Aplikimi në UNESCO për Eposin e Kreshnikëve përplas Kosovën me Shqipërinë

3 Qershor 2013, 09:44Kulturë TEMA

Eposi i Kreshnikëve është kthyer zyrtarisht në mollë sherri mes Ministrisë së Kulturës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Kjo e fundit e ka bërë fakt të kryer që aplikimin do ta bëjë vetë, dje me një deklaratë zyrtare!

Kështu, duket se përgatitja e dosjes për të aplikuar në UNESCO, në mënyrë që kjo pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore të jetë pasuri botërore, i ka përplasur dy kryeqytetet shqiptare.

Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo. Por pengesë u bë fakti që ajo nuk është e anëtarësuar në UNESCO, ndërkaq puna për dosjen kishte filluar në Shqipëri.

Për një kohë, përplasjet u sheshuan dhe u krijua një grup i përbashkët me specialistë nga Prishtina e Tirana për plotësimin e dosjes për Eposin dhe me t’u arritur kjo, aplikimi pritej të bëhej nga Shqipëria. Por kur dukej se gjërat ishin në vijë, vjen një tjetër goditje.

Sipas mediave në Prishtinë, kryetari i komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar për të gjithë punën që e ka shoqëruar këtë proces për disa vite.

“Ministri Krasniqi ka përgëzuar profesor Neziri për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesorët Shaban Sinani dhe Vasil Tole, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses. Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disavjeçare kjo dosje është kompletuar”, shkruhej në gazetën Koha Ditore.

Sa i përket aplikimit, ministri mësohet të ketë thënë se meqë tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Sipas njoftimit të MKRS-së, Krasniqi ka thënë se Eposi i Kreshnikëve duhet po ashtu të prezantohet sa më shumë në trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që kjo trashëgimi të ruhet sa më shumë dhe që gjeneratat e reja të dinë sa më shumë për të.

Specialistë të Ministrisë së Kulturës dhe anëtarë të tjerë të komisionit, e kanë cilësuar si blof lëvizjen e Nezirit dhe deklaratën e Krasniqit.

“Është vetëm blof. Ata nuk munden të aplikojnë, sepse nuk janë në UNESCO. Nëse do presin derisa të anëtarësohen, dikush tjetër do na e marrë eposin”, citohet në GSH njëri prej specialistëve.

Ai e sheh këtë zhvillim si një mundësi që mund t’u jepet vendeve të tjera të Ballkanit, që kanë pretendime mbi Eposin si mundësi.

42 komente në “Aplikimi në UNESCO për Eposin e Kreshnikëve përplas Kosovën me Shqipërinë”

  1. ismeti says:

    gjithmon jan perplas kosova e shqipria, se shqipria nen salen e nanon kan mbrojtur vetem interesat serbe

    1. Dardan says:

      Shqiperi meton te pervetsoje gjdo gje ku ka pase epos te kreshnikve ne Shqiperi perveq ne disa zona te veriut eposi i kreshnikve e ka gjenezen ne Kosove,

    2. Adriatik says:

      Pse kur i shikon ne piktura duken te pikturuar si islamike keta? Edhe kreshnike dhe islamike ec merre eh tani.

      Doni kreshnike? Duhet ta filloni me Marko Bocarin dhe suliotet jo me islamike.

      1. Dardan says:

        Adriatik ,, Per ke luftuan keta Marko porvacat edhe leri perallat se po te mos ishin Britaniket dhe gjermanet per Marko pordhacat e Greket Turku ju kishte kajt nanen edhe 500 vjete si ju kajti atyre greko pordhacave nje kashore burra.

  2. fatmir says:

    Ka mundesi qe dikush e pengon se duhej futur dhe Sali Berisha ne Eposin e kreshnikeve! Dhe ketu mund te jete dora e Beqir Metes apo Fahri Balliut.Nê te vertete Saliut i takonte, por bashke me Ahmetin.

