Kur u kërkoi socialistëve që ta zgjidhnin në krye të tyre, Edi Rama bëri dy premtime të mëdha. Së pari, premtoi se do t’i jepte fund përçarjes së të majtës, që e kishte çuar në opozitë, dhe së dyti, premtoi se do ta risillte atë në pushtet pas 4 vjetësh – përndryshe, do të jepte dorëheqjen. Por socialistët e Kongresit të PS-së të shtatorit 2005 nuk ia dhanë votën platformës së Ramës. Ish-rebeli antikomunist dhe antikonformist mori më pak se gjysmën e votave të “kongresmenëve” socialistë.
Dhe në atë moment, në lojë u fut Gramoz Ruçi, njeriu që në të gjitha betejat e brendshme të PS-së, kishte treguar deri atëherë se kishte qenë faktori përcaktues për ta anuar balancën e pushtetit brenda partisë në favor të konkurrentit që ai kishte përkrahur. Gjatë mbrëmjes dhe natës pas dështimit në Kongres të platformës Rama, Ruçi loboi fort për Ramën dhe arriti t’ua kthejë mendjen një pjese të mirë të “kongresmenëve” socialistë.
Dhe për këtë, Ruçi pagoi një çmim të madh politik: E konsideroi si një dështim personal rënien e platformës Rama, të cilën e kishte prezantuar në kongres në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së së mbetur pa kryetar. Dhe ai dha dorëheqjen nga posti i vet, ndërkohë që Rama u zgjodh kryetar, me garancinë e dhënë nga Ruçi se ky bast i guximshëm i tij do të inkasohej pas 4 vjetësh.
Në 2007-ën, u duk se gjysma e bastit të Ruçit po inkasohej – LSI-ja u fut në koalicionin e PS-së dhe opozita e bashkuar arriti një fitore spektakolare në zgjedhjet bashkiake të qyteteve të mëdha, e sidomos në Tiranë. Rruga e rikthimit të së majtës së bashkuar në pushtetin qendror dukej e shtruar.
Por këtu futet në skenë Kastriot Islami, një politikan i rëndësishëm i PS-së qysh nga themelimi i saj. Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme dhe sondazhet/anketimet e brendshme të partisë, Islami llogariti se PS-ja mund t’i fitonte zgjedhjet parlamentare pa patur nevojën e LSI-së së rikthyer në koalicionin opozitar – mjaftonte, sipas tij, që të sajohej sistemi i duhur elektoral dhe PS-ja do të merrte 72-75 mandate kuvendore.
Vendimin që mori Rama rreth koalicionit dhe sistemit elektoral, bazuar në këshillat e Islamit, Ruçi nuk e sfidoi – këmborën që ia kishte varur në qafë në 2005-ën, ia la ta tundëte deri në fund. Dhe Rama, në fakt, arriti një rezultat fenomenal elektoral në 2009-ën – koalicioni i udhëhequr prej tij mori 124 mijë vota më shumë se ç’kishte marrë kur udhëhiqej nga Nano. Por sidoqoftë, pa votat e 83 mijë “zemrave të majta” që shkuan tek koalicioni i udhëhequr nga Ilir Meta, nuk e arriti dot shifrën magjike të 71 mandateve kuvendore.
Ishte faji i manipulimeve të Saliut, e jo ndarja e “zemrave të majta”, shpjegoi Rama dhe Ruçi e pranoi këtë shpjegim. Dhe jo vetëm e pranoi, por e mbështeti fort Ramën në luftën e tij për ruajtjen e pushteti brenda partisë dhe kundër Saliut që nuk pranonte të hapte kutitë e votimit.
Sidoqoftë, s’duhet harruar se ndëjtja e Ramës në krye të PS-së dhe diskreditimi i manipulimeve të Berishës nuk ka qenë qëllim në vetvete për Ruçin – basti i tij personal i 2005-sës duhet inkasuar… Një fitore e Ramës në 23 qershor, megjithëse me 4 vjet vonesë, do t’u tregonte të gjithë socialistëve se Ruçi di të zgjedhë se kë të mbështesë brenda PS-së. Ndërsa një humbje e Ramës do të shkaktonte një rënie ndoshta të pariparueshme të krebilitetit të Ruçit në sytë e shumicës së socialistëve.
Dhe këtu futet në skenë Ilir Meta, i cili, për arsye të ndryshme nga të Ruçit, ka vënë edhe ai së fundmi një bast publik për fitoren e Ramës në 23 qershor.
Në 4 zgjedhjet e fundit (parlamentare apo lokale), pozicionimi i Metës në garë ka qenë faktori më kryesor për të përcaktuar se cili do të zinte postin e kryeministrit dhe të kryebashkiakut të Tiranës.
Duke qenë i vetëdijshëm për këtë fakt, Rama kapërceu Rubikonin dhe e riftoi Metën në koalicionin prej të cilit e kishte përzënë në 2008-ën. Ndërsa Meta u kthye në koalicion, duke vënë bastin publik se do ta rivërtetojë për herë të 5-të hipotezën se pozicionimi i tij në garë është faktori më kryesor për përcaktimin e fitores së njërit kamp apo tjetrit. Dhe në qoftë se ia del ta fitojë bastin, ai mund t’i hapë rrugën vetes për t’iu afruar jo pak “zemrave të majta” që janë plagosur keqazi prej tij, sidomos pas humbjes së Tiranës. Ndërsa në qoftë se e humbet bastin, mund të rrezikojë damkosjen përfundimtare si Hamza Kastrioti par excellence i së majtës…
Me sa kuptova nga shkrimi juaj , “lepuri” fle tek ajo qe:- do i bjer kredibiliteti Rucit apo jo !!!
Shum shkrim i goditur !!!
Ilir meta njihet si tradhteri i te majteve qe ne 2009. Por tani njihet dhe si nje nga hejdutet me ordiner te pushtetit, dhe shkeles i cdo parimi,dhe ftesa e edit e veshi dhe kete te fundit me te njejtat “vlera”. Ndersa ti zaloshnj je nje i paafte sahanlepires, injorant ne politik
Ta qaj hallin o “ngjale”. E sheh qe kualicioni eshte determinues ne largimin e Saliut me gjithe bande, prandaj vajton.
Harron qe faji kryesor i Metes eshte se ju be furkaçe (me gjithse e shtrember)Saliut. Duke u futur ne ate qeveri hajdutesh te pa skrupull, normal qe do te xhvaste dhe ai. Per kete do te pergjigjet me kohe. Se pari duhet larguar banda,te jape llogari deri me nje.
Sa per Zaloshnjen i mer te keqen per intelektin e vet.
Sa per Ruçin ai ka meriten qe i ka qendruar ne krah Rames ne te gjitha situatat e veshtiradhe duke e frymezuar ne rrugen e drejte. Kopja Ruçi- Rama eshte boshti i se majtes, pa mohuar figurat tradicionale te mrekullueshme,te pa korruptuar si Majko, Blushi, Braçe e shume e shume te tjere te cilet kompletojne ate ekip. Shpresat tona jane tek ata.
Rama pa kete ekip do ishte nje figure boshe.
Zaloshnja si si cfare ?????
Ne qofte se …aaaaaaaaaaaaaaaaaa ka nje ne qofte se????
Mund te rrezikoje damkosjen si HAMZA KASTRIOTI i te majtes ???????
Hhaaahahahaaahahahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahhhhhhhhhhhhaahhahahah
Ju jeni te gjithe per te portokallet…mos e ngaterro me Portokallin
Po pse mor Zaloshnja ..deri tani cfare damkosje ka aiiiii???????
Nqs ndodh ajo nqs-ja qe ti hipotizon “zemrat e majta” do pushojne fare
dhe ju do mbaheni mend si ata qe krijuat sklleverit e rinj ne sherbim te Familjes…sepse do te duhen minimumi 20 vjet para se te dali ndonje klase politike qe do i luaj qe aty…ops po enderroja…ndoshta do mendoje Zoti me pare …jo se efektivisht do dali ndonje tjeter .
Me beri dhe pershtypja kjo puna e basteve…e quditeshme ..mendoja se basti ishte per ne Kokepalaret..jooo qenka per kredibilitetin e Rucit..
hem po prape kta dinosauret vene bast per kte popull.
Zaloshnja ve bast qe ne qershor nuk i fitoni zgjedhjet dhe do jeni perseri pa krietar.Pra jane te hapur bastet e radhes…
Kokepalar ju jeni jashte nga bastet…mjaftojne vetem “zemrat e majta”
VERONIKA, kisha vendosur te mos te te lexoja me sepse i bie fyellit ne nje brime….
Por te lexova, nuk dua fare te te paragjykoj, vazhdo o Shaban hunderri vazhdo tallu me veten tende
Marin po ca thua mor njeri??Dhe une qe mendova se lexoje Zaloshnjen
me keq ,u shtyta pak me tutje mendova se kishe ndonje spjegim per artikullin….Shabani kush eshte ??Lere fare sepse nuk do me lexosh me.Nejse lexoja dicka interesante nga Linkolni ,po ta shkruaj ndoshta do kuptohemi ,pse insistoj kaq ,ndoshta dhe ti e kupton fyellin ,na tregon ndonje muzike tenden,une pranoj sygjerime .
ME NDJESHMERINE E PUBLIKUT ASGJE NUK MUND TE DESHTOJE .
PA TE,ASGJE NUK MUND TE KETE SUKSES .
po ti s’je publiku moj veronika. ti je nje e adiktuar pas faqes tema online qe rri 24 ore duke lexuar e komentuar ne kete faqe
Publiku ka nje ndjeshmeri ekstreme ndaj antipropagandes kombetare. Dhe eshte ne anen e kundert me ate njeri antishqiptar qe ka krijuar Banden e vjedhjes se zgjedhjeve te emertuar MAFI dhe parate i ka siguruar per banden e familjen e tij ne vendet fundamentaliste arabe. Kete gje e organizon nje sllav i mireshkolluar dhe shume anti shqiptar.
Besoj se u kuptuam s esituata nuk esht ekaq per te qeshur. vetem nje agjent i infiltruar ne kete blog antishqiptar mund ta bej kete. Ose nje njeri mendje lehte
Hem Marini ,e shef qe po te lexohemi ndoshta dhe kuptohemi.
Propagande antikombetare..ndoshta keshtu duhej ta shkruaje.
Jo nuk ishte propagande antiklasore..por Zaloshnja eshte nje *miqesi* e vjeter e imja …ka ber thirrje gjithmone per HALEancen
kurre nuk do ta pranoj..por une jam askushi ,nejse tani u be hale.anca ,po ma servirin si fitorrrre te padiskutuar,me garantuan qe duhej bere me patjeter…jo vetem mua me kupto…e pra tani nuk ka *nqs*,nuk ka me pse dhe si…tani duhet ti fitojne kto dreq zgjedhje…nuk mund te dalesh aty dhe te me vendosesh me *nqs*,sepse njerezit jane mjaft te dyzuar me kte haleance ,por ti shtyhesh dhe me ,na thua *nqs* eeeeeeeeeejjjjjjjj…a jeni mire nga mendja?????
Nuk me intereson ,as jam tip qe do vdes ndonjeher mbas Edvinit..por kam mjaft aresye te dua mireqeverisjen e ktij vendi..eshte vendi im,i femijeve te mi…pra ka marre pergjegjesine e te qenurit ne krye…e zuri kte valle ??ta kerceje
dhe bashke me te dhe ky hanalisti…ky shkrim eshte nje pacavure mediatike…ktu flitet per te ardhmen e 4 mil.njerezve ,ne mjerim total…mos te me tregoje *nqs*,mos te me tregoje damken..ai ka kohe qe e damkosi veten…as bastet e kredibilitetit te Rucit,sepse mua asqe me …duhet kredibiliteti i tij.{sidoqofte dinosauri plak,dua apo nuk dua une ka disa merita.}
Kaq pra i dashur Marin ,kaq eshte politika ime *antikombetare*
Nuk e di se cfare ke dashur te thuash me agjentin infiltruar ne kte blog antishqiptar???Nqs ke ndonje problem me mua,je larg nga cdo realitet.Jemi thjesht publik..kaq .Jemi thjesht publik qe po trajtohemi si…popull ..si …bageti.Jemi thjesht njerez qe po na kerkojne vetem voten…por ama voten na e kane shitur shume me pare se ne tua japim.Kjo ju garantoj qe nuk me ben aspak per te qeshur…Ja po ta ilustroj dhe zhgenjimin tim
Dakort me banden dhe dakort me skllavin e mireshkolluar …por kush do na i heqi sysh banden dhe skllavin ???Mos valle ai qe betonoi themelet e ksaj bande ???Do lozim gjithmone kukafshehtasi?
Marin po ke ne shtepi djallin ,vetem djajte do te kesh miq !
Gjithe te mirat ,ishte kenaqesi diskutimi me nje Publik si ty.
Une jam nje *Public enemy* por jo ne krahun qe me mendon ti.
Veronika,une shume rralle komentoj sepse pertoj,por lexoj shume komentet e te tjerve.dmth. Me sa kam lexuar,shume komentues te dalin kundra ty,dhe ti nuk le rast pa replikuar,por kam vene re se gjithmone le te kuptosh se je ne opozite ( kokpalare) dhe mundohesh te tregosh se nuk je shpellare moloke saliste etj etj etj.Veronik une nuk jam profet ta gjej ne je femer a moshkull por jam i sigurte qe je nga malesia ose nga kosova,sepse nuk eshte hera e pare dhe fjala e pare qe germen (ç) e shkruan (q).
Veronika apo Veroniki,trafik apo trafiki,brisk apo briski? Etj etj etj
Nuk shkruhet ( quditeshme) Veroniki por shkruhet çuditshme ose me germen (c) nqs se ben dot germen (ç)
MALOKE
Dukesh lale qe nga menyra si shkruan qe e ke me verte per here te pare qe komenton. Nese ve re qe e paska gabim perdorimin e c-se apo q-se mund tja vesh re pa e ofendu, por jo ta ofendosh si rracist qe je se duket kjo vetem sepse qeka e djathte apo e majte se sme intereson shume. Dhe e dyta, ate problemin e c-se eshte ceshtje dialekti, edhe 3 mln shqiptare te tjere te kosoves, maqedonise dhe maliz te zi ate gje bejne por smund thu thuash gjitheve maloke!
Hem Landi …me duket se te kish ngele merak tu replikoja dhe juve
Kam pershtypjen se nuk pertoni,por jeni i afte vetem per kritika ,jeni pak tip i *tharte*,zakonisht jeni gjate gjithe kohes te pakenaqur…
nuk po dua te shtjelloj arsyet,me vjen keq qe keni kaq probleme
Jo nuk jam as ne pozite dhe zot na ruaj ne opozite .
Kam ngelur ajo skuadra *enderrimtare* qe shpreson ta shohe njeher normal kte vend .Mos u bej profet per kaq pak .Dhe mos jini i sigurt asnjeher
Jam nga Vlora . Di ta bej ne menyre perfekte *ç*,por nuk e shkruaj asnjeher …kot me duket sikur humbas kohe.Po ju spiegoj dhe nje gje tjeter…hem jeni harxhuar vetem per mua me koment,jua kam borxh
e shkruaj me *q* pikerisht per te ndaluar paksa tek ajo fjale,sepse e imja nuk eshte vertet habi,juve ju duket normale qe ve bast Ruqi ?? ops e ngaterrova perseri.Landi ,po trafiki e perdor ti personalisht??
Eshte eksperienca qe te flet dhe per briski ???
Kalofsh mire,dhe mos perto te na shkruash perseri…pak me i qeshur po munde…..VERONIK-A pa dyshim per a,por jo per kte A ,ndihem inferiore nga ju Landi Trafiki !
Ops e ups, ashtu e kishe edhe spotin kur kandidove per deputete me femijet dore per dor enga liqeni, hidheshe perpjete si lope
Veronika ,zemrat e majta ,jane zemrat e partise,jane zemrat e skllaverise,qe nuk kane as nje vlere.Skllavi vritet per te argetuar
Cezarin,jo per ta rezuar ate.Fatkeqesija e popullit tone eshte se ky
popull ka 85 perqind zemra te majta,zemra sklleverish,jo zemra qytetaresh,qe nuk e lidh gje me zemren e zkllavit.Shum me kane pyetur
si fiton ky lloi Sala duke thene qe eshte i djathte.Dhe sikur ky te qe
nje i djathte,qe nuk e lidh as nje ndjenje me zemren e djathte ….. kY
NUK DO TE FITONTE KURRE NE KETE POPULL ME VOTIME TE NDERSHME…. KY NE
KETE KARIERE TE POLITIKES,KA QENDRUAR NGA LOJA E USTALLAREVE NGA JASHTE
SE BASHKU ME LOJEN E SOCIALISTEVE ,QE E KANE PRANUAR KETE LOJE ,PER TI
DHENE TE DREJTEN PER TE QEVERISUR.ShQIPERIJA ME KETE POPULL NE VOTIME
TE NDERSHME TE PA MANIPULUARA,PARTIJA SOCIALISTE FITON NDOSHTA PA DISHIM DHE 25 VJET RESHT KJO PARTI.
nika vari teneqen!
këtu kanë lajthitur të gjithë!!!
shkrim më idiot nuk kam parë nga zaloshnja!!!
nuk është se është për tu vlersuar si “analist”por nja dy herë ja ka qëlluar në ato që shkruan!por po ta marrësh të qëlluarën me të pa qëlluarën është njëlloj si lojë llotarie,dhe mun ta qëllosh ta kapësh!!
kështu është dhe zaloshnja!
e keqja e të këqijave është manipulimi i shpejtë që pësojnë shqipot!
në një anë nuk mund ta quajmë manipulim,por thjeshtë ndjekje e rrymës!!
mendimi i pavarur i shqipos është është një ditor,dy ditë është i përgjumur dhe të tretën ka harruar mendimin e pavarur dhe fillon të hyjë në rrymën e haresës!
nika ky staticieni i hrvardit,njëlloj si ai hajduti që ti e fton të kandidojë i pavarur në fier se e ka të sigurtë,janë thjesht leshko që kanë mbaruar shkolla të larta,por që kanë një defiçit të madh zgjuarsie!!këta janë autistë që mund të llogarisin me nano numra,por nuk arrijnë të dëgjojnë ulërimën e njeriut kur i fusin thikat si në gjoks dhe në shpinë!
Nje gje nuk kuptova te ky shkrimi, Basti i Rucit dhe i Rames nga 2005 pritet te konfirmohet ne 2013??? po sikur te veme bast tani qe Flamur Noka do behet president ne 2023 dhe te shkruajme per bastin pasi te behet kandidat. Cjane keto shkrime amatoreske fare!
Ndërsa një humbje e Ramës do të shkaktonte një rënie ndoshta të pariparueshme të krebilitetit të Ruçit në sytë e shumicës së socialistëve……………………..
Ndërsa në qoftë se e humbet bastin(Meta), mund të rrezikojë damkosjen përfundimtare si Hamza Kastrioti par excellence i së majtës…
Kjo do te thote se Rama ecen mbi dy paterica,Ruçi dhe Meta.
Kujt i hyn ne pune kredibiliteti i Ruçit dhe damkosja e Metes,ketyre kartave te djegura,sa i larte esht çmimi qe do te paguhet per ta?
Gjithesi per Demokracin e brishte dhe te komplikuar shqiptare do te jete sfide historike humbja dhe fitorja ne 23 Qershor.
Nje fitore e Rames,do te cilsohet “nje fitore si ajo e PIRROS”.