Pesë të rinj kanë humbur jetën pasi kanë mbetur të bllokuar në minierën e fshatit Beragozhde të komunës Dardhas në Pogradec.
Të rinjtë kishin hyrë në minierë që në orën 7:00 të mëngjesit të së mërkurës për të mbledhur skrap, por nuk kanë mundur të dalin më pasi janë asfiksuar nga gazi.
Viktimat janë vëllezërit Edison, Nertil dhe Ledion Hamolli përkatësisht 23, 25 dhe 24 vjeç, si dhe dy vëllezërit e tjerë, Sazan dhe Arjan Hamolli, 29 vjeç.
Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës.
Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.
Deri më tani nga miniera janë nxjerrë trupat e pajetë të dy vëllezërve, Edison dhe Nertil Hamolli, ndërkohë që grupi i kërkim-shpëtimit, të cilët ndodhen në vendngjarje, po bëjnë të mundur nxjerrjen e 3 trupave të pajetë nga miniera.
Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumë se 300 metrash.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
“Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm me specialistë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Është konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive.
Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota”./ep
ngushellime
kjo kafshata e mjerimit shqiptar te gjitheve iu ngel ne fyt, pervec atyre maskarenjve ne politike qe e kane kthyer kete vend ne nje galeri vdekjeje e varferie. u prefshin ne paqe punetoret e Zoti inshallah ia lehtesofte familjeve dhimbjen.
Kjo eshte ajo qe mbolli gjate 8 vjet qeverisje njeriu me negativ i historise shqiptare, Sali Ram Berisha: varferi, skamje, korrupsion, vdekje.
Kjo eshte ajo qe ndodh kur ky vend ka idiote si ty
Ngushellime familjeve.
Shteti te paguaje te gjitha shpenzimet e varrimit dhe ti lidhe pension familjeve se ata u vrane ne pune.
Qeveria Rama nuk mban pergjegjesi edhe kete here,aksidentohen ne hyrje te Shkodres disa te rinj qe ishin nisur nga Tirana ,asnje kontroll deri ne Shkoder,qeveria u soll sikur ishte ne opozite,bien nga pallati dy muratore,qeveria serish ne opozite,vriten e priten shqiptaret,qeveria ne opozite,krimi po mbyt vendin kryepolici Dida kref musteqet ne pasqyre,vdesin per buken e gojes 5 te rinj Edi Rama fajson opoziten e sotme.
Kur eshte puna per tu lavderuar keta vrapojne kush te dale me shpejt si ndodh me autikun Tahiri qe kapi krom e vrapoj te shkoj ne Lezhe ,si ndodh me ato te doganave e tatim taksave,kur eshte me dhene llogari e ka fajin opozita.
se sa mendon per popullin Edi Rama e tregoj qe diten e pare qe u mor vetem me rregullimin e kryeministrise dhe ne asnje vend tjeter nuk vjen era shtet.
Dal e nga dal po i del kallaji qeverise Rama dhe do iki per skrap
Ja cdo te thote varferi dhe papergjegjesi! A ka fajtore per keto ngjarje?
Ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave!
Ngushellime familjeve te tyre,Tahi duhet te dorehiqet,viktima pafund anembane Shqiperis..
Ngushellime familjareve te viktimave,zoti i forcoft per te perballuar kte fatkeqesi te madhe
O tema, pamjet jane nga Bulqiza. Pse thoni “Video” dhe na mashtroni??
A e din qeveritaret se cdo te thote papunesi a e dine keta flliqesira se shqiperia nje grusht njerez ka dhe mund te hante me luge floriri po te kishte qeveritar te zote po keta nuk shemben per vete sa hyjne e dalin ne qeverite shqiptare nuk kane te ngopur per vete ,kane siguruar 20 breza dhe nuk duan te dine per popullin e varfer qe ve koken ne gur per nje kore buke.Ngushellime per familjaret per kete tragjedi te rende qe ka pllakosur familjet e tyre si mund te kalohet nje tragjedi e tille.
fjalet jane te teperta.ngushellime
turp per qeverine paraardhese qe e katandisi popullin shqiptare ne kete gjendje
hgushllime familjareve