  3. filan fisteku says:

    …….Ne fakt Eposi i Kreshnikeve eshte shqiptar. Madje tamam tamam eshte fiks nga Tropoja ne LUGINEN e VALBONES….vetema ata si puna ime qe e kane shetitur KOSOVEN e SHQIPERINE….e kuptojne fare qarte qe bemat e Mujit e Halilit dhe Oret e Malit….e kane origjinen ne Valbone….dhe pastaj eshte perhapur eposi ne fushat e Kosoves!!! Kosoven e kemi xhan, por kosovaret po mundohen ta marrin thjesht duke aplikuar te paret….njesoj sic ja u futi Maqedonia Shqiptareve….qe Qenin e SHarrit e rregjistroi si rrace sllave, thjesht sepse aplikoi e para….I njejti problem ndodh edhe mes Turqise e Greqise per te marre autoresine e pjatave te ushqimeve te Ballkanit. Po ashtu dhe me kenget. Etj etj…..UNESCO duhet ta analizoje gjate. Dhe jo tja aprovoje te parit qe con kerkesen!!!!!

    1. filan fisteku says:

      Eshte per te ardhur keq ne fakt….sepse kur lindi Eposi I Kreshnikeve…..para disa shekujsh nuk kishte kufij te qarte ku mbaronte Shqiperia e ku fillonte Kosova….dhe baladat e Mujit e Halilit kendoheshin ne gjithe Shqiperine e Veriut…….prandaj KOSOVA DUHET TE BASHKOHET URGJENTISHT ME SHQIPERINE….sepse sa me shume kohe kalon aq me keq do jete, do dalin konflikte dhe perplasje pa vlere….si puna e kesaj idiotesise se Eposit, pastaj do fillojne percarjet e tifozeve sepse do kemi 2kombetare….. Sa keq :((( !!!

    2. Doni ALBO says:

      O zoteri juve ju shkoj historia e jugut nga greku e deshiron te aplikoni ose te merrni nje gje qe historikisht ka qene e Kosoves.

      Ke bile pak njohuri se ku gjenden bjeshket e nemuna apo ja fut kot?!!!

    3. Dardan says:

      filan fisteku,, Edhe ne qofte se esht ashtu si thua ti prape eposi i takon kosoves Tropja dhe valbona historikishte kan qen malsi te gjakoves, per ndryshe me shikue ne gjeneze eposi i ka rrenjet ne rajonim e nishit dhe toplices pjes te vilajetit te kosoves dikur ne ato rajone kan linde burra gjigante kreshnika te vertet nga dy metra

  4. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Eposi i Kreshnikve eshte prone e Gegve, kush ka Gege me shume Shqipria opo Kosova duhet ta ken tagrin qe ta paraqesin ne Unesko. Kosova ka shkruar shum me shum se Shqiperia per Eposin, sepse kur sdudiusit Kosovar merreshin me eposin ,sdudiusit Shqiprare merreshin me LENININ- STALININ DHE KRISTAQ RAMEN, SE I KUJT ASHT I Zogit apo i Vlashit.

    1. Dean says:

      Merreni Eposin,u’a kemi fal vecse na lini rrehat se kemi nevoje per paqe.
      Mos harroni me fut ene BACA saliun,ke Eposi,duke luftu me mullinjt e eres.

    2. filan fisteku says:

      …..Na cmenet ju t perndjekurit. Prap me Lenin e Stalinin. Keni 23 vjet ju ka met ora. Isoj si Enveri qe shate 40 vjet satrapin Zog. Edhe ju Birishistet si Enveri qe shani, jeni…… Artikulli ka tjeter teme komplet. Nuk flitet kush e ka perhapur Eposin. Po ku ka lindur? ORIGJINA. Edhe makaronat i kane perhapur Italianet ne bote poooor per te shpikur, i kane shpikur Kinezet!!! Ok?

  5. zeka says:

    gjithmon duhet respektu nen loke por qti beshe lugetrit kosovar nuk i le te qet nostalgjia per shkaun.

  6. Shckjeu says:

    Store tjeter shqiptare
    Ore,un nuk shof me filma humorist apo emisjone tv tip “portokalli”,mjafto te lexosh lajme shqiptare shqyhesh gazit
    Dava shqipqiriqije……
    Pun shqiptarqiqash….
    Shfuckperi

    1. Cekuri says:

      E mori motra vorio epirin mo?po po mori te gjatin e erdoganit xaxaxaxaxaxaxaxa

      1. Cekuri says:

        Cekuri — 3 Qershor, 2013 në 12:42 pm
        E mori motra vorio epirin mo?po po mori te gjatin e erdoganit xaxaxaxaxaxaxaxa

        TemA,beni kujdes me keta dublantet e pabese…

        Prape ti i pafytyre, i paidentitet?
        Do ngordhesh nga marazi nje dite,dhe nuk do jete larg,vorio epirin dhe pak do e shikosh keshtu,te nesermen e autonomise ti do ngordhesh,i pabese.
        Ashtu si erdoganit qe i erdhi dita dhe ti afer e ke…
        Pershendetje nga epiri autonom!

        1. XIMAPA+AH1914+HELLAS says:

          RROFTE REPUBLIKA E VOREIO EPIRIT!
          RROFTE REPUBLIKA E XIMAPAS!
          nen udheheqen e kryeministrit te ardhshem strategut vangjel dule!
          “nga skoumbini ne egje nje epir duam ne
          shiperi-makedhoni-bulgari-turqi
          se shpeit e gjitha do te jete greqi”
          BEHUNI GATI!

          1. tourkofagos says:

            Vetem Megali-dhjera na ka mbetur se jemi te paprekshem per te…………….genjyer veten.

        2. tourkofagos says:

          file mou…camouria na shkoj, mjaft me endrra se ne kemi vdek si komb jemi kthyer ne lypsar te cdo shteti, ne fund te fundit me mire te kemi evro sesa camourian por pa leka.

          1. Χιμαρα says:

            Pershendetje Tourkofagos kalos irthes!
            Ti u bie me koke hajduteve e te pabeseve qe vjedhin emrat tane!

            1. Χιμαρα says:

              Kushdo qofsh ti hajdut kuptohesh lehte, se je analfabet dhe as te kopjosh nuk di, pastj ju korraket jeni te dallueshem lehte, shko e shit ndonje hekurishte te mbushesh barkun, mos harxho leke per internet se nuk eshte per ty.
              shfrytezoni rastin edhe kete vit te vini ne Himare per ndonje pune, se nga mot u duhet vize, te cilen vetem me dylbite e Spahiut do e shikoni.

              1. tourkofagos says:

                Per mua Χιμαρα je nje pleher qe me merr pencionin e gjyshit tim, je nje mbeturine qe i bie ne qafe njeriut per 1 evro….sta arxidia massssss, korrak.

          2. Χιμαρα says:

            E kisha komentin per kete qe perdor nick “tourkofagos”!

            1. Χιμαρα says:

              Rendesi ka qe ne jemi kocke e mprehte ne fytin tuaj, ti vazhdo, nuk harin gje tjeter vecse kocka te hyn me thelle ne fyt, komento me cfaredo emri, kocka futet.

              1. Χιμαρα says:

                Bravo TemA, pergezime, nuk e kuptoj perse i lejoni kalbezime te tilla ne faqen tuaj, jeni e vetmja online faqe qe ndjek dhe me pelqen, mos bini ne nivelin e ketyre batakcinjve, ose me mire ne batakun e ketyre mbeturinave.

                1. tourkofagos says:

                  O Χιμαρα pse ke ngacmuar kryepiskopin tone gjate meshes ore i pafytyre….mbaje veten deri ne kohen e shtratit ore idiot se le nam.

  7. Sckjay says:

    Erdogani po e han mythce e gojce
    A si shef lajmet?
    Apo s ka drita aty ke ty

  8. Laneti says:

    Po zihen shqiptart “per mustaqet e celos ”
    E lagu se lagu,dhe bum dyfeku
    Masanej qaraviten burgjeve si legena te pendum,si ai qe i gjujti makines sales me tull
    O shqiptar
    O kokkar
    Lart e posht
    Je krejt hajdar
    Kush ze shok shqiptarin
    Kap per koke karin

    1. emigranti says:

      O ZAGAR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. Doni ALBO says:

    Eposi i kreshnikeve eshte kenduar dhe ka origjinen ne bjeshket e nemura keshtu qe eshte normale qe Kosova ka aplikuar sepse i takon Kosoves e jo Shqiperise……Do ishte e hajrit shqiperia te pervetsonte ato cka jane gjetur ne jug si prone te veten e jo t’ja huazoj te gjitha greku e mos te tentoj te marre prej Kosove.

    1. filan fisteku says:

      joooooooo sa gabim, je i vogel ti Doni, e thua gabim…nuk jane Bjeshket e NEMURA???? (e nemur eshte fjale jugu, ska lidhje fareeee)…. ATO QUHEN “BJESHKET E NAMUNA”…. DMTH “ME NAM” me nam te madh ne krejt malcin…ok??? Bjeshket e kane epiqendren e tyre ne fakt ne jug te lugines se Valbones ne CURRAJ TE EPERM (nje fshat i mrekullueshem, i pashkelur e i panjohur) dhe kete po ta them une, nje GJIROKASTRIT 100%…..por qe te flasesh per keto tema duhet te jesh pak i rritur e te jesh lindur e banues Shqiptar…. (jo kalamaj ne emigrim, sic ka plot komentues neper forume)…..pfffff

      1. Doni ALBO says:

        O zoteri eposi ka origjinen pikerishte ne bjeshket e nemuna dhe gjithmone ka qene keshtu, eshte nje kulture tipike rugovase me veshjet tradicionale rugovase sic edhe shihet ne foto…..Dhe kurre ne jeten time nuk kam n’degjuar qe ne tropoje ose gjetiu te kete pasur origjinen.

        PS. Per shqiptimin e fjales bjeshket e nemuna ke plotesisht te drejte se ashtu shqiptohet dhe jo sic e kam shqiptuar une me larte ?

      2. emigranti says:

        I sakte komenti yt GJIROKASTRIT(filan),si per bjeshket e namuna dhe per ata qe shkruajne perralla me mbret,komplimente

      3. Tingujt e Kosoves says:

        filan fisteku, sa me endje i lexoje keta shkrues te bukur te shqipes, si puna jote. Plote gjalleri, plote kuptimesi, plote domethenie dhe plot e plote e plote ar ne mes saj. Urime!

        Ska rendesi se kush aplikon e para K apo SH, rendesi ka qe me dhemb fort, puna e deltarit ilir, apo qenit te sharrit…qe dikur na moren serbet, thashti makedonskit e djallzuem…

        ashtu si i kena ment, ashtu i kena punt na vllaznet ntrojet e iliris! Shendet.

  10. ULLIRI says:

    …or doni albo po e kujt eshte KOSOVA OR GJAN, PO KU JETON TI OR TEJ,

    1. Doni ALBO says:

      Kosova eshte e shqiptareve, po dihet qe tash eshte shtet dhe kjo duhet respektohet derisa te jem keshtu.

  11. A says:

    Shteti ame SHQIPERIA ka nje 100(NJEQIND) vjet shtet dhe eshte anetare e UNESKO-s dhe akoma nuk ka qene ne gjendje te beje aplikimin e EPOSIT te KRESHNIKEVE prane kesaj organizate nderkombetare ne Paris, France.
    Shteti tjeter shqiptar i KOSOVES mbrenda 5(PESE) vjeteve qe eshte shpallur shtet i pavarur arriti qe te aplikoje kete histori kulturore te Legjendes se MUJIT dhe HALILITen e cfare te keqe ka??!!
    Kjo Legjende a ngele mbrenda kultures popullore te popullit dhe kombit shqiptar, problem i madh se e paraqiti perpara shqiptaret e KOSOVES dhe me mbrapa ose asnjehere shqiptaret e SHQIPERISE.
    Sa gjera madhore kane lene pas dore te harruara studjuesit dhe historianet e SHQIPERISE, sepse ne menyre te vecante kane hadhin se cfare mendimi dhe fjale mund te thote “TRADHETARI” dhe “AGJENTI” i SERBEVE Kryeministri aktual qe e quan e veten Specialist per Gjithcka SALIVIC BERISHICA, me qe eshte me origjine nga Shpellat e VICIDOLIT qe nuk jane shume larg nga zona qe zhvillohen ngjarjet, ne TROPOJE.
    Duhet thekesuar edhe kjo “qy” AKADEMIA E SHKENCAVE E SERBISE ka botuar ne gjuhen SERBE dhe perkethyer edhe ne ANGLISHT me mijra faqe mbi historine e popujve sllav dhe ne ne menyre te vecante per ate SERB, duke injoruar dhe fallsifikuar ne menyre te qellimeshme historine e popullit dhe kombit shqiptar. Keto materiale ose keto libra jane shperndare ne cdo cep te botes.
    Kurse nga institucionet e specializuara shqiptare dhe nga AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPERISE nuk jane shkruar, jo vetem materiale, jo vetem libra, jo vetem ndonje shprehje, por nuk eshte thene asnje fjale ne kete drejtim per tu shperdare ne gjithe boten.
    Edhe sikur te kemi materialet gati si ne gjuhen shqipe dhe angleze, kemi nje dashakeqesi e qeverise te Shqiperise qe nuk jep asnjehere fonde financiare per keto probleme.
    Mos u beni xheloz per gjera qe nuk duhet bere xheloz dhe mos vraponi pas firmosjes se peticioneve kur ju “therret nena parti” me ne Krye
    SALI GOMARIN dhe leni punen qe keni per detyre per te bere pas dore.
    Kjo eshte thirrja qe ju bej “akademikeve”, “shkencetareve” dhe “historianeve” te Shqiperise, qe jane duke lene “koqen e namit” ne te gjitha fushat e jetes shkencore dhe studimore.

  12. ULLIRI says:

    …jo Doni Albo nuk pajtohem me ty po them sinqerisht,si e pare,e shef ti ministri i arsimit eshte i gatshem ti beje edhe orale turkut vetem ta ruaj bythen qe te ndryshoj histori,me von edhe serbi do kerkoje te shkruhet se nuk ka bere gjenocid,si e dyte e shef ti Qitaku i hedhet ne perqafim atij llapes Fyle, veteM e vetem t,i hyje ne hater leshon edhe klithma epshore,se treti Ahmet Shala i shkerdheu maman Kosoves dhe iku ne skaj te dynjas ne Japoni ku nuk mund ta gjejne edhe satelitet spiun,e shum e shum te tjere…

  13. Gjon says:

    Kafshe me kostume… eposi ka linde kur shqiptaret ishin ne Jutbine (ne Kroaci afer Banja-lukes se sotme), kaq idiota mund te paguajme ne qe s’aplikojne dot se bashku?!!!! Ka ngel kjo gje ne dore te Mujave prej tropoje e sivellait te vet nga gjilani…

  14. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Shum po sh’nrit ky Dill e pak po n’xe.Eposi i Kreshnikve eshte i barabarte biles dhe me i madherishem se Iljada.Komb me baze mijvjecare.Ardhacaket e zi nga Afrika veriore kerkojne te behen pellazg dhe grek me zor.

  15. alb_man says:

    per mustaqet e Celos do zihena tani ne.edhe sikur nga korca te vinte eposi dhe ta merte kosova cte keqe ka, ama jo ne rang nderkombetar te mos kemi mirkuptime per kulturen ton te perbashket ,perpjekje shekullore per ta ruajtur dhe tani kush ti japi autoresine sikur te ishte muzik tallave per interesa komerciale .pastaj vet permbajtja e tregon me se miri se ku zhvillohen ´legjendat´ pak halle kena perpara si komb i ndare ne dy shtete apo do perfundojme si austri-gjermani

  16. alb_man says:

    sa habi se po te shikojme gjith historine tone po qe per patriotizem kush e kush ta ket flamurin dhe pushken me te madhe ,sa jemi nder mjet vetes plas krahinizmi dhe shajm edhe komshijt me liber e tapi e album fotografik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje