është brenda lëkurës së vet politike. Ajo ka të drejtën ta konsumojë sipas dëshirës së vet peshën, imazhin dhe mandatin që ka nga zgjedhësit që e kanë votuar. Pyetja e vërtetë në këto kushte nuk shtrohet për të, por për opozitën e majtë. Ose më saktë për PS dhe kreun e saj Rama, të cilët vijojnë formalisht të presin një përgjigje nga Ilir Meta, për një bashkëpunim eventual para 23 qershorit. Përtej elementëve të mësipërm, përtej faktit që vetë LSI ka deklaruar se do të angazhohet për një formacion alternativ ndaj partive të mëdha, marrëdhëniet aktuale mes PS e LSI mund të jenë gjithçka, përveçse parathënia e një koalicioni elektoral parazgjedhor.

Ka ardhur koha që PS ta vendosë shpirtin në paqe, që me Metën nuk do të ketë shtrëngim duarsh para zgjedhjeve. Se ç’do të ndodhë pas 23 qershorit, kjo është një çeshtje krejt tjetër. Por tani hapësira duket inegzistente dhe iluzioni i një bashkimi bëhet përherë e më i zbehtë. Ilir Meta nuk do të po jep shenja se është pro rotacionit politik më 23 qershor. Ka gjithë të drejtën morale dhe materiale, të ndjehet mirë me qeverisjen aktuale, për të cilën ka edhe vetë një barrë të madhe përgjegjësie. Po socialistët pse s’duan ta kuptojnë ende këtë?!  /JAVA/

15 komente në “A duhet konsideruar më si “potencialisht opozitare” LSI?!”

  1. liri a vdekje says:

    nuk ja vlen te komentosh per LSI o njerez esht nje hale pa porte

  2. Horri i Bulevardit says:

    LSI edhe nje depuetet duhet te djersije shume se kete rradhe do ti bashkohet xhuvelit, por me nje ndryshim se kryetari do ta cojme ne hapshane, ta perdhunojne te denuarit me burgim te perjetshem.

  3. vitico says:

    Nuk ja vlen, me vjen ndot kur permend LSI

  4. rezi says:

    Absolutisht jo, c’ka opozitare një parti që ju bashkua partisë qeverisëse vetëm që të vidhte e të bënte pasuri? Mua më vjen ndot kur e shoh Metën të dalë në TV, s’e kuptoj se kush i shkon prapa kësaj mostre hajduti, familjarisht e meriton këtë vulë.

  5. ajaza says:

    Kjo lloj partie qe dhe emrin e saj tradheton sepse pretendon per integrim i mori Sales jo ministrine e integrimit por ministrite e tjera ne menyre qe te vjedhi ashtu si vertetoi video e hajdutit te perhereshem sepse ja kane ngjitur nofken Ilir floriri,nuk munde te quhet kurresesi opozitare sepse vetem e tille nuk ka qene asnjehere por mbeshtetese e Sales si jashte qeverise ashtu edhe tani ne qeverin me te korruptuar qe gjoja lufton korrupsionin dhe gjoja integrimin se vetem keto te dyja nukdo dhe me ndergjegje te plote,Pra te tille nuk munde te quhen kurre opozitar.

  6. dritani says:

    LSI eshte potencialisht per ne burg.

    Pse s’doni ta kuptoni kete?!

  7. Dike Mullai thote- says:

    Faleminderit Z.Minxhozi! Ne se Opozita pranon LSI-n ne Koalicion, Me Duaret e Saj i JEP Fitoren PD-es!!!

  8. Labi Vlore says:

    LSI-ja e pati shansin,te rrezonte qeverine,te krijohej nje qeveri teknike,dhe te shkohej ne zgjedhje pa Berishen Kryeminsiter.Duke garantuar keshtu,gjithperfshirjene te gjitha partive politike ne nje qeveri teknike,dhe si rrjedhoje zgjedhje te lira e te ndershme.Nuk e beri.Arsyet mnd te jene nga me te ndryshmet,por tashme edhe nese do i dinim arsyet,ato nuk vlejne me.LSI-ja votoi Bujar Nishanin per president,veglen qorre te Saliut ne Presidence.Ka nje kohe per c’do gje.LSI-ja e dogji kohen e saj,duke i dhene gjithcka Berishes.Tashme nuk ka me kuptim te flitet per Ilir Meten.Ai e ka zgjedhur shtratin e tij natyral,dhe kete e ka deshmuar me fakte te parevokushme.Ai eshte me Saliun.Se c’fare do te beje LSI-ja,kjo tashme nuk me asnje vlere.LSI-ja e dogji shansin e saj,ne kohen e duhur.Koha tashme,ka mbaruar.Ujrat jane thare.Edhe ne Shkoder,edhe ne politike.

  9. bbb says:

    LSI eshte bande hajdutesh. Nuk eshte parti. Eshte “levizje’ nga vete emeri, dmth shkon per te vjedhur ku te mundet

  10. qarku fier says:

    o Edi, po ngele neper katundet e Dibres, Librazhdit e Gramshit, te gjitha sebashku sbejn gjysmen e Fierit. Po vwrtet beson se do te votojn te djathtet e dibres e i varr leshte te majteve te Fierit e Lushnjes????
    Ke 3 jave ke nxjerr Celibashin ne TV e spo e sjell ne Fier, ne Lushnje sdine ke kane deputet…po si mendon ti se myzeqaret jane dele e lope qe skundershtojn per asgje!!!
    Nqs vazhdon me kete mendje, mbase do e marresh nje deputet me shume ne Diber, po e sigurt qe nje ne Fier e nje ne Lushnje do e humbases, se ndersa ca deputet qe mbajne shprese po behen qesharak me f.b, ca tjere ish deputete pa vlere qe vure ne 2009 ne liste kane filluar po te vjedhin strukturat…o kryetar

    1. aqifi says:

      OI qarku i demokrateve dhe leshis,fier,mos i qaj hallin socialistevce Fierake e lushnjare se jkane te vendosur.Po ju djeg vajtja e Rames ne Diber e Veri pasi poo i kthen me bte majten koktrashet e asaj zone qe i ka genyer e vazhdon ti genjeje pd-ja prej 22 vitesh

  11. Grava says:

    Ne se ka ndonje grupim me tere veprimtarine e tij te peshtire eshte LSI.Ky grup kusaresh jane te 99 te keqiave me surrat te gjithe si te Ilir Metes

  12. shiaksi says:

    eshte parti leshi,nuk ka as nji vler

  13. kerpaci says:

    Eshte kohe e humbur koha qe perdoret me komentet per nje particke qelbesirash.

    1. Mario says:

      Mendoj se Shqiperis i duhet nje rrotacion politik, por nuk eshte momenti te ndodh. nse ndodh nje gje e till brenda 12 muajve Shqiperis i eshte ven mina nga EDI Rama.vertet Shqiperia po vuan per arsye te ndryshme por po qe se vajti ne krye EDI RAMA do ti ve minen cdo institucioni do shfarros cdo gje do na heq te drejten per te leviz ne BE dhe pa tjeter do na e mbyll endren per ne BE. te gjitha kto vin sepse ky eshte nje njeri sezofren dhe i cemendur.un jam nje socialit nga TEPELENA. dua te them qe PS eshte per gjynaf sepse e kan mberthyer kthetrat e rrugecve e injorantve e kriminelve ne te gjith shqiperin.EDI RAMA per mua eshte nje deshtak.dhe sa per vjedhje te gjith kan vjedhur dhe te gjith do vjedhin.o njerez o populli thjesht mos i hani barsoletat mashtruse te politikanve. un per vete nuk votoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